Lojë denigruese ndaj Hillary Clinton

1
731

Qarqe të caktuara në Ministrinë e Arsimit në Beograd përmes disa “shqipfolsëve” dhe kujdestarëve nga notesi i tyre “profesionalë”, që ka të bëjë me tekstet mësimore në gjuhën shqipe për (pakicat) në Preshevë, kanë nisur një fushatë denigruese e poshtruese ndaj ish-sekretares së shtetit amerikan Hillary Clinton.

Fjala është për tekstin e biografisë së Hillary Clinton që është vënë në një tekst mësimor për klasën e parë të gjimnazit në gjuhën shqipe, ku merret si shembull letrar se si shkruhen biografitë e personaliteteve, që janë përgatitur për librin shqip për pakicën shqiptare në Serbi (sic!), për pjesën etnike Preshevë-Bujanoc-Medvegjë. Teksti i biografisë së Hillary Clinton në një tekst për klasën e parë të gjimnazit në gjuhën shqipe ka shtrënguar Qenan Hemetin, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar të Pakicave në Preshevë të dalë para opinionit (serb) me reagimin e diktatit politik në Beograd (lexo: Ministria e Arsimit), që në vend të biografisë së Hillary Clinton të vëhet emri i poetit modern Voska Pope.

Plan-programi mësimor në gjuhën shqipe për (pakicën shqiptare)në Serbi deri tash nuk dihet se çfarë kanë afruar në tekstet mësimore për brezin e ri shqiptar në këtë pjesë etnike dhe, përmes teksteve mësimore të shkollës në gjuhën shqipe, pos tjetrash, me patologjinë e urrejtjes për Amerikën mike e përjetshme për popullin shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan dhe për ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton që në vitin 1998-1999 ishte gardiani dhe projekti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Qenan Hemeti (mbiemër i çuditshëm shqiptar, – nënvizimi im) shkon aq larg saqë tekstin e biografisë së zonjës Clinton e quan pa ndonjë vlerë të “zhanrit letrar” në tekstin e përmendur më lartë dhe sikur me një “krenari profesionale”, ai e thotë me partupësi se taksti në fjalë nuk ka asnjë vlerë për librin shkollor të gjimnazit për nxënësit shqiptar, prandaj do të hiqet biografia si shembull i këtij zhanri (biografia) nga libri shkollor dhe do të vehet emëri i poetit modern Voska Pope.

Brezat e rinj shqiptarë në hapësirën etnike në Ballkan, do të mësojnë e lexojnë se Amerika është mike e përjetshme e popullit shqiptar, ndërsa Hillary Clinton ora mësimore e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Skënder Karaçica

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. O Skender turqelia,

    Ti po thua se personi Qenan Hemeti… paska mbiemer te çuditshem SHQIPTAR!!!!! Ky edhe emrin e paska te çuditshem per nje SHQIPTAR, sepse emri Qenan nuk ka te beje me kafshen qen, apo diçka qe ka te beje me ndonje QEN.

    Edhe ti e ke nje emer te çuditshem per SHQIPTAR, sepse emri skender eshte emer turqelik…

    Ndersa mbiemri i juaj, i çuditshem ‘Karaqica’ nuk ka te beje me kara as me qica por eshte mbiemer me prejardhje shkavelle dhe prapashtese shkavelle. Po ti si ke shkuar në SHBA, dhe as emrin s’e ke ndërruar, nuk e ke shqiptarizuar?!

    Ndersa sa i perket anti CLINTONIZMIT shkavell, qe ndihmohet nga ndonje Musliman, kjo eshte normale, sepse ZONJA CLINTON eshte symbol i lirise dhe shtetësise së shtetit me te mire ne planet. AMERIKA, dhe normalisht qe shkavellet dhe muslimanet e urrejne AMERIKEN shtetin dhe furnizuesin e LIRISE boterore. Dhe bëje emrin shqip bre burrë, si unë!

    DARDAN GASHI

Komentet janë mbyllur.