Ndihmesa financiare për Kosovën e mërgimtarëve tanë në Suedi gjatë viteve 1991-1992

1
841

Muhamet Shatri, Suedi

Fjalët i merr era, shkrimet mbesin

– Bashkatdhetarët tanë në Suedi, edhe pse jetonin me ndihma sociale, për Kosovën dhe lirinë e saj ndanë edhe kafshatën e gojës.
Bashkëkombësit tanë në Suedi vazhdimisht kanë qenë të lidhur ngushtë me Kosovën. Ata, i janë përgjigjur pozitivisht çdo nisme dhe aksioni që ka pasur të bëjë me mbajtjen gjallë të jëtës së popullatës shqiptare atje dhe me çlirimin e atdheut të tyre të robëruar. Kështu, në mënyrë të organizuar kanë mbledhur ndihma materiale dhe, për këtë qëllim, nuk kanë kursyer asnjëherë, edhe pse shumica prej tyre ende nuk e kishin marre leje qëndrimin, pra edhe vetë jetonin me ndihma materiale që u jepte shteti suedez.

Duke iu falënderuar këtij përcaktimi, Dega e LDK-së në Kuvendin e saj të parë (21 shtator 1991) formoi Fondin për Ndihmë Kosovës dhe zgjodhi Komisionin Qendror, i cili kishte për detyrë jo vetëm grumbullimin e mjeteve materiale, por edhe regjistrimin e vullnetarëve. Me propozimin e Tahir Salihut, anëtar i Komisionit Qendror të Fondit të Republikës se Kosovës, u miratua vendimi që aksioni për grumbullimin e mjeteve për ndihme Kosovës të jetë i menjëhershëm në mënyrë që të kontribuohet me 30 % të të ardhurave familjare apo të pagës së një muaji e pastaj te vazhdohet me grumbullimin e mjeteve të 3 për qindëshit. Kryesia e Degës, nëndegët, anëtarësia e LDK-së dhe sidomos Komisioni Qendror u obliguan që sa më parë të formojnë komisione lokale prej tre anëtarësh dhe të angazhohet që aksioni të realizohet me sukses. Aksionin e drejtonte kryetari i Degës së LDK-se, që njëherësh ishte edhe kryetar i Komisionit Qendror të Fondit. Ai koordinonte dhe udhëhiqte këtë aktivitet me komisionet lokale dhe strukturat e tjera të organizuara. Fondi hapi Postëxhiron e vet me emrin

KOSOVAS HJÄLPFOND (FONDI PËR NDIHMË KOSOVËS)
Postgiro 83-2784-3
Box 150 47
200 31 Malmö

Për tërheqjen e mjeteve, përkatësisht bartjen e tyre nga kjo Postëxhiro në Fondin Qendror të Qeverisë së Kosovës, u autorizuan tre anëtarë të Komisionit Qendror, që ishin edhe drejtues te Kryesisë se Degës se LDK-së: Muha¬met Shatri, Bajram Kabashi dhe Iljaz Bicaj, ndërsa mbeti që dy nënshkrues të tjerë të jenë anëtarë të Komisionit Qendror që do të delegohen nga asociacionet e tjera shqiptare në Suedi.

Aksioni u organizua në gati të gjitha strehimorët dhe vendbanimet e azilkërkuesve shqip¬tarë. Komisioni Qendror dhe komisionet lokale u angazhuan shumë për kryerjen me sukses të këtij aksi¬oni, të cilin e mbështeti edhe Kryesia e Degës së PPD-së, në krye me Shenasi Ahmedin (tash i ndjerë) dhe Nëndega e LPRK-së me kryetar Hajdin Abazin. Anëtaret e Komisionit Qendror, sidomos kryetari dhe arkë¬ta¬ri vizituan shumë vendbanime të bashkatdhetarëve tanë. Me atë rast jo vetëm që u bisedua për rën¬dësinë dhe mënyrën e organizimit, por u veprua konkretisht për formimin dhe konsolidimin e komisioneve lokale.

