11.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

KRIZË, APO MASAKËR HUMANITARE?!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

AV. XHABIR ZEJNUNI

Me datën 19 qershor, pyetjes provokuese (dhe të pavend!) të rrjetit televiziv gjerman ZDF se “Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”, zëvendësministri i brendshëm shqiptar(!) Julian Hodaj ju përgjigj se “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”.

Përgjigja “ekuivoke” e Zotit Hodaj, ka shkaktuar shumë shqetësime dhe revolta në opinionin publik. Për të evituar “ekuivokun” dhe për t’ju shmangur pyetjes provokuese të ZDF-së, Zoti Hodaj duhej të tregohej më diplomatik duke u përgjigjur se “Shqipëria në kushtet e vështira ekonomike dhe politike që po kalon, nuk mund t’i bëjë dot ballë emergjencave të imigrantëve. Duhet të kemi parasysh edhe vështirësitë e mëdha që po kalon sot Europa në këtë drejtim”! Por, Hodaj ka shumë mundësi që të ketë ditur paraprakisht pyetjen dhe si rrjedhojë t’i jetë sugjeruar nga “lart” edhe përgjigja, të cilën ai si servil dhe marionetë politike që është, vetëm se e ka shqiptuar si papagall. Nuk duhet të na çudisë edhe pyetja që i bëri ZDF-ja pikërisht një politikani shqiptar!

Nëse analizohet modestisht më tej përgjigja e Hodajt, atëherë ja vlen të theksohet se ndryshon në përmbajtje dhe në formë kriza kosovare e vitit 1998 nga kriza afrikane (ose siriane) sot.
Kriza kosovare e para 20 viteve, u provokua nga Milosheviçi, i cili përzuri rreth 700 mijë kosovarë, duke synuar spastrimin etnik të Kosovës.

Ndërsa emergjenca e sotme afrikane (dhe siriane), është e simuluar për qëllime të mbrapshta politike, ku më kryesori është përgatitja e gjenocidit biologjik të Europës sipas Planit Kalergi, që synon përzierjen e sforcuar dhe të detyruar të racave të ndryshme me synimin e krijimit të një race të vetme (bastardhe) euro-afro-aziatike. Pasojat, nuk është vështirë që të imagjinohen (….)!

Në vitin 1998, kosovaret erdhën vetë në Shqipërinë kufitare.
Kurse afrikanët po i deportojnë dhe po i transportojnë në Europë me anë të anijeve të OJF-ve, duke përshkuar disa kufinj shtetërorë.
Me datën 20 qershor, Ministria e Brendshme u ngut të sqarojë se “Përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike humanitare emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri”. Deklarata më lart, konfirmon faktin se mund të jetë diskutuar prapa kulisave edhe opcioni i vendosjes së 600 mijë afrikanëve (edhe sirianë!) në Shqipëri. Ndryshe, nuk do kishte kuptim që të hipotezohej “situata humanitare emergjente” në Shqipëri.

Uroj me zemër që Shqipëria të mos hyjë kurrë në BE. Pasi hyrja e Shqipërisë në BE, do shkaktonte shpërbërjen përfundimtare të kombit shqiptar, e cila ka nisur që me Kongresin e Berlinit me 13 qershor të vitit 1878 (….)! Hyrja në BE, do thotë automatikisht lëvizje e lirë. Në rastin e Shqipërisë, vetëm në një drejtim: nga brenda-jashtë Shqipërisë! Në këtë kontingjent ikjesh pa kthim, do përfshihen edhe 500 mijë aplikantët për vizë amerikane! Ky fakt, do sjellë boshatisjen e Shqipërisë dhe mbushjen e këtij boshllëku me kolonë afrikanë. Por, vetëm pasi të jetë copëtuar më parë Shqipëria mes fqinjëve. Nëse do realizohet ky plan ogurzi, atëherë Shqipëria nuk do kujtohet më as edhe si “një nocion gjeografik” i përmendur dikur nga Bismarku (….)!

Kaq e pavlerë qenka Shqipëria, sa për ta shitur atë në pazar?!

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit