Çdo mëngjes…

0
1238

Jezusi është Zot, Jezusi është Zoti im, Jezusi është Zot mbi familjen time, Jezusi është Zot mbi shëndetin tim, Jezusi ështe Zot mbi qytetin tim, Jezusi është Zot mbi kombin tim, Jezusi është Zot mbi të gjithë tokën.

Unë shkoj në mbarë botën, unë i predikoj ungjillin çdo krijese, unë bëj dishepuj, unë i dëboj djajtë, unë ve duart mbi të sëmurët dhe ata shërohen, unë flas në gjuhë të reja dhe në qoftë se unë pi ndonjë gjë vdekjeprurëse, ajo nuk më bën dëm, sepse më i madh është Ai që është në mua se ai që është në botë.

Unë i trajtoj të tjerët në mënyrën që dua të më trajtojnë mua. Unë nuk kam frymë frike, por frymë fuqie dhe dashurie dhe një mendje të shëndoshë. Mendja ime është e shëndetshme, unë nuk kam frikë. Frika nuk është pjesë e jetës sime. Unë nuk kam frikë nga frika e papritur. Asgjë, në asnjë lloj mënyre, nuk më dëmton mua.

Unë shkoj te të sëmurët dhe u shërbej atyre, sepse në qoftë se unë do të isha i sëmurë, unë do të doja dikë që te vinte tek unë.
Unë shkoj te të humburit dhe u dëshmoj atyre, sepse kur unë isha i humbur, dikush erdhi tek unë për të më dëshmuar.

Unë kam marrë një vajosje të përjetshme. Ajo nuk ikën, ajo nuk zbehet, ajo qëndron. Ajo ecën në mua dhe flet në mua, prandaj unë jam i vajosur tërë kohën. Vajosja jeton në mua, prandaj unë jam gjithmonë i vajosur. Vajosja e Tij është vajosja ime, forca e Tij është forca ime. Unë jam i mbushur me tërë plotësinë e Perëndisë. Unë besoj në Jezu Krishtin: Ai është Zoti im, Ai është sunduesi im. Unë i kam dhënë jetën time dhe zemra ime i përket Atij. Unë zgjedh të ripërtërij mendjen time me Fjalën e Perëndisë.

Unë angazhohem që ta tregoj veten të miratuar para Perëndisë. Unë jam i mbushur me dijen e Tij, me çdo urtësi shpirtërore. Në Atë është e fshehur gjithë dituria e të gjitha kohërave dhe unë do të banoj tek Ai përgjithmonë. Unë banoj në Të dhe Ai në mua.

Unë jam pagëzuar në Frymën e Shenjtë plotësisht, aq sa Ai po derdhet nga unë, jam i zhytur, i ndikuar, i kontrolluar prej Tij. Në Emër të Jezusit, Shpirti Shenjt më drejton dhe më udhëzon në rrugë të drejtë, në çdo të vërtetë. Drita e botës është në mua dhe unë jam drita e botës. Drita ime do të shkëlqejë dhe drita ime do të përlëvdojë Perëndinë. Veprat e mia përlëvdojnë Perëndinë. Fjalët e mia përlëvdojnë Perëndinë, mendimet e mia përlëvdojnë Perëndinë. Unë sjell çdo mendim në robëri dhe hedh poshtë çdo mendim që është në kundërshtim me Fjalën dhe njohurinë e Perëndisë.

Unë jam i shëruar për shkak të vurratave të Tij. Unë eci në shëndet hyjnor dhe sjell shërim hyjnor për të tjerët. Unë predikoj Ungjillin, unë u shpall lirinë të burgosurve dhe i bëj të lirë. Unë nuk gjykoj, unë nuk kualifikoj njerëz. I bëj ata të lirë në mënyrë që mirësia e Perëndisë të mund t’i tërheqë ata në pendim. Zoti më jep diturinë për të fituar çdo person me të cilin flas.

Unë eci në fuqinë e Jezu Krishtit, eci në pushtetin që Perëndia ka derdhur nëpërmjet Tij. Autoriteti në të cilin unë eci është autoriteti i Jezusit, ky nuk është imi, nuk është i bazuar në veprat e mia, nuk është i bazuar në emrin tim. Është i bazuar në Emrin e Jezusit. Unë eci në pushtet, unë eci në autoritet dhe në aftësinë e vetë Perëndisë. Unë jam i mbushur me tërë plotësinë e Perëndisë, sepse kam Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë që banojnë në mua, që jetojnë në mua: Ata nuk vijnë e shkojnë, por Ata banojnë në mua. Dhe unë banoj në Ta.