Në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së dhe të Komisionit Qendror të Fondit për Ndihmë Kosovës, të mbajtur më 1 nëntor 1991, u konstatua se bashkëpunimi i Degës se LDK-së me asociacionet e tjera shqiptare në grum¬bullimin e ndihmave ishte mjaft i frytshëm. Me këtë rast kryetari i Degës dhe i Komisionit Qen¬dror, pasi informoi të dy forumet për rrjedhën e aksionit të grumbullimit të ndih¬mave dhe të regjistrimit të vullnetarëve, nënvizoi në mënyrë të veçantë faktin se Fondi është pjesë e Fondit mbarëkombëtar, i cili do të merret nën mbikëqyrjen direkte të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Anëtari i Komisionit Qendror, Tahir Salihu, raportoi se në lokalitetin Tyringe aksioni ishte kryer me sukses të plotë, prandaj ai u autorizua që të organizojë grumbullimin e 30 % dhe edhe në qytetet dhe lokalitetet: Kristianstad, Eslöv dhe në Osby. Kryesia dhe Komisioni Qendror e ngarkuan Zeqir Ramën , nënkryetar dhe Daut Kabashin, anëtar i Kryesisë së Degës, që të organizojnë aksionin edhe në Markaryd, Värnamo dhe në Vaggeryd. Nazim Shatri, në cilësinë e përkthyesit si dhe të anëtarit të Komisionit Qendror të Fondit, u angazhua për organizimin e aksionit deri në strehi¬mo¬ret më të largëta te Suedisë Qendrore, si: në Skövde, Degefors, Hällefors, Lesjöfors, Eskilstuna, Garphyttan, Ten¬hylt etj. Për Göteborg dhe rrethinë koordinator për grumbullimin e mjeteve u caktuar Fejzë Halilit, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së.

Ne te njëjtën kohë Muhamet Shatri, Enver Camaj (tash i ndjerë), arkëtar i Kryesisë së Degës dhe Nazmi Shabanin, kryetar i Komisionit Lokal në Malmö u angazhuan në strehimoret në Byerum, Grankullavik dhe në Kolbuda; për Marieholm dhe Helsingborg u ngarkuan anëtari i Komisionit Qendror te Fondi: Sabri Novosella si dhe Muhamet Shatri e Bajram Kabashi, për Karlskrona u autorizua Naser Shatri (anëtar i Kryesisë se Degës se LDK-së), për Vejbystrand: Muhamet Shatri, Tahir Salihi dhe Enver Camaj, kurse për Åskersund dhe Motala, Fejzë Halili dhe Selim Bala (ky i fundit anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së). Krahas anëtareve të Kryesisë dhe të Komisionit Qendror të Fondit, punë të madhe në grumbullimin e mjeteve te 30 % bënë edhe drejtuesit e strukturave lokale të LDK-së, përfshirë dhe disa përkthyes, si: Shefqet Shala (Figelholm), Sabadete Mukadesi (Finspong), Musa Grajqevci (Förslöv), Haxhi Berisha (përkthyes) (Dals Ed), Enver Miftari (Reslöv), Ferid Çollaku (Halmstad dhe Falkenberg), Xhafer Durmishi, përkthyes në Hyltsfred, Ismet Bicaj, përkthyes (dëshmor i kombit) në Sunne, Vesel Bacaj, kryetar i Komisioni lokal në Kalmar, Milaim Gashi, kryetar i Aktivit të LDK-së në Kolbuda, Shaban Luta në Köpingsvik, Ali Shipashani, kryetar i Aktivit të LDK-së në Lansdkrona, Gjon Tuqaj, përkthyes ne Nykroppa, Ragip Bajrami, kryetar i Aktivit të LDK-së ne Örkeljunga etj.

