TROLLET E GAZETES “DITA” DHE KOMENTET E TYRE TE POROSITURA KUNDER SHISH!

0
410

Se Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) nuk është e nuk mund të jetë e njëjta gjë me të famkeqen UDB serbe, është diçka e kthjellët për çdo mendje jo e helmuar nga eurot, dinarët apo rublat e armiqve të kombit shqiptar.

Luan Hamiti

Nën çdo artikull të.gazetës “Dita” po shfaqen trolla të ndryshëm të cilat, me një gjuhë plot gabime ortografike, shprehin dezinformata për Shërbimin Informativ i Shtetit (SHISH).

Janë komente të porositura si me kor se SHISH është e njëjta gjë si UDB-ja serbe!?!?!!

Komente të tilla kanë qëllim të minojnë meditiakisht Institucionin, që ai të mos ketë kredibilitet në sytë të publikut shqiptar.

Qëllimi i dytë i barazimit të SHISH me shërbimin serb është krijimi i urrejtjes së publikut shqiptar për Institucionin dhe praktikisht linçimi i veprimtarisë së tij në terren.

Nuk e di kush i paguan këto trolla, por është e qartë se ata paguhen nga forca antikombëtare dhe nuk përjashtohet që kjo fusharë të jetë e vet shërbimit serb!

Se SHISH nuk është e nuk mund të jetë e njëjta gjë me të famkeqen UDB serbe është diçka e kthjellët për çdo mendje jo e helmuar nga eurot, dinarët apo rublat e armiqve të kombit shqiptar.

Shërbimi Informativ të Shtetit është Institucion kryesor i sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, me veprimtari edhe kundërzbulimi të shërbimeve armike që rrezikojnë sigurinë kombëtare të kombit shqiptar. Në këtë kontekst, SHISH jo vetëm se nuk ka diçka të përbashkët me shërbimin serb apo më çfarëdo lloj shërbimi tjetër antishqiptar, por ka objektiv kundërzbulues të aktivitetit armiqësor e këtyre shërbimeve në rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Dhe, pa dyshim do t’i zbulojë edhe kush i paguan trollet anti SHISH të gazetës “Dita” duke iu dhënë dënimin e duhur!!

Tiranë, 4 korrik 2018