IDRIZ ZEQIRAJ
Pas vrasjes zyrtare të Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, nga Tirana zyrtare social-komunste dhe puçistët Lëvizjes Popullore të Kosovës, krerët karrieristë të LPK-së, në veçanti, grupi me vegjetim të Zvicër, intensifikon veprimtarinë minuese ndaj Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, (FARK). Ujdia, dakordimi me menaxhuesit e Fondit Shtetëror, 3 %-it, për tërheqjen e milionave markave nga ky Fond, i trimëroi krerët sabotatorë e kriminalë të Kryesisë puçiste, e cila shkarkoi, dhunshëm, Kryesinë e vjetër, duke e akuzuar atë, deri për tradhti kombëtare. I vetmi që reagoi, denoncoi puçin kriminal e rrugaçëror, në stilin e filosllavit Enver Hoxha, ishte profesor Muhamet Kelmendi, deri atëherë, nënkryetar i LPK-së.
Thonë se çdo e keqe, ka edhe një të mirë. E mira e këtij puçi ishte se u ndërpre bashkëpunimi, me ish-kryetarin e Kryesisë së vjetër të LPK-së, profesor Fazli Veliun dhe Ali Ahmetin me shokë. Kjo ndarje e shpëtoi nga sabotimi Luftën në Iliridë, e cila ishte dinjitoze dhe e mundi në fushë-betejë ushtrinë rraskophane maqedonase, deri në detyrim për të kërkuar ndihmë. Përkundër sabotimit të luftës në Kosovë dhe në Kosovën Lindore, të cilat dështuan, tërësisht, në fushë-betejë, me përjashtim të forcave luftarake të FARK-ut në Koshare, të cilat rezistuan deri në çlirimin e Kosovës, nga NATO-pakti, por, jo nga UÇK-ja.
Paqja në Maqedoni, e vendosur me marrëveshjen e Ohrit, u promolgua, u stërgjatë, mbeti peng i karrierizmit komunist dhe kolaborimit, bashkëpunimit kundra-kombëtar të Arbër Xhaferit, Menduh Thaçit, Ali Ahmetit, me disa hiçër të tjerë, të cilët kur janë në pozitë, zhurmojnë turrshëm, kurse nga kolltuqët e buta, heshtin si mumjet! Disa syrësh, janë dëshmuar hafije të disa shërbimeve armike, përfshirë këtu edhe vetë gardistët komunistë të Tiranës zyrtare. Njësoj si puçistët e LPK-së në Kosovë, edhe komunistët dhe lëvizakët në Iliridë, shkelën mbi gjakun e dëshmorëve, harruan krimet e pushtuesëve dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me armiqtë e shqiptarëve.
Operacioni imagjinar “Shigjeta” në Koshare
Lufta e Kosharës, e cila, realisht, legjitimoi edhe luftën e UÇK-së në Kosovë, është përballur me:
1) Heshtjen e betejave në Koshare, fillimisht; dhe më vonë,
2) Falsifikimin, me qëllim përvehtësimin e Luftës të Kosharës, nga shtabistët e “UÇK-së” të LPK-së.
Pas sabotimit të Marrëveshjes të Osllos, nga krerët e LPK-së puçiste, rrjedhimisht, dështimit të saj, u ndërpre edhe mundësia e bashkëpunimit, në mes të dy faktorëve ushtarakë. Vërtet, krerët puçistë të LPK-së, nuk ishin kurrëfarë faktori as ushtarak dhe as politik. Ata ishin një grup halabakësh parazitë, disa syrësh me diagnozë skizofrenie, që trajtoheshin, si të tillë, nga mjekësia helvetike. Dhe, kur, pas luftës, u bënë publik funksionet e tyre përgjatë luftës, bota u lëmërisë dhe u tallë shumë, se çfarë lufte mund të jetë bërë në Kosovë, nën komandën e këtyre budallenjëve!?
Operacioni për thyerjen e kufirit, ishte vepër ekskluzive e ushtarakëve të FARK-ut. Për suksesin e mësyemjes të befasishme dhe frontale, ishte bërë një përgaditje solide. Beteja e suksesshme e 9 prillit 1999, u hesht, me urdhër të “komandantëve” të mrizuar në Hotelin “Rogner”, në Tiranë. Radio “Kosova e lirë”, që “e bënte mizën buall”, edhe për krismën e një “pushkale shtogu”, heshti për betejën e përgjakshme, më të lavdishme të Kosharës. Sihirxhinjtë e “Rogner-it” e donin, prisnin dështimin e FARK-istëve në Koshare. Andaj, dhe heshtnin!
Kjo na kujton ujdinë në mes të Enver Hoxhës të Tiranës dhe Fadil Hoxhës të Prishtinës, për heshtjen e demonstratave studentore në vjeshtën e vitit 1968 në Kosovë! Këtë heshtje provoi ta bënte udhëheqja staliniste e Tiranës edhe për demonstratat studentore të pranverës 1981. Demonstratat filluan me 11 dhe 12 mars, ndërsa Tirana zyrtare reagoi, për herë të parë, me 8 prill, pas akuzave të bëra nga jugosllavët, në adresë të shtetit shqiptar, për organizim të demonstratave.