Unë i dua të gjithë njerëzit. Unë e dua Zotin me gjithë zemrën time, me gjithë shpirtin tim dhe me gjithë forcën time. Unë i dua njerëzit siç dua veten time dhe i trajtoj të tjerët në atë mënyrë që unë dua të më trajtojnë. Prandaj unë eci në udhën e jetës. Unë nuk eci në udhën e vdekjes. Planet e mia janë nga Hyji, sepse unë e pranoj Atë në të gjitha udhët e mia. Unë nuk mbahem në të kuptuarin tim, nuk mbahem në forcën time, por unë jam i forcuar nga Krishti. Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.

Unë jap lirisht për çdo person, pa e gjykuar, pa vendosur, pa zgjedhur kush e meriton e kush jo. Në vend të kësaj unë i shoh të gjithë njerëzit me sytë e Krishtit. Unë i shoh njerëzit në mënyrën që i sheh Zoti, me sytë e dashurisë, me sytë e hirit, mëshirës dhe zemërgjerësisë. Unë e përdor kohën time për të ndihmuar njerëzit. Unë bëj të pamundurën për të ndihmuar njerëzit.

Unë kam autoritet absolut mbi të gjitha forcat demonike të së keqes, mbi të gjitha qeniet, principatat, pushtetet dhe çdo ligësi frymërore në vendet e larta. Unë bëj atë që është e drejtë, unë kam gjithë armatimin e Perëndisë. Unë jam i shpëtuar. Unë jam drejtësia e Perëndisë në Krishtin Jezus. Gjaku i Tij më bën të lirë. Gjaku i Tij më bën të drejtë. Sakrifica e Tij më bëri mua të pranueshëm dhe unë jam pranuar në dashuri. Ai është Perëndia im dhe unë jam fëmija i Tij.

Unë nuk jam sensual (shqisor), unë jam Frymëror. Unë nuk marr ofendim, unë refuzoj të marr lëndim. Unë refuzoj të jap ofendim të panevojshëm dhe pakënaqësi. Por unë nuk do të bëj kompromis Ungjillin apo të vërtetën e Fjalës së Perëndisë. Nga Fryma e Perëndisë unë jam i shëruar, jam çliruar: unë jam i lirë, mendja ime është e mbrojtur. Unë bëj kujdes se çfarë dëgjoj dhe kë dëgjoj. Jam i kujdesshëm që ta veçoj veten nga të pabesët. Unë nuk ulem bashkë me tallësit. Unë eci në shoqërinë e të urtëve. Fjalët e mia do të jenë Fjalët e Perëndisë. Fjalët e mia janë të Frymës dhe ato janë jetë, ato sjellin jetë, ato japin jetë. Unë do të flas atë që është e vërtetë dhe unë do të flas të vërtetën me dashuri. Unë kam vendosur të bëhem dashuri e personifikuar. Unë lë jetën time për të tjerët.

Në Emër të Jezusit, unë jam falur, kam rrëfyer çdo mëkat dhe jam pastruar nga Gjaku i Jezusit. Mendja e Tij, mendimet e Tij, objektivat e Tij dhe planet e Tij janë të miat. Unë ia kam dhënë jetën time Atij. Unë marr kryqin tim çdo ditë, çdo ditë marr kryqin tim dhe i kujtoj vetes se çdo ditë e konsideroj veten si të vdekur dhe vdes realisht ndaj gjërave të botës dhe ndaj gjërave të mishit, por unë jam i gjallë për Perëndinë. Unë jam i vdekur për mëkatin. Mëkati nuk është miku im, ai është armiku im. Mëkati është vdekje, është skllavëri dhe nuk është pronari im dhe unë nuk jam shërbëtori i tij, por unë jam biri i Zotit, unë jam shërbëtori i njeriut dhe unë jam sundues mbi djallin. Sepse nuk jetoj më unë, por është Krishti i cili jeton në mua dhe jetën që jetoj tani e jetoj me besimin te Biri i Perëndisë, i cili jetoi dhe vdiq dhe dha Veten për mua. Unë i bekoj ata që më mallkojnë, unë i bekoj ata që më keqtrajtojnë.

