Mjaft me aktrime politike

0
487
Hashimi - Ramushi - Jakupi

Nga Skënder MULLIQI

Dihet së çdo fëmijë nga të rriturit kërkon shëmbuj të mirë. Ata bëhën adhurues të njerzëve të artit, kulturës, muzikës, filmit, politikës e kështu më radhë… Sigurisht së endërrjnë që ti tejkalojnë të adhuruarit kur të rriten. Të ne në Kosovë për fatin e keq fëmijët shumë pak kan kënd ta marrin shëmbull që ta adhurojnë. Arti dhe kultura si shumë çka tjetër jo që nuk po gjallëron, por po stagnon. Po vdesin vlerat që shtetin e mbajnë në këmbë të shëndosha, po vdesin vlerat që i kemi trashëguar nga të rilindasit tanë.

Po shëmben arti dhe kultura që janë bazamenti i një shteti të prosperuar dhe demokratik. Na janë bërë më bollëk shëmbuj që po ndikojnë negativisht të gjenerata e re. Gjithnjë e më shumë po instalohet të rinia logjika e mbrapsht e pasurimit të pa mund, mafioziteti po bëhët kulturë ! E kush po i bën këto shtrohet pyetja? Kjo klasë politike e cila po e degradon dhe po e helmon rininë tanë më veprimet e veta mafioze dhe banditeske. Është shumë më rëndësi për secilin individ, familje dhe shoqëri edukimi i mirë i të rinjeve.

Të ne kësaj pune nuk i kushtohet kujdes fare. Askush nga kjo klasë politike e pas luftës nuk tregoi as më të voglin interesim që gjenerata e re të edukohet në frymën e shëndosh, së deri të karriera në nje profesion arrihet më mund, më dije dhe sakrificë. Të gjithë mezi e kemi pritur lirinë dhe pavarësinë. Jemi gëzuar kur e kemi larguar një okupator si Serbia nga Kosova. Na ndihmuan shumë miqët tanë ndërkombëtar. Ju gëzuam lirisë së shumë pritur dhe ju gëzuam edhe pranimit të Kosovës si shtet nga shumë shtete të botës demokratike. Edhë në këtë drejtim na ndihmuan miqët tanë perëndimor dhe amerikan.

Të gjitha këto ndodhi ishin mrekullia e kësaj bote për shqiptarët në Ballkan dhe kudo që jetojnë. Pas shumë kohësh arritem ta kemi shtetin e dytë. Por, gjithmonë po na përseritet historia për së mbrapshti. Po na udhëheqin të padijshmit, të padinjitetshimit, hajnat dhe plaqkitësit. Nuk po shfrytëzohet rasti historik, që na u dha për të bërë shtet të fort, e pastaj sigurisht së radha do ti vinte edhe procesit të bashkimit të trojeve etnike. Ky është synimi historic i shqiptarëve. Ky synim më këta njerëz të cilët na janë instaluar që shumë kohë në pushtet, nuk arrihet. Objektivat kapitale të një kombi nuk realizohen më njerëz të pa ditur, më njerëz të cilët synim e kan pasurimin në kurriz të popullit i cili po jeton keq.

Pse nuk e shikojmë botën perëndimore ? Ato shtete janë shembulli më i mirë i shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjthshme. Kjo nuk po bëhët jo vetëm së i patem strukturat partiake e shtetërore lakmitare për të mira materjale, por pse edhe shumica e popullit duket së po mendojnë si ata. E shteti nuk bëhët dhe ndryshimet pozitive nuk vijnë kur shumica, e kan logjikën përfituese, kur e kan logjikën e pasurimit pa mund! Kjo është e dhembshme por edhe tragjike për shqiptarët. Ne secilin shtet perëndimor edhe për keqpërdorimin më të vogël jo vetëm që ofrohet dorëheqja, por edhe përgjigjet secili para organeve të drejtësisë.

Këtu në Kosove po vidhen me miliona, po plaqkitët prona shoqërore edhe askujt nuk po i mungon një fije floku. Jemi larg të bërit shtet serioz, mos ndoshta edhe kurrë nuk do të arrijmë të bëhemi, nese nuk ndryshohet mendësia e shumicës, nese nuk bëhen ndryshme të mëdha dhe përmbajtësore ne sisteme. E ka mbuluar vendin krimi dhe korrupcioni dhe pak kush po jep përgjegjësi për këto fenomene kaq rrënuese. Natyrisht së kemi shumë shembuj të mirë në botë. Deri sa nuk marrin dënimin e merituar të gjthë abuzuesit e shtetit është iluzion së do të bëhët mirë në Kosovë.

Mu per ate do të duhej të shpejtojmë të gjithë së bashku që të shpëtojmë ate pak pasuri që ka mbetur pa u plaqkitur.Deri atëherë kur organet e drejtësisë veprojnë në menyrë serioze, sigurisht së korrupcioni dhe krimi do të vazhdon, dhe e ardhmja jonë do të jetë e paqartë. Dhashtë Zoti që të vetëdijesohemi duke krijuar rrethana të reja pozitive politike dhe ekonomike. Mjaftë me aktrime politike. Nese nuk nododhë katarsisë pozitiv, nuk do të kemi qetësi dhe nuk do kemi mirëkuptim të ndërsjellë. Gjendjen ka mundësi ta ndryshojmë edhe vet nese kemi vullnet, pa ndërhyrje nga jashtë…