JACQUES PREVERT – poezi

0
978

Jacques Prévert (frëngjisht: [ʁak pʁevɛʁ], 4 shkurt 1900 – 11 prill 1977) ishte një poet francez dhe skenarist. Poezitë e tij u bënë të njohura në botën franceze, veçanërisht në shkolla. Filmat e tij më të shquar janë pjesë e lëvizjes poetike realiste, dhe përfshin Les Enfants du Paradis (1945).

MAKINA SHIRËSE

Nga libri :

Makina shirëse erdhi
makina shirëse u nis përsëri

I ranë tamburit
shkundën tapetet
shtrydhën rrobat
i nderën
i hekurosën
rrahën ajkën me tel dhe e derdhën
rrahën pak edhe fëmijët
ranë kambanat
therën derrin
poqën kafenë
çanë drutë
thyen vezët
skuqën mishin e viçit me bizele
përgatitën një omëletë të përzhitur në rum
prenë bibën copa – copa

u përdrodhën qafën pulave
rropën lepujt
çanë fuçitë
mbytën dhimbjen në verë
përplasën portën dhe vithet e grave
u erdhën në ndihmë
u dhanë ca shqelma
përmbysën tavolinën
grisën mbulesën
kënduan romancën
i zunë frymën njeri – tjetrit e mbytën plasën së qeshuri
thyen qelqen e ujit të ngrirë
shfrynë ajkën e fryrë
pickuan vajzat
i hodhën rrokullimthi në hendeqe
hëngrën dhe me dhëmbë
shkelën gjithë vendin
përplasën këmbët
përplasën këmbët duartrokitën
bërtitën ulëritën kënduan
vallëzuan
vallëzuan rreth hambarëve ku ishte grumbulluar gruri
ku gruri ishte grumbulluar bluar zhbërë i mposhtur i rrahur.

Përktheu: Faslli Haliti