Elita evropiane nuk e kupton fuqinë e patriotizmit amerikan

0
629

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Ata nuk e kuptojnë se Trump përfaqëson Shtetet e Bashkuara që shpëtuan Evropën nga dy fatkeqësi (Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore). Ata simpatizojnë dhe identifikohen me Obamën, i cili tërhoqi një vijë të kuqe në Siri dhe kur pastaj Assad e kaloi atë me armë kimike, Obama ndryshoi mendjen dhe u largua. Atje dhe atëherë Obama e humbi aftësinë e frenimit të SHBA-së dhe mullahët në Teheran e kuptuan se paralajmërimi ”Të gjitha opsionet janë në tryezë” ishin vetëm fjalë boshe.

* * *

Rezistenca ndaj Trump shkon shumë mbrapa. Liberalët e Shteteve të Bashkuara e përbuzën Ronald Reagan-in (1911–2004) dhe elita evropiane besonte se ishte veprim i sofistikuar. Ata u dashuruan me elitat në Bregun Perëndimor dhe Bregun Lindor të SHBA-së, dhe pjesa tjetër nuk ishte interesante për ta. Kështu, ata humbën atë që preku Amerikën e Mesme.

Qysh në takimin e parë të mediave me presidentin e sapo-zgjedhur, Trump tha se kurrë nuk do ta lejojë Korenë e Veriut të kërcënojë qytetet amerikane. Trump mendon kështu. Ju nuk mund të luani me Trump. Është kjo Amerikë që mund ta shpëtojë Evropën për herë të tretë, por elita majtiste evropiane ende po këmbëngul në fundosjen e vetvetes.

Kur Donald Trump e bëri të mundshëm kontaktin me Kim Jong Un (Koreja Veriore) dhe arriti që samiti të jetë i suksesshëm, mendova se shtypi kësaj radhe duhej ta njohë suksesin e tij. Në konferencën për shtyp (pas samitit), Trump kishte kontroll të plotë. Ai shkëlqeu.

Suksesi ishte i pakthyeshëm, i pakundërshtueshëm. Menduam ne. U deshën disa orë. Mediat kishin nevojë për kohë për të mbledhur dhe përgatitur një kundërsulm. Si të prishësh një sukses?

Pastaj erdhën rrenat e tyre: Trump kishte dhënë shumë, ndër të tjerat, anulimin e ushtrimeve ushtarake, dhe e përdorën atë si një gur për të shkatërruar “godinën” e Trump-it. Ata arritën ta kthenin suksesin në avantazhin e Kim. Ishte ai që “kishte fituar”. Trump kishte dhënë diçka pa marrë asgjë. Gjoja se ai ishte ngjitur për një diktator dhe poshtëruar flamurin.

Ky lajm fals ishte një pjesë e artit.
Për fat të mirë, ka gazetarë (të mirëfilltë) në Shtetet e Bashkuara që kanë ruajtur kuptimin. Kanë diçka që të tjerëve u mungon: Kujtesa.

Ka vetëm pak muaj më parë që gazetarët e njëjtë liberalë e akuzuan Trumpin për nisjen e një lufte bërthamore. Ata e kritikuan retorikën e tij si lojë me shkrepëse. Ata e marrin fjalë për fjalë retorikën Trumpit, kur u përshtatet atyre. Por kur presidenti Trump arrin rezultate, gjejnë një interpretim krejtësisht të ndryshëm: “nuk ishte një sukses, por një dështim”! Ata duken sovran, larg nga faktet: se nuk ka pasur lëshim raketash në gjysmën e një viti, që Koreja e Veriut e shkatërroi malin ku u zhvilluan testimet bërthamore, se ata i dorëzuan tre të burgosur amerikanë etj.