Kryesia e Degës dhe Komisioni Qendror i Fondit vendosën që aksioni të shtyhet deri në fund të vitit 1991, në mënyrë që në të të përfshiheshin të gjitha stre¬hi¬moret e refugjatëve shqiptarë. Shpenzimet e udhëtimit do të mbuloheshin nga pagesat e anëtarësisë së LDK-së dhe nga vetë anëtarët e Komisionit Qendror, sepse mjetet e grumbulluara në Fond nuk mund të tërhiqeshin dhe të përdoreshin për shpenzimet administrative dhe për bileta të udhëtimeve të të angazhuarve në organizimin e aksionit Ndihmë për Kosovën.

– As kumdërshtarët e Fondit, me propagandën e tyre perfide, nuk arritën ta zbehin aksionin për ndihmë Kosovës dhe popullit të saj

Vlen të theksohet së strukturat drejtuese të Degës së LDK-së dhe të Fondit për Ndihmë Kosovës, por edhe komisionet vendore, u angazhuan që t`i kundërvihen propagandës perfide të kundër¬shta¬rë¬ve të Fondit, të cilët kishin kohë dhe mundësi që të qarkullonin nga një strehimore në tjetrën, duke përhapur dezinformata dhe shpifje, jo vetëm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror dhe të komi¬sioneve lokale, por edhe kundër institucioneve të Republikës së Kosovës. Kur kjo nuk u bënte punë, ata përdornin të tjera qasje si ”Është lojë fëmijësh të kërkosh sot vetëm 30 % nga të ardhurat familjare, kur ka ardhur koha që edhe stolitë e nuseve të shkrihen e të bëhen shpata”. Të tjerët trumbetonin se mjetet po keqpërdoren, se ato i kontrollon LDK-ja, se gjoja nuk ekziston evidencë për mjetet e grumbulluara etj.

Dihej botërisht se kompetencë për mbikëqyrjen dhe tërheqjen e mjeteve kishte vetëm Qeveria e Republikës se Kosovës, e jo LDK-ja ose ndonjë parti tjetër politike. Por të tillët, edhe pas këtyre përpjekjeve për të njollosur, nuk e hapën zemrën që të paguanin qoftë edhe një cent për Kosovën. Edhe mjetet e informimit në Kosovë, në mungesë të korrespondentëve, nuk e pasqyronin sa duhet gjendjen lidhur me grumbullimin e mjeteve të 30 % në Suedi, kurse kësaj veprimtarie në Zvicër e Gjermani i jepej publicitet më i madh. Përkundër shumë vështirësive e pengesave, aksioni i 30 % për destinim të veçantë u përmbyll në muajin shkurt të vitit 1992 me grumbullimin e 1. 872. 125 korona suedeze.

Shuma e mjeteve të mbledhura u prezantua në një tubim të organizuar nga Dega e LDK-së dhe Komisioni Qendror i Fondit për Ndihme Kosovës, ne lokalet e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova” më 22 shkurt 1992, ku ishin të pranishëm edhe strukturat udhëheqëse të PPD-së, të LPRK-së, dhe të aktiveve të LDK-së, veprimtarët e tjerë, si dhe anëtarët e komisioneve lokale dhe përfaqësues te tjerë te kontribuuesve. Tubimi u organizua për pritjen e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mr. Isa Mustafa dhe prof. dr. Muhamet Bicaj.

Ne vazhdim po japim sqarime rreth tabelës se mëposhtme të kontribuuesve sipas vendbanimeve dhe nëpërmjet komisioneve, por edhe të atyre që kanë bërë pagesa individuale. Personat e evidentuar si nënshkrues te pagesave sipas vendbanimeve, janë në shumicën e rasteve përkthyes ose veprimtarë me leje qëndrimi, sepse edhe anëtarët e komisioneve përkatëse ngurronin te bënin pagesat në Xhirollogarinë e Fondit nga droja se do të reagonin organet suedeze të emigracionit. Sidoqoftë, çdo komision përpilonte listën me emrat e kontribuuesve dhe sasinë e mjeteve për çdonjërin. Krahas kësaj, çdo kontribuuesi i është plotësuar dëshmia me shënimet e nevojshme dhe lista dhe dëshmitë i janë dërguar me postë kryetarit të Komisionit Qendror, i cili, bashke me arkëtarin e Degës, pasi i barazonin shënimet me raportet përkatëse të Postxhirosë, i fotokopjonin, i nënshkruanin dhe i vulosnin listat dhe fletëpagesat individuale dhe ua ka kthenin komisioneve në terren qe t`ua shpërndanin kontribuuesve. Ka pas një administrim bukur të ngarkuar, por çdo kontribuues në Suedi i ka (nëse i ka ruajte) dëshmitë për kontributin e tij, jo vetëm në këtë aksion, por edhe për çdo cent të paguar gjatë grumbullimit të mjeteve të Trepërqindëshit.

