AV. XHABIR ZEJNUNI
“Përsëriteni një gënjeshtër njëqind, njëmijë, një milion herë dhe ajo do bëhet një e vërtetë”. (Jozef Gëbëls).
Këtë “teknikë”, po ndjek edhe lëvizja LGBT në Shqipëri, me dy lideret e saja të spikatura: Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi.
Nuk është vështirë të kuptohet se ato kërkojnë realizimin e një misioni të ngarkuar nga tjetërkush dhe jo zgjidhjen e një problemi, duke vepruar sipas parimit se “vlen më shumë një gënjeshtër që nuk mund të përgënjeshtrohet se sa një e vërtetë e lëkundshme”.
Ideologjia e LGBT-së, është e tillë që refuzon ekzistencën e çdo kritike kundër saj dhe reklamon njohjen e të drejtave të saja në emër të mosdiskriminimit, duke pretenduar që të imponojë parimet e veta, në mënyrë të padiskutueshme dhe të pakundërshtueshme.
LGBT-ja, përdor çdo mjet në dispozicion të saj për të arritur qëllimet shkatërrimtare ndaj shoqërisë. Ajo ka mbështetje të fuqishmë mediatike dhe politike, duke mos i lënë hapësirë asnjë debati të shëndoshë dhe konstruktiv. Kjo lëvizje, është një armë në dorën e lobive të caktuara, të cilat përpiqen të imponojnë idetë e tyre “rinovuese”, duke i paraqitur ato ide si të “drejta të reja njerëzore”, me qëllim njohjen legjislative dhe futjen e tyre në programet shkollore.
Kjo lëvizje, me këtë mbështetje të madhe mediatike dhe politike, bëhet një lloj diktati në duartë e një pakice, e cila i injektohet me doza të (para)caktuara brezave të rinj, duke i indoktrinuar ata që në kopështe e në vazhdim, me idetë e saja “revolucionare”.
LGBT-ja, nuk ka hall diskriminimin, pasi edhe nëse në rastin hipotetik ky diskrimim ndodh, ai është sporadik. Problemi më i madh, është se se shoqëria po i injoron ato. Dhe atyre ju duhet patjetër vëmendja sociale, përveç asaj mediatike dhe politike.
Por, ndodh kur atyre ju “buzëqesh” fati ashtu si papritur. Si në rastin kur Karajt ju ndalua nga drejtoresha e një shkolle të mesme në Tiranë që të jepte leksione mbi lëvizjen LGBT. Hapu qiell. U bë hataja. Menjëherë Karaj i dërgoi një letër të hapur Kryeministrit Rama, me nota shumë të ashpra, me lajmërime, paralajmërime dhe kërcënime për ta çuar çështjen edhe më “lart”. Studiot e ndryshme televizive, gjëmuan, bubulluan dhe e trajtuan gjerësisht këtë “incident” si dhunim të të drejtave të njeriut. Për momentin, u rrit udienca mediatike e LGBT-ve. Pasi nëse ato do ishin lejuar që të jepnin leksione në shkollën në fjalë, nuk do merrnin jehonën e dëshiruar me aq pak pjesëmarrës që mund t’i ndjeknin ato (më shumë për kuriozitet!). Por, problemi më i madh mbet ndikimi social, i cili është afër nivelit ZERO!
Sidoqoftë, askush nuk i ndalon Karajt apo Pinderit që të mbajnë LEKSIONE të HAPURA mbi temën e LGBT-ve në rrjetet sociale. Por, edhe rrjetet sociale, përbëjnë një problem shqetësues për ato. Nëse ndokush viziton profilet e dy lidereve LGBT, vëren pak statuse aty, ku lexon vetëm komente pozitive ndaj atyre. Të krijohet idea se ato kanë mbështetje mbarëpopullore. Në fakt, nuk është ashtu. Karaj, ka profilin e saj të mbyllur (jo publik, por duke qenë nga ana tjetër person publik ajo!), ku shkruajnë vetëm miqtë dhe miket e saja të përzgjedhur/a. Kurse Pinderi, si tip më i “hapur” që është, ka profil publik të hapur, ku mund të shkruajë kushdo. Por, kur ka komente kundër linjës ideologjike të LGBT-ve, atëherë komentet fshihen dhe komentuesit “rebelë” bllokohen. Në këta dy profile, mungon opozita e mirëfilltë. Arsyeja dihet, pasi për momentin është më mirë nëse kjo lloj opozite nuk lejohet që të shfaqë zërin e saj të lirë.
Kështu, nuk lejohet debati real dhe korrekt, me mënyra nga më të “larmishmet”, që rrjetet sociale ofrojnë “FALAS”. Me pak fjalë, dëgjohet vetëm një këmbanë në mënyrë të vazhdueshme. Dhe të vajtueshme. Por, prapë një këmbanë mbetet ajo, sidoqë të tingëllojë.
Ndërsa kur dalin në TV dy përfaqësuesit e LGBT-ve, edhe aty mungon ballafaqimi real dhe serioz me opozitën e vërtetë. Në studio, përveç “moderatorit/res”, ndodhet edhe ndonjë anal-ist, i cili nën zë mundohet të bëjë “oponencë”. Pasi oponentët e vërtetë (si Av. Altin Goxhaj për shembull), nuk ftohen kurrë për një ballafaqim real dhe serioz. Arsyeja dihet.
Duke qenë se çdo aksioni i përkon edhe reaksioni përkatës, bën çudi se pse me të njëjtin proporcion nuk investohen nga media e politika edhe ata që e mendojnë ndryshe prej LGBT-ve!
Nëqoftëse ndokush mendon se qëllimi i vetëm i duetit Karaj-Pinderi është mosdiskriminimi i LGBT-ve dhe parandalimi i bulizmit ndaj tyre, duhet të dijë se po gabohet shumë rëndë. Ky është vetëm fillimi (…..).
Pastaj, do vijnë kërkesa të tjera prej tyre (…..).
Karaj dhe Pinderi, nuk janë persona që kanë krijuar personazhin e tyre falë aftësive dhe dijeve të tyre, edhe pse shumë të “veçanta”. Ose më saktë, ato janë personazhe, që i ka krijuar tjetërkush, me ndihmën e medias në radhë të parë. Por, edhe të politikës së “orientuar”, e cila i përdor ato si “stimulatorë” për të justifikuar ndryshimet kushtetuese dhe legjislative të mëvonshme të imponuara nga BE-ja.
Ato po “pompohen” vazhdimisht (pa rrezikuar të mbeten shtatzënë!), duke krijuar në publik një imazh falso të situatës, që kërkojnë t’i japin zgjidhje sa më parë.
Karaj dhe Pinderi, paraqiten si lidere të dy organizatave të ndryshme LGBT, por me të njëjtin qëllim. Ose ideal. Shtrohet problemi se si kanë ardhur ata në krye të organizatave përkatëse, apo kush ka investuar për këtë qëllim. Janë emëruar ata? Nëse po, atëherë nga kush? Janë zgjedhur ata? Nëse po, atëherë me çfarë mënyrë votimi?
Ato përpiqen që të përforcojnë diskriminimin – e supozuar dhe jo real – ndaj personave që i përkasin grupit LGBT. Këtë përforcim, ato e bëjnë jo se ju dhemb aq shumë shpirti për personat e interesuar, por që të arrijnë sa më parë një njohje dhe mbrojtje sociale e juridike të kësaj shtrese. Dhe nuk është çudi që një ditë (apo natë!) legjislatori të ndodhet nën një “presion” të tillë, aq sa të “detyrohet” të ndërmarrë ndryshimet kushtetuese dhe ligjore për të njohur dhe mbrojtur kategorinë në fjalë. Ndryshe, nuk hyhet në BE! Dhe justifikimet, nuk do mungojnë. Madje, ndryshime të tilla kushtetuese dhe ligjore, i “parashikojnë” dhe i “përkrahin” me një siguri të habitshme(!) edhe dy liderët LGBT.
Në një status në FB, Av. Altin Goxhaj shtronte pyetjen: “Pse është i sigurtë Kristi (Pinderi) që do legalizohen martesat gay? Çfarë di Kristi që s’e dimë ne???”. Kjo pyetje, vjen pasi Kristi Pinderi kishte bërë këtë koment në një status në FB: “Nuk e ndal dot plako, do apo nuk do ti ka për të ndodhur. Kështu si ti kishte plot vetë në Perëndim, por nuk e ndalën dot. Është një betejë e fituar pa u nisur pavarësisht kohës që do duhet. Dhe ti e di shumë mire”. Ndaj këtij deklarimi politik, arrogant dhe prepotent të Pinderit, shtrohet pyetja: “Pse është kaq i sigurtë Pinderi”? Dikush mund të thotë se Pinderi ka reaguar me intuitë, duke ju referuar edhe “zgjidhjes” së këtij problemi kaq “delikat” që i ka dhënë bota e “përparuar” dhe “demoNkratike”.
Shtrohet edhe problemi se cili do jetë konsensusi social në këtë rast. Por, edhe kostot. Jo vetëm monetare, por edhe ato sociale.
Janë të besueshëm persona të tillë, që nga njëra anë kërkojnë të moralizojnë nëpër shkolla dhe nga ana tjetër, nuk pranojnë moral në profilet e tyre në FB? I referohem diskutimeve me etike qytetare dhe jo me rrugaçëri.
Por, edhe nëse shumica e opinionit publik tregon “rrugaçëri” ndaj atyre, atëherë janë vetë personat e interesuar dhe të prekur në sedër, që duhet të pyesin veten e tyre se pse po ndodh kjo “rrugaçëri” ndaj atyre dhe si ta evitojnë atë. Por, jo duke bllokuar zërin opozitar me justifikimin e evitimit të rrugaçërisë komunikuese.
Shijet dhe preferencat intime të kujtdo, nuk ka arsye të publicizohen. Aq më shumë kur ato shije dhe preferenca, promovohen me forma të ndryshme, deri në atë pikë sa të kërkohet që të bëhen model imitimi nga pjesa më e madhe e shoqërisë.
Kush lufton për një kauzë publike, nuk ka pse shqetësohet nëse e pengojnë apo e shajnë. Dhe nuk duhet të ndalet, por të ecë përpara dhe me kokën lart.
Ndërsa kush lufton për një (apo disa) kauzë private dhe intime, ka pse të shqetësohet. Madje edhe shumë.
Ashtu siç po bëjnë edhe dueti Karaj-Pinderi.