Gëzimi i Zotit është forca ime. Dashuria ime ka bollëk në njohuri dhe në çdo dallim, që unë të mund të miratoj gjërat që janë të shkëlqyera, që të mund të jem i sinqertë dhe i pafajshëm deri në ditën e Krishtit, duke u mbushur me frytet e drejtësisë, të cilat vijnë nga Jezu Krishti, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë. Zoti më mbush me njohjen e vullnetit të Tij me çdo urtësi dhe aftësi të kuptuari shpirtëror, që unë të mund të eci i denjë në sytë e Tij. Ai më jep dëshirën për t’i shërbyer Atij dhe forcën dhe njohurinë për të bërë çfarë e kënaq Atë.

Unë lutem dhe unë marr dhe Ai përlëvdohet nëpërmjet marries sime dhe duke marrë, gëzimi im është i plotë, sepse unë e di se Ai më dëgjon mua dhe e di se kur Ai më dëgjon, atëherë kam atë që unë kërkoj në Emër të Jezusit. Çdo gjë që unë kërkoj, e marr. Unë e kam Atë në Frymë dhe unë do ta kem Atë në botën materiale. Lutjet e mia janë plotësuar, sepse Jezusi pagoi çmimin.

Fjalët e mia ndodhin, ndaj, duke filluar që tani, unë nuk do të them fjalë, qoftë vetë fjalët, qoftë mënyrën në të cilën i them, në ndonjë mënyrë që do të lëndonte apo shkaktonte dëm, siklet, ose të sillte ofendim të panevojshëm për ndokënd. Unë do të flas të vërtetën me dashuri, do të sjell paqe. Zemra ime është e pastër, mendja ime është e ripërtërirë, mendimet e mia janë të pastra. Unë mendoj për gjërat që janë lart, unë mendoj për gjërat që janë të pastra dhe me emër të mirë, gjërat që sjellin gëzim për Perëndinë dhe paqe për shpirtin tim.

Fuqia e Perëndisë është në dispozicion për mua, për t’u përdorur kur e gjykoj të arsyeshme, për t’u përdorur nga unë sipas vullnetit të Perëndisë, që është që gjërat të bëhen në tokë siç janë në Qiell. Vullneti i Tij është vullneti im: unë zgjedh vullnetin e Tij, unë zgjedh udhën e Tij mbi udhën time. Jo vullnetin tim por vullnetin e Tij do të bëj. Dhe unë do të përpiqem të siguroj që në çdo mënyrë vullneti im të jetë në përputhje me Vullnetin e Tij, sepse Shpirti i Tij, Fjalët e Tij, fuqia e Tij më mbushin, banojnë në mua, çdo ditë, gjatë gjithë ditës.

Unë shfrytëzoj çdo rast për të zgjedhur që t’i kthej për lavdinë e Perëndisë të gjitha situatat që djalli donte t’i përdorte për të bërë keq. Unë refuzoj të jem i mundur, refuzoj ta lejoj armikun të diktojë veprimet e mia, mendimet e mia, fjalët e mia, reagimet e mia. Unë flas fjalët e Perëndisë, studjoj Fjalën e Tij dhe Fjala e Tij do të qëndrojë në mua, duke bërë që çdo situatë të kthehet për lavdinë e Perëndisë.

Unë eci nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet syve. Unë zgjedh të besoj Fjalën e Perëndisë mbi atë që më tregojnë sytë e mi. Unë zgjedh të besoj Shkrimin e Perëndisë mbi fjalët e njeriut. Fjala e Perëndisë është Autoriteti përfundimtar në jetën time. Ai tha dhe unë e besoj. Kjo është vendosur. Unë eci me Fjalën e Tij dhe nuk do të lejoj mashtrim. Unë nuk do të lejoj asnjë mashtrim me fjalën e Zotit. Unë hedh poshtë fortesat e doktrinës së gabuar, mësimet e gabuara që lartësojnë veten kundër njohurisë së Perëndisë. Unë do t’i rrëzoj ato dhe do t’i kap rob dhe do të lë të lira Fjalët e Perëndisë. Unë i lë të lira me anë të gojës sime, i lë të lira nëpër mendjen time. Unë mendoj mendimet e Perëndisë, mendimet e vullnetit të mirë ndaj të gjithë njerëzve.

Unë jam një krijesë e re në Krishtin, gjërat e vjetra kanë kaluar, të gjitha gjërat janë bërë të reja dhe këto “të gjitha gjërat” janë të Perëndisë.