Verba volant, scripta manent (Fjalët i merr era, shkrimet mbesin)

Älvsbacka 34. 931 kr., Åskersund, Nazim Shatri, 17 250 kr., Bengtfors 69. 000 kr., Bengtfors, Xhevdet Lipa, 7600 kr., Trollhättan, Beqir Hatashi, 3673 kr., Borlenge, Shefqet Hasanaj, 4000 kr., Byxelkrok, Zenel Nushi, 31. 700 kr., I. Dals Ed, Haxhi Berisha, 62 610 kr. II. Dals Ed, Haxhi Berisha, 6635 kr., III. Dals Ed, Ismail Maloku, 6700 kr., Degefors, Nazim Shatri, 1.470 kr, II. Degefors, Nazim Shatri, 10 810 kr.., III. Degefors, Nazim Shatri, 19.880 kr., Dylta Bruk, Mehdi Dakaj, 14 400 kr., Eskilstuna, Shefqet Rexhepi, 1. 500 kr., Falun ”Anton Çetta”, Demush Shala, 12. 200 kr., Figelholm, Shefqet Shala 1800 kr. , II. Figelholm, Shefqet Shala, 33.000 kr., Finspång, Sabadete Mukadesi, 20. 540 kr., FÖRSLÖV, Musa Grajqevci, 102 818 kr. Göteborg, Fejzë Halili, 130 300 kr., II. Göteborg, Fejzë Halili, 1300 kr., III. Göteborg, Fejzë Halili, 17 900 kr., IV. Göteborg, Fejzë Halili, 21. 200 kr., Halmstad dhe Falkenberg, Ferid Çollaku, 16.600 kr. II. Halmstad dhe Falkenberg, Ferid Çollaku, 19.500 kr. III. Halmstad, Ferid Çollaku, 14 300 kr., Hallstahammar, Aktivi i LDK-se, Osman Haxhimehmedi, 10.700 kr., II. Hallstahammar, Musa Rrahmani, 4000 kr., Hultsfred, Xhafer Durmishi, 4570 kr., II. Hyltsfred LDK, Xhafer Durmishi, 26.000 kr., Hyltebruk 14. 400 kr., Kalmar, Vesel Bacaj, 74. 100 kr., II. Kalmar, Vesel Bacaj, 2000 kr., Karlskrona, Naser Shatri, 62. 810 kr., Kolbuda, Aktivi i LDK-së, Milaim Gashi, 57. 800 kr., Köpingsvik, Shaban Luta, 23. 780 kr., Långrösta, Nazim Shatri, 31. 931 kr., Lansdkrona, Aktivi i LDK-së, Ali Shipashani, 48. 620 kr., Läsjöfors, Nazim Shatri, 31. 660 kr., Laxå, Nazim Shatri, 6. 800 kr., Löttorp, Selman Bytyqi, 34. 220 kr., Malmö, Nazmi Shabani, 103 000 kr. II. Malmö, Nazmi Shabani, 105 000 kr,, III. Malmö, Nazmi Shabani, 56.581 kr. IV. Malmö, Nazmi Shabani, 1.750 kr., Nykroppa, Gjon Tuqaj, 12.540 kr. II. Nykroppa, Gjon Tuqaj, 18. 000 kr., Olofsfors, Ramadan Mehmeti, 4400 kr., Örkeljunga, Aktivi i LDK, Daut Kabashi, 2.200 kr., II. Örkeljunga, Aktivi i LDK-së, Bashkim Shasivari, 2000 kr., III. Örkeljunga, Aktivi i LDK-së, Ragip Bajrami, 27. 600 kr., Osby, Rahim Ismajli, 19. 985 kr. , Råda Strand, Azem Hajzeri, 800 kr., Råda Strand, Nazim Shatri, 31. 850 kr., Ramshytann, Beqë Shala, 23. 000 kr., Reslöv, Enver Miftari, 45. 000 kr., Ronneby, 18. 300 kr., I. Skövde, Nazim Shatri, kompletim 705 kr., II. Skövde, Nazim Shatri, kompletim, 40 kr., III. Skövde, Tibro, Tidaholm, Gotene, Nazim Shatri 71. 360 kr., Sunne, Ismet Bicaj, 68. 675 kr., Shoqata ”Anton Çetta” 36. 250 kr., Tre shokë nga Oloforsi , 4. 400 kr., Trollhättan, Musa Mavraj, 3000 kr., II. Trollhättan, Ali Gërvalla, 3000 kr., Tyringe, Tahir Salihu, 55. 851 kr.m Virserum, 21. 370 kr.

Pagesa individuale:
Afrim Hasani, Hallefors, 2.700 kr., Afrim Shabanaj, Mariestad, 1.470 kr., Agim Mehaniqi, 1. 500 kr., Albert Luta, Fagersta, 370 kr., Ali Gërvalla, Trollhättan, 750 kr., Alush Bajraktari, Fagersta, 1200 kr., Bashkim Shasivari 2. 000 kr., Beqir Beqiraj, Bengtfors, 1400 kr., Besart Hysniu, 500 kr., Daut Saiti, Hedemora, 200 kr., Edmond Mullarama, Hällefors, 600 kr., Faik Kabashi, Hällefors , 600 kr., Faik Shala, Goteborg, 300 kr., Fehmi Demaj, Nässjö , 750 kr., Fehmi Makiqi, Hällefors, 500 kr., Ferid Bërlajolli, Trollhättan, 500 kr.), Gresa, Doruntina, Gentiana Ruhani (3 motra), Nynashamn, 2.500 kr., Halil Gashi, Malmö, 1.800 kr., Ibrahim Krasniqi (tash i ndjere), Malmö, 2.000 kr., Ilir Suhodolli, Mariestad, 2.100 kr., Ilmi Tahiri, Hedemora, 700 kr., Imer Fazliu, Satter, 700 kr., Imer Maloku, Satter. 4000 kr., Imer Mecinaj, Partile, 2. 000 kr., Islam Sylejmani, Kristianstad, 3.000 kr., Ismajl Sokoli, Marieholm, 1.800 kr., Ismajl Ymeri (i ndjere) , Hällefors, 1. 500 kr., Ismet Shala, Mariestad, 1.900 kr., Kadrush Doroci , 2.000 kr., Lulzim Behrami, Hällefors, 2.700 kr., Mehdi Rama, Satter, 1. 000 kr., Muharrem Hasi, Hällefors, 500 kr., Musa Mavraj, Trollhättan, 3000 kr., Nazmi Maloku, Landskrona, 2. 580 kr., Nexhat Haxhija, Hedemora, 700 kr., Nexhdet Maxharraj, Trollhättan, 2000 kr., Osman Ferizi, Mariestad, 1.900 kr., Rizë Muzlija, Hedemora, 700 kr., Rrahman Halili, Olofström, 2.000 kr., Sami Fejza, 750 kr., Shaip Ajvazi, Hällefors, 600 kr., Xhevdet Ferizi, Hällefors, 1100 kr., Ymer Terbuja, Hällefors, 2300 kr., Bengtfors, Dibran Tahiri, 1400 kr., Renta për vitin 1991, 5119 kr, Shuma e përgjithshme 1. 872. 125 kr.

1 KOMENT

  1. Lidhur me kontributin apo meriten e Lirise dhe Pavaresise se Kosoves, ka mendime dhe propagande, se kjo parti apo ai individ ishte i merituar, apo me i merituari.
    Mendoj se pjesa me e merituar dhe me e rendesishme qe Kosova eshte e lire dhe e pavarur, eshte ajo pjese e popullit Shqiptar te Kosoves qe qendroi ne Kosove, dhe jetoi ne Kosove ne te gjitha rrethanat qe u imponuan deri ne diten e fillimit te bombardimeve, qe i beri NATO-AMERIKA, pra deri me 24 Mars 1999.

    Shqiptaret qe kurrë nuk e nderruan vendin e lindjes dhe vendin e jeteses, perkunder te gjitha diskriminimeve, torturave, burgimeve, arrestimeve, vrasjeve politike, bombave, helmimeve… edhe te mijera veprimeve tjera anti-Shqiptare, qe i beri shteti i RSFJ-se dhe pastaj shteti i Serbise, jane pra pjesa me e rendesishme, me e merituara per LIRI dhe Pavaresi.
    Ne media lexojme per shume te ashtuquajtur veprimtarë apo parti politike qe vepronin jashtë Kosoves, ne Zvicer, Gjermani, Austri, Suedi, Britani apo ne ndonje shtet tjeter demokratik, dhe ekzagjerohen veprimtarite e tyre kinse patriotike.
    Shpesh ne media dalin individë duke evokuar kujtimet e kesaj veprimtarie jashtë Kosoves, ne shtetet demokratike, duke rrefyer aktivitetet e tyre qe nga vitet 1970-ta deri ne vitin e fundit te roberise 1999, te cilat aktivitete jane takimet neper klube, restorante, kafeteri etj… ne te cilat takime keta veprimtarë debatonin e ziheshin me njëri-tjetrin, se ne Kosove gjendja nuk eshte e mire!!!! Dhe kjo ishte e tere veprimtaria e tyre. Perjashtime benin kur kacafyteshin ndermjet vehtes, se cila te ashtuquajtura parti jane me te drejta apo me te mira.
    Ne te vertete shumica e ketyre veprimtareve, qe iken nga fushebeteja per liri, e cila fushe-beteje ishte KOSOVA, e jo Gjermania, Zvicra… etj, … treguan frike dhe iken. Beteja zhvillohej ne Kosove, aty ku protestat dhe veprimet tjera ishin te rrezikshme, dhe gjithmone kishin pergjigje te dhunshme nga ana e okupatorit.
    Ne Kosove patriotet e vertete kurrë nuk u dorezuan dhe nuk ia lane TOKEN, Shtepine, Banesen, Shkollen, Ajrin, Livadhet, Kumbullat, Dardhat, Misrin, Armët, Grurin, Malet dhe te gjitha pronat dhe pasurite tjera mbi toke dhe nen toke… okupatorit… siç e bene ata qe vendosen me ike dhe i dorezuan ato qe nuk bente t’i dorezohen okupatorit. Pra ata qe u dorezuan nuk jane patriotë por jane frikacakë qe iken nga beteja.
    Nese do te iknin edhe keta 1.3 Milion SHQIPTARË nga Kosova, sikur qe iken frikacaket, ne Kosove nuk do te kishte lufte… dhe KOSOVA nuk do te çlirohej kurrë.
    Okupatori do t’i mbyllte kufijtë , dhe ne do te ishim te shkaperderdhur neper planet… jashtë Kosoves… dhe me lejoni që te e shkruaj ne anglisht “game over”.
    Protestat ne Europen Perendimore qe konsiderohet demokratike, nuk kane qene te rrezikshme edhe nuk kane qene te dobishme, sepse kjo Europe edhe sot nuk e pranon Lirine dhe Pavaresine e Kosoves, me disa perjashtime (Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania), ndersa edhe sot ka shtete europiane te Europes demokratike qe votojne kunder Kendimit te Kosoves ne Eurovizion, apo kunder te drejtes qe Kosovaret te luajne futboll ne Europe (24 Shtete Europiane votuan kunder Kosoves ne UEFA)!!!
