(Botuar tek Tema online, te Bulevard online etj., marrë nga facebook, 21.06.2018)
Po flitet se Shqipërisë mund t’i kërkohet të pranojë strehimin e disa refugjatëve, si një mbrojtje e BE nga vërshimi i pakontrolluar i tyre. Vijnë lajme se problemi i vërshimit të refugjatëve pa leje, drejt BE, është një problem i madh e shumë shqetësues për BE, sa që po lëkundë dhe vetë strukturën e kësaj mrekullie, BE, bashkimit të 27 shteteve nga më të përparuara të Evropës, e që vetëm para 73 vjetëve, ishin në luftë për jetë a vdekje me njëri tjetrin, apo dhe para 28 vjetëve!!!
Ne shqiptarët kemi vite që po plasim të bëhemi pjesë e BE, por akoma nuk dihet a do të na pranojnë, sepse ne kemi disa kusure, që na bëjnë të shihemi me dyshim nga shumë popuj të BE.
Në këto kushte, është gjëja më normale në botë, më e drejta, bile dhe më e detyrueshmja, që ta tregojmë veten që jemi miq me këta popuj, e nuk duam vetëm t’i biem qylit, duke kërkuar të ulemi në sofrën e tyre, me lugë në brez. Ne duhet t’i ofrojmë BE gatishmërinë për të pritur refugjatët në vendin tonë, në strukturat që u ndërtuan për vëllezërit tanë kosovarë, në 1999, kur Jugosllavia e Millosheviçit i përzuri nga vendi i tyre Kosova, dhe veç lufta e bijve dhe bijave të BE dhe ShBA, bëri të mundur kthimin e tyre në vendin e vet, në Kosovën e lirë.
Si ka mundësi të mos ofrojmë ne ndihmë për BE, duke pranuar refugjatët, për llogari të BE—ç’rëndësi ka sa, 600 000 apo 10 000 — sa më shumë që të mundemi. E këtë duhet ta bëjmë edhe si kthim nderi që na bënë me krijimin e shtetit të lirë të Kosovës, por edhe si vepër që provon se jemi proevropianë, që të binden edhe ata të fundit e BE, që akoma nuk na duan, sepse jo fare pa të drejtë dyshojnë për këtë fakt, qenien tonë evropianë.
E përsëris: ka shumë nevojë vendi ynë, ky brezi i sotëm i shqiptarëve, të sakrifikojë, të tregojmë se nuk jemi as bukëshkale dhe as qylaxhinj: t’i ofrojmë ne BE gatishmërinë tonë për të pritur refugjatët për llogari të BE. Kemi forca e mundësi plot, me këtë rast, edhe ata prej nesh që deri dje punonin në plantacionet e drogës, të kthehen në punonjës të ruajtjes e kujdesit për refugjatët, që kjo e fundit është punë e ndershme, jo e turpshme.
Uroj që qeveria aktuale ta ketë bërë me kohë një ofertë të tillë: ne shqiptarët jemi të gatshëm të strehojmë refugjatët, për llogari të BE!
Jam i vetëdijshëm se sa po shkruaj, është diametralisht e kundërt me deklaratat publike të disa politikanëve të rangjeve të larta, që këto orë e këto ditë, kanë folur e shkruar kundër.
–Jam kundër një ministri të qeverisë aktuale, që bën be e rrufe se nuk do ndodhë një gjë e tillë, pritja e refugjatëve nga ne për BE, dhe bile se po ndodhi, thotë ministri, “do të jetë gabim i madh”—në vend që të ketë burrërinë të thotë se ne e kemi detyrë patriotike, shqiptare, por edhe morale të ndihmojmë mikun në hall, BE-në.
–Jam kundër një ish-ministër të PD, që si bolshevikët vaktit proteston ndaj BE, se ose paskësh vendosur pa na pyetur ne shqiptarët, ose se qeveria aktuale nuk e paska pyetur atë ishin.
–Jam kundër një ish-ministri të LSI, thotë se “qenka qëndrim prej shtetari”, që të jesh aq kundra BE, saqë as mos ta diskutosh një gjë të tillë, pra ndihmën për BE.
–Jam kundra dhe një ish-presidenti, që refugjatët e mjerë i identifikon veç se me Isis: turp e mjerim i madh kjo deklaratë e tij, për të gjithë ne shqiptarët
–Edhe unë kam qenë një ish-zëvendëskryeministër i PD-së, por them se para PD-së është atdheu, Shqipëria, dhe atdheu ynë bëhet vetëm me BE, sepse tashmë kemi 28 vjet që përpiqemi ta bëjmë vetë, dhe po e shohim rezultatin që lë shumë për të dëshiruar
Bashkim Kopliku
Durrës, më 21.06.2018
Bashkim Kopliku
Mobile&Whatsapp&Viber: +355(0)672858090
(In DEUTSCHLAND: 004915771187972)
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: <[email protected]>
O Bashkim RRENCI.
Kosoven nuk e çliroi Europa.
Kosoven e çliroi AMERIKA …dhe asaj i kemi borxh… ndersa Europes nuk i kemi asnje cent, dhe asnje veprim borxh. Por ka njerez analfabet sikur ty, qe broçkullisin dhe shesin mend …kinse po foli diçka, turp……
Komentet janë mbyllur.