Në të njëjtën kohë, liberalët kanë “harruar” plotësisht krahasimin e dukshëm: Marrëveshja e Obamës me Iranin. Si ishte gjendja me amerikanët në burgjet iraniane? Obama dërgoi në Iran një aeroplan plot me dollarë në para të gatshme për lirimin e pengjeve. Ne nuk kemi dëgjuar asgjë për të drejtat e njeriut në Iran. Por kur bëhet fjalë për Korenë e Veriut, gazetarët amerikanë kërkojnë paketën e plotë: Pasi Trump nuk e ka bindur Kim Jong Un për të premtuar përmirësime në të gjitha fushat, ai ka dështuar.

Njerëzit normalë e kuptojnë propagandën e tyre për atë që është: Liberalët e SHBA janë bërë antiamerikan. Ata kanë lëvizur larg dhe më larg. Ka diçka që i ka rrënjët shumë mbrapa në kohë. Rezistenca ndaj Ronald Reaganit ishte njësoj armiqësore.

Evropa liberale kurrë nuk e kuptoi Amerikën e Reagan-it. E “humbën” fijen për SHBA-në konservatore. Evropa mendonte se ishte zhdukur. Kur u zgjodh Obama, hareja dhe gëzimi i liberalëve evropian ishte sikur Revolucioni Francez kishte arritur në SHBA: BE dhe SHBA së bashku duheshe të hynin në një të ardhme të re. Në të njëjtën kohë, Evropa po hynte në eksperimentin e tretë të tij social: muri i Berlinit kishte rënë. Socializmi u diskreditua.

Evropa kishte nevojë për diçka të re për të besuar. Projekti i ri ishte antinacional. Anti-nacional do të fshehte që Gjermania është bërë fuqia kryesore e Evropës. Gjermania ka një faqe ku mund të “ekzagjerojë”. Merkel ishte “kapur” dhe do të tregonte se Gjermania mund të ishte e kundërta e Rajhut të Tretë.

SHBA është një komb i kufirit, ky shpirt pionier nuk e ka lënë Amerikën. Evropianët besonin se Obama ishte simbol i një kufiri të ri që do të kalonte: shoqëria multi-kulturore. Evropianët nuk e kuptuan sa polarizuese ishte politika e Obamas.
Ky është mentaliteti i njëjtë që përshkon Evropën, por është edhe më i keq, sepse kundër-forcat janë më të dobëta.

Islami i importuar e vë dorën e ngathët në Evropë, dhe ua humbë aftësinë për të menduar, madje edhe vetë britanikëve ua ngatërron mendjen. Evropianët janë ata që me të vërtetë duhet të përqafojnë Trump. Trump është shansi i Evropës. Në vend të kësaj, majtistët evropian sillen si lopët që në çaste paniku vrapojnë dhe hyjnë në flakët e stallës që digjet.

Këta janë zyrtarët dhe gazetarët e njëjtë, që kur godet terrori islamik nuk shqetësohen aspak për shoqërinë, prandaj në vend të kundërveprojnë, pa kokëçarje u kërkojnë qytetarëve vendas: «Mbani qetësinë dhe vazhdoni».

Se ana e majtë në Evropë është antiamerikane nuk është asgjë e re. Nëse do të kishin sukses me synimet e tyre, do të ishte fundi i Evropës. Atëherë majtistët dhe Islami i importuar (vehabizmi) do të fitonin. Demografia e shteteve kombëtare evropiane do të ndryshonte plotësisht. Evropa (përfshirë Shqipërinë që dëshiron ta shndërron vendin në Kamp “Refugjatësh”), do të trashëgoheshe nga ardhacakët e paftuar afrikan/arabik/aziatik që shtohen shumë dhe shpesh. Por sukseset e Trump janë një fitore për të gjithë njerëzit e arsyeshëm.

Politika e Trump në Singapor ishte e drejtë. Dëgjohet në një masë më të vogël, nga mediat liberale. Njerëzit dëgjojnë histerinë në raportet e medias. Njerëzve nuk u pëlqen histeria. Ata mendojnë se mjafton me çmenduri. Majtistët vuajnë nga imagjinata e detyruar.