    Pra, perkunder kinse aktiviteteve te diaspores, ky aktivitet nuk arriti te siguroje as kengen ne EUROVIZION apo ndjekjen e topit neper stadiume te Europes… e çka te pritet prej aktiviteteve per LIRI dhe PAVARESI?
    Aktivitetet e partive ne vitet 1970-ta-1999 ne Europe ishin vetem biseda per te drejtat e Shqiptareve!!! Edhe me kaq kryhej aktiviteti patriotik.
    Disa frikacakë qe iken nga Kosova mburren se kontribuan me nje financim 3%, qe i paguan qeverise poashtu qe ka ike nga Kosova ne vitet 1990-1999, dhe kete obligim financiar e madherojne pa asnje aresye, sepse te gjithe qytetaret e Kosoves qe vazhduan te jetojne ne Josove kane paguar obligimin 3%. Ketu nuk ka çka te vleresohet apo diskutohet, sepse ka qene obligim.
    Disa thojne citoj ”ne ju kemi derguar mjete financiare per armatim” e ju keni luftuar !!! Dergimi i mjeteve per armatim eshte baraz me xero ne krahasim me luften per liri, qe zhvillohej ne çdo dite te ROBERISE. Gjate okupimit, çdo ambasade dhe çdo imstitucion shteteror i okupatorit, ne cilindo shtet, ka qene target ligjor, luftarak, dhe çlirimtar per çdo Kosovar qe ka jetuar jashtë Kosoves. Asnje sulm nuk ka ndodhe kunder Ambasadave, Konsulateve …etj. etj… te okupatorit!!! Pse?!
    Ne vitet e renda te roberise 1990-1999 te gjithe Shqiptaret ishin trajtuar ne menyre mizore pa asnje perjashtim. Mirepo disa patriotë te rrejshem ne biografite e tyre patriotike te rrejshme pohojne se, citoj: ”per shkak te dhunes politike nga okupatori ne vitn 1993 e leshova Kosoven!!!” Po cili Shqiptar nuk ka pase dhune politike ne vitin 1993, apo ne vitet 1990-1999? Asnjeri nuk ka qene i kursyer, por disa iken nga fushe-beteja, ndersa te fortit dhe patriotet qendruan ne Kosove, dhe nuk e zgjodhen rrugen e lehte te shpernguljes ne vende te sigurta te Europes.
    Kjo Europe VIZA-REFUZUESE dhe sot preferon SHQIPTARËT te jenë refugjatë, azilantë, hajna, e jo TURISTË, STUDENTË apo BIZNISMENË (me perjashtime UK, ITALY, AUSTRIA, BELGJIKA, Gjermania)…
    Perfundim: sot ne trojet SHQIPTARE jetojne ata, rë cilet se bashku me para-ardhesit e tyre duruan te gjitha diskriminimet e te gjithe okupatoreve ne 578 viteve te fundit dhe jane edhe sot SHQIPTARË, e jo sikur shumë qe iken ne Otomani, Turqi, Europe… etj…
    Shumica e ketyre te ikurve ne perioden e okupimit Otoman jane asimiluar, perveç Arberesheve, qe u dëbuan ne Kalabri dhe akoma jane Shqiptarë.
    Ndersa keta qe iken ne perioden 1955-1998 nuk aresyetohen, sepse te gjithe kane pase te njejtat aresyera per ikje… por shumica vazhdoi me durim jeten ne kushte diskrimnimi dhe terrori… deri ne LIRI dhe PAVARESI.
    Përpjekjet dhe luftimet e 678 viteve per LIRI, u kryen me 12 Qershor 1999, dhe me te merituarit ishin SHQIPTARËT qe jetuan dhe luftuan ne KOSOVE, dhe natyrisht me e merituara per finalizimin ishte ndihma madheshtore e SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES.

Komentet janë mbyllur.