Serbia edhe në ndeshje sporti shpreh urrejtje dhe racizëm ndaj shqiptarëve

0
778

Ndeshja Serbi – Zvicër 1 me 2 e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusia 2018“ nxorri në sheh urrejtjen dhe racizmin e pashëruar të serbëve ndaj shqiptarëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i verifikuar si krah i djathtë i kriminelit Vojsllav Sheshel me javë të tëra në Mediet serbe këtë urrejtje të tij të sëmurë ndaj shqiptarëve e përhapi edhe tek serbi i vetëm i ngulitur diku në skaj të rruzullit tokësor.

Andaj me sojin e Vuçiqit, Daçiqit, dhe çetnikut provokator e të etur për,gjak shqiptari, kroati e slloveni, Vojsllav Sheshel, paqja dhe stabiliteti në Ballkan janë të paarritshme.
Urrejtja e papërmbajtur e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, ndaj shqiptarëve s’habit askënd sepse botërisht dihet se ai ishte pjesë e Kabinetit të kriminelit me fund tragjik Slobodan Milosheviq.

Kyfarë ministri torollak del edhe qesharak kur pyet: A do të luajmë me Zvicrën, Shqipërinë apo Prishtinën ?!
Shpirtin e tij prej çetniku e tundon arritja dhe integrimi i shkëlqyeshëm i shqiptarëve në të gjitha vendet e botës.
Daçiq e di fare mirë që kombëtarja e Francës gati e tëra përbëhet nga futbollistë me ngjyrë.

Francezët e civilizuar këtë fakt e marrinë si krenari,me përjashtim të ndonjë individi me diagnozë të ngjashme me Daçiq.
Kombëtarja e Gjermanisë, Australisë, Zelandës së Re, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Portugalisë, Italisë, madje edhe ajo e Rusisë, kanë në radhët e veta të paktën një futbollist të huaj, por duke dalluar nga qeniet e tjera të qenurit e tyre njerëz e arsyetojnë me dashuri e respekt të barabartë ndaj secilit, e mos të flasim për zviceranët që japin shembull civilizimi dhe kulture gjithandej botës.

Fitores së kombëtares së tyre ndaj Serbisë, ata i janë gëzuar në mos më shumë se sa vetë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.
Serbia debaklin e saj ndaj Zvicrës po mundohet ta arsyetojë me atë se kinse ka qenë e provokuar kur Xhaka e Shaqiri, shënimin e golave të tyre e festuan me bërje të shqiponjës.
Çmenduria serbe s’do koment. Çfarë mund të thuan serbët kur brazilianët pas çdo shënimi shprehin gëzimin e tyre duke kërcyer sambo ? Me kërcimin e tyre tradicional dhe mjaft tërheqës festojnë edhe futbollistët e kombëtares së Senegalit dhe ata të Bregut të Fildishtë.
Kjo temë nuk ka nevojë për ndonjë analizë, sepse gjithçka është e kjartë.

Serbisë çdoherë i kanë penguar simbolet tona. Ajo është munduar t’i shuajë ato me vrasje dhe arrestime.
Jemi dëshmitar të një rasti që për botën e qytetëruar është i pabesueshëm.
Në vitet e 90- ta një i ri llapjan derisa po kthehej nga Zagrebi i Kroacisë, ndalohet në Kralevë të Serbisë dhe vetëm pse iu gjet shalli kuq e zi u mbajt në burg tre muaj.

Udhëheqësit e Serbisë, mbetje të atij regjimi gjakatar po vazhdojnë me të njëjtin avaz pa arritur të kuptojnë që shqiptarët e Kosovës, janë në shtetin e tyre të pavarur dhe sovran.
Ndërkaq FIFA si organi më i lartë ekzekutiv i Futbollit Botëror duhet të tregohet e kujdesshme, dhe të mos bije në grackën e lojërave të pista të Serbisë, sepse nga një organizatë kredibël me vendime të pamatura mund të shndërrohet në një institucion cirku. /ARIF EJUPI/