Pse PD çdo ambasador të SHBA e shpall armik? 10 fakte historike në 27 vite luftë USA-PD

1
677

Nga Kreshnik SpahiuTemA, 10 korrik 2018

Pse në 27 vite PD-ja akuzon si armiq të demokracisë dhe të korruptuar çdo ambasador amerikan që ka punuar në Shqipëri? Në respekt dhe korrektësi të historisë diplomatike shqiptare po rendis 10 faktet e mëposhtme:

1- 1991- 1994 William Reyerson, i vetmi ambasador amerikan që ka mbështetur PD, por që do të shpallej si armik 23 vite më vonë, në vitin 2014. Reyerson u kinsiderua armik nga PD për shkak se kërkoj që Berisha të dal në pension dhe mos jetë as deputet në parlament sepse pengon PD.

2- Joseph Lake 1994 – 1996, u shpall si armik dhe përkrahës i PS për shkak se kontestoi projekt-kushtetutën e iniciuar nga PD në vitin 1994, kërkoi lirimin e 5 minoritarëve grek të Omonias të arrestuar si agjent të Athinës dhe mbështeti Kryetarin e Gjykatës Lartë Zef Brozi që kundershtoi ish-Presidentin asokohe. Në këtë periudhë kongresmenët Engel dhe Lantosh nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri. Ndihmës sekretari amerikan i shtetit që vizitoi Shqiperinë në Qershor të vitit 1996 nuk pritet në takim nga ish-presidenti i atëhershëm. Lake do të largohej më pas nga Shqipëria dhe vendin e tij do ta zinte Marisa Lino.

3- 1996 – 1999 Marisa Lino. PD akuzoi ambasadoren Marisa Lino si të implikuar në rebelimin e armatosur që rrëzoi qeverinë. Ndërkohë që populli ishte i armatosur dhe në gjëndjen jo vetëm të jashtëzakonshme por edhe në luftë civile, ambasadorja amerikane M. Lino do të dilte në një deklaratë në RTSh për të siguruar shqiptarët se ambasada do të qëndronte hapur dhe bashkë me të do të qëndronin dhe 12 punonjës të ambasadës amerikane por më vonë ajo dhe shtetas të tjerë amerikan do të evakuoheshin me “Sikorsky” nga marina amerikane.

4- 1999 – 2002 Joseph Limpreht. PD akuzon ambasadorin amerikan Joseph Limpreht për bashkpunim me Fatos Nanon dhe fill pas vrasjes së Azem Hajdarit fishkëllehet dhe pritet me sharje në selinë e PD. Më vonë Limpreht do të ndërronte jetë dhe vdekja e tij do të përgojohej nga mediat pro PD për histori banale rozë.

5- 2002 – 2004 James Jeffry. PD akuzon ambasadorin James Jeffrey si guvernator të Shqipërisë dhe ai largohet nga Shqipëria pa përfunduar mandatin drejt një misioni më të rëndësishëm në Irak dhe Afganistan.

6- 2004 – 2007 Marcie Ries. Zonja Ries njihet si një nga ambasadoret që mbështeti fillimin e karrierës së Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, ku ky i fundit fitoi 3 mandate rradhazi kundrejt PD (2000-2011). Megjithëse nuk është përfolur shumë Ries nuk gëzon “respektin apo mirënjohjen” nga PD e cila mbajti marrëdhënie të ngrira me të dërguarën e Washingtonit.

7- 2007 – 2010 John Withers, II. 7 Maj, PD do të akuzonte ambasadorin John Withers për flirte me ish-prokuroren e përgjithshme Ina Rama, se ata të dy manipuluan rezultatet e raporteve mbi korrrupsionin e qeverisë së PD. Ndaj Withers apo njohur ndryshe si “çokollata” nuk gëzon mirënjohjen e ish e të djathtëve, madje ish lideri demokrat në emisonin “Opinion” nuk do t’i përmendte as emrin por do të shprehej se “ky zotëri” (Withers) ka bërë politikë personale me të. Pas largimit të tij Withers në një nga raportet e tij me titull “Ringjallja e fantazmës së komunizmit”, do ta etiketonte ish liderin demokrat si një ish- komunist, sekretar partie, që përdor të njëjtat armë si dikur për të mbajtur pushtetin e tij.

