GRUAJA PERANDORAKE

0
469
Atdhe Geci

Poeti Atdhe Geci rrëmben çmimin e III-të të Metaforës, në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” të mbajtur me datë 9 e 10 qershor 2018, në Prishtinë, Prizren e Kukës, me poezinë, “Gruaja perandorake”.

GRUAJA PERANDORAKE

Burrat s´e kanë të vështirë
të lypin atë që u pëlqen;
puthjen e buzëve në buzë,
gjirin e fshehur nën këmishë.
Vonë, shumë vonë e kam kuptuar
se veset e burrave qenkan si tonat.
Burrat, që më kërkojnë biblën
Më quajnë e bukura e trazuar,
shijen ua japë përmes të puthurave
Njerëz, më hahet buka e ëndërrave!…
Për dahnorët që m’i do zemra
me çaste shndërrohem në lojë,
në tela të kitares, në piano, në lirë
në aromë bari, në grua të gëzuar,
në thjeshtësi fati, në grua të trishtuar,
e në teke tejet të dhimbshme!…
Tregu i grave të dashuruara,
dhe tregu i grave me burra njënatësh
çdoditë e më tëpër po shtohet,
falë shijes së ëmbël të mëkatit!…
dhe trupit tim intelelegjent.
Jam e suksesshme me burrat
“Biblën”time ua japë heroikëve,
atyre që dinë të mpaken mbi mua!…
Jam grua me vese të të lashtëve
sytë i kam për lot të thellë!…
Kur mishin më hy në mish,
nis ora ime e përflakjeve,
orë e gruas perandorake!…
Nuk janë vetëm burrat që duan
dashuri, dashuri duan edhe gratë!…

Atdhe Geci – Prishtinë, 2018