Edhe me rastin e Betejës të 9 (nëntë) prillit në Koshare, heshtjen e theu pala serbe. Madje, gjeneralë të dy luftrave paraprake, në Kroaci dhe Bosnje, të cilat i quajnë “lojëra”, në krahasim me Kosharën e tmerrshme. “Komandantët e “Rogner-it” provuan dhe, ende insistojnë ta përvehtësojnë luftën, sikur kjo luftë u bë “në kuadrin e Operacionit “Shigjeta”! Kësaj “teneqeje të shpuar”, i bijnë tellallët e medieve të ekstremit të majtë, por, edhe Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Kudusi Lame, me kodoshërit e tyre, e deri ke Hashim presidenti! Dhe, ky falsifikim kërkon qytetarinë edhe sot, në epokën digjitale, sikur ngjarjet të ishin zhvilluar në prehistori!!!
Në përvjetorin e 19-të të Luftës së Kosharës, Hashim presidenti, pacipërisht, pati guximin ta përsërisë gënjeshtrën e madhe falsifikuese, se Lufta e Kosharës ishte pjesë e Operacionit “Shigjeta”!? Por, në fjalën e tij, komandanti i Kosharës, Rrustem Berisha, demantoi president zezën, se kufirin e thyen oficerët dhe ushtarët e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës.
Në zbritje nga varrezat e Kosharës, për ke veturat poshtë shpatit, Hashim presidenti e qortoi komandant Berishën, se “ma fute thikën pas shpine”. Komandanti i Kosharës i përgjigjet, i vendosur, se sa herë ta thuani se Kosharja ishte pjesë e Operacionit “Shigjeta”, unë do t`ju demantoj.
“A kemi qenë pjesë e Operacionit “Shigjeta”, apo jo, ne, një vit pasi ka mbaruar lufta, kemi dëgjuar se kishte një Opeacion “Shigjeta!” Ne kemi gjithçka të shkruar, ndërsa ajo, “UÇK-ja” juaj, duhet me pyet çfarë thonë të tjerët për Kosharën”, – e përforcoi deklarimin e tij, komandanti i Kosharës, Rrustem Berisha.
Përfundimisht, Operacioni “Shigjeta”, në Luftën e Kosharës, na rezulton, tërësisht, imangjinar, inekzistent, safi rrenë e kulluar, falsifikim i vrazhdët, vazhdimësi e përpjekjeve të dështuara, për ta përvehtësuar luftën, të bërë nga të tjerët, në rastin konkret, nga FARK-istët e Ibrahim Rugovës.
Përlavdërimet e listaxhiut Zyrapi
Kolonel Bislim Zyrapi nuk mbahet mend as si oficer në luftën e Bosnjës dhe as si shef i SHP të “UÇK-së”. Por, ai ka bërë emër, për të keq, si listaxhiu i të shënjestruarëve për ekzekutim, nga Shtabi kriminal i tij. Dhe, shefi i tij Hashim, e ka për zemër Zyrapin, si menaxhues i djeshëm i listave të vdekjes, të kundërshtarëve politikë dhe këshilltar i sotëm intim.
Qenia në krye të Shtabit të Përgjithshëm të “UÇK-së” e Bislim Zyrapit, e bëri atë edhe komandant të Operacionit dështak “Shigjeta”. Gjithë respekt për listën e veteranëve te “Shigjeta”, emrat e të cilëve mbulojnë gjografinë e Kosovës, e cila pëmbyllet e rrumbullakësuar me shifrën 2.000, nëse janë, vërtet, të gjithë meritorë. Sepse, mjafton gadishmëria e tyre, për të luftuar për lirinë e vendit, për të qenë të nderuar. Dështimi nuk është i luftëtarëve, por, i komandës së tyre profane, të pa ditur e hiç profesionale. Oficerët, më sakt, politikanët, e Operacionit “Shigjeta”, të lakmuar nga aksioni ushtarak i FARK-ut, në Koshare, organizuan mësyemjen në Zonën Operative të Pashtrikut.
Por, Operacioni ishte një organizim i keq, ishte një kopjim, nga larg, me të dëgjuar dhe jo të përjetuar, të aksionit luftarak në Koshare. Andaj, ushtarët u ndodhën të rrethuar nga forcat serbe, u goditën, u sakatosën, ikën në panik dhe dështuan plotësisht. Madje, ikën aq larg, sa që forcat serbe granatuan dhe minuan, ngeshëm, një kilometër brenda territorit të Shqipërisë, pa u shqetësuar nga askush.
Të mburrësh me Operacionin “Shigjeta” në Pashtrik, ku “ushtria” e kolonel Zyrapit e pësoi “si breshka ke nallbani”, është njësoj si festimi i humbjes të serbëve, për betejën e Kosovës, 8 (tetë) shekuj më parë! Çfarë injorance!