8- 2010 – 2014 Alexander Arvizu. PD akuzon ambasadorin Alexander Arvizu si të blerë nga socialistët dhe mbështetës të paltformës për të sjellë PS dhe Edi Ramën në pushtet. Madje burime nga PD do të shpreheshin për largimin e tij si vijon:

Alexander Arvizu u largua nga Shqipëria si mik i Edi Ramës dhe jo si i popullit shqiptar”.

9- 2014 PD të vetmin ish-ambasador William Edwin Reyerson (1991-1994) të cekur në fillim të këtij shkrimi do ta shndërronin çuditërisht nga mik në armik, vetëm se në një intervistë të vitit 2014 W. Reyerson kerkoi haptazi që ish lideri historik S.Berisha të dali në pension dhe të mos qëndrojë më si kryetar në hije e të mos bëj kinse sikur PD është nën duart e liderit të ri, L. Basha.

10- 2014 – 2018 Donald Lu. Në vitin 2018 PD akuzon ambasadorin Lu si të blerë nga Soros dhe të korruptuar nga Edi Rama për një reformë të një anshme në drejtësi. Në 17 Maj 2017, Mungesa e vullnetit për Veting shtyu PD ti afroj marrveshje Rames duke e lën në pushtet edhe 8 vjet me qëllim që së bashku të nxjerrin jasht loje projektin amerikan “Veting” në politik.

Ambasadori Lu u sulmua barrbarisht nga rrjetet sociale në një fushat denigrimi të papranueshme të ashtuquajtur “Peshku i Madh”. Bojkoti i darkës së lamtumirës së PD me ambasadorin Lu të SHBA dhe Vlautin të BE, shënojnë kulmin e njē histori konflikti të PD me Washgtonin dhe Brukselin.

PD që prej themelimit dhe gjatë periudhës që ka drejtuar vendin, Shqipëria dhe PD ka qënë mike e afërt me USA dhe çdo ambasador është quajtur dhe mik i PD dhe shqiptarëve, por kjo miqësi “prishej” shpejt per 3 arsye:

1- veçanërisht kur PD humbiste zgjedhjet dhe çdo ambasador ishte mik i kundërshtarit.
2- Kur kërkonin largimin nga politika të eksponentëve kryesorë të kësaj force politke
3- Ku kërkonin hetim dhe arrestime të zyrtarëve të PD.

Historia vazhdon dhe nisur nga sa më sipër, koha do të tregojë se PD do të ndërtojë të njëjtin skenar mardhënie me ambasadoren e re të sapo dekretuar nga presindenti i ShBA-ve Donald Trump.

P.S Ajo ka një eksperiencë unike në vënien para drejtësisë të zytarëve dhe ish-zyrtarve të korruptuar. A do e pranojë vallë PD barazinë në bankën e të akuzuarve, apo do e shpalli armike edhe zonjën e re nga Washingtoni?

Për të gjitha sa përmenda nuk janë thjeshtë informacione apo lajme por përjetime personale dhe biseda, në të cilat kam qenë faktor i drejtpërdrejtë për shkak të profesionit dhe të posteve të mbajtura ndër vite. Për efekt etike, diskrecioni por edhe profesionalizmi nuk mund të kapërcej në thellësinë e bisedave me ambasadorët për këtë armiqësi PD vs SHBA. Për këto arsye rendita vetëm faktet dhe deklarat publike të bëra nga PD.

1 KOMENT

  1. Çdo AMBASADOR AMERIKAN ka punuar me shume per SHQIPOERINE dhe KOSOVEN, se çdo politikan ne SHQIPERI dhe KOSOVE…

Komentet janë mbyllur.