Unë jam i lirë dhe i bëj të lirë të tjerët. Jam i shëruar dhe shëroj të tjerët. Jam i çliruar dhe çliroj të tjerët. Jam i ndriçuar dhe ndriçoj të tjerët. Kam dhuratat e Zotit dhe iu jap të tjerëve dhuratat e Zotit. Kam Zotin në jetën time dhe Atë e rrezatoj fuqimisht tek të gjithë.
Fryma e Perëndisë së gjallë, natyra e Tij, karakteri i Tij, cilësitë e Tij, shfaqen nëpërmjet meje, në çdo mënyrë dhe në çdo rast. Unë do ta kthej çdo situatë për lavdinë e Perëndisë dhe për të mirën e vëllezërve e motrave që më rrethojnë. Asgjë dhe askush nuk mund të më ndajë mua nga Zoti dhe prandaj as unë nuk do ta ndaj veten. Unë nuk do të ndaj atë që Perëndia ka bashkuar. Ne jemi një, ashtu si Ai është një. Unë jam një me Krishtin, ne jemi një me Perëndinë.

Ai është Kreu dhe ne jemi trupi, ne jemi Kisha dhe është përgjegjësi e Kishës që të përmbushë nevojat e botës, çdo nevojë, çfarëdo qoftë ajo. Dhe llogaria jonë bankare është llogaria bankare e Qiellit. Çfarëdo që të ketë nevojë bota, Perëndia e ka siguruar. Unë do të pres dhe do t’i besoj Perëndisë që ta sjellë atë nëpërmjet meje.

Unë pres me besim që të bëj të njëjtat vepra që bëri Jezusi. Unë pres që të bëj vepra më të mëdha, sepse Ai shkoi tek Ati. E vërteta e Fjalës së Perëndisë është e gjallë në mua. Jeta e Tij është në mua, jeta e Tij rrjedh nëpërmjet meje tek të tjerët, jeta e Tij sjell liri nëpërmjet meje dhe unë do ta shpërndaj Atë lirisht për të gjithë ata që kanë nevojë: të rinj apo të vjetër, të zinj ose të bardhë, meshkuj ose femra, pa dallim. Unë sjell liri kudo që shkoj në Emër të Jezusit. Armiku nuk mund të më ndalojë, unë i rezistoj atij, sepse unë ia kam dorëzuar veten time Hyjit dhe për shkak se unë jam përulur para Hyjit, Ai vetë do të më lartësojë. Unë nuk do t’i hedh sytë tek asnjë njeri që të më lartësojë, por do t’i hedh sytë tek Perëndia.

Unë ia kam dorëzuar jetën time Zotit, dhe Ai e ka marrë jetën time dhe e ka shndërruar në diçka të mirë, diçka që Ai mund ta përdorë për t’u sjellë liri njerëzve. Unë i sjell liri Perëndisë, duke sjellë lirinë tek njeriu. Në Emrin e Jezusit, kjo që kam thënë është e vërtetë. Është e vërtetë tani dhe do të mbetet e vërtetë. Unë e them dhe prandaj e besoj dhe veproj në përputhje me të. Unë kam folur të vërtetën e Fjalës së Perëndisë dhe për ato gjëra që duhet të vijnë në jetën time, unë i thërras në ekzistencë. Unë i thërras ato gjëra që nuk janë, sikur ato të ekzistonin, sepse unë flas me anë të besimit dhe besimi bën që ato të ndodhin dhe ndërsa ushtroj besimin, unë i sjell lavdi Perëndisë.
Unë marr mburojën e besimit dhe shuaj çdo shigjetë të zjarrtë me anë të besimit tim në Jezu Krishtin. Ai tha se asgjë nuk do të më dëmtojë mua dhe unë e besoj Atë.

Unë jam i guximshëm si luan, flas lirisht, flas hapur dhe shfaq Mbretërinë e Perëndisë në çdo mënyrë, në Emër të Jezusit. Unë lidhi në këmbët e Kryqit çdo forcë armike, çdo besim të rrejshëm, bestytni, frikë, ankth. Lidhi në këmbët e Kryqit sëmundjet e mia dhe të familjarëve të mi. Lidhi në këmbët e Kryqit çdo sëmundje të trupit e të shpirtit tim dhe besoj se Jezusi është Zot dhe shëron, për lavdinë e Hyjit Atë në fuqinë e Shpirtit Shenjt! Amen! Aleluja!

Përgatitën:
Nikolin Sh. Lëmezhi
Kristian Frroku
Kreshnik Marku
Amerigo Marku

Bashkësia Katolike Karizmatike “Jeruzalemi i Ri”
Shkodër, më 11.07.2016