DR. SOKRAT XHAXHO, I RESPEKTUAR NGA PACIENTËT DHE BASHKËPUNËTORËT E TIJ…

0
1712
Murat Gecaj dhe Dr. Sokrat Xhaxho, 01.06.2018

Janë shumë pak njerëz si ti, Sokrat…Lum, kush te njeh dhe uroj
të jesh në shkallët më të larta të mjekësisë, sepse e meriton!…

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1.
Pothuajse, secilit nga ne i paraqitet rasti që të vizitohet në qendrat shëndetësore të lagjeve ose në poliklinikën qendrore shtetërore. Nuk do të flasim këtu për problematikat ose për mungesat dhe, jo rrallë, për papërgjegjshmërinë e korrupsionin e bluzave të bardha. Por, është fakt se, krahas anëve negative që paraqiten, takojmë e njohim edhe punonjës të përkushtuar në profesionin e tyre dhe në shërbim të pacientëve në nevojë.
Siç dihet, të shumtë janë dhe pacientët që, me diagnoza të ndyshme, shtrohen në institucionet shëndetësore shtetërore, si për kurim ose operacione, duke patur pranë mjekë të specialiteteve përkatëse.

Sigurisht, secili nga ne ka njohjen ose praktikën e tij, si për veten ose të afërmit e sëmurë. Ndërsa unë do të ndalem, me disa radhë, për shërbimin, që gjejnë pacientët në Spitalin Neurologjik “Dr.Bajram Preza”, në kryeqytet, pjesë e QSU “Nënë Tereza”. Këtë shërbim të kujdesshëm e kam vërejtur edhe afër tre vjet më parë, kur një pjesëtar i familjes sime kaloi ishemi cerebrale dhe u kurua mjaft mirë e doli nga spitali, pa pasoja të dukshme.

2.
Ja, koha ecën me shpejtësi dhe përherë na duhet të ndeshemi me sëmundje, që nuk i dëshirojmë. Pa e zgjatur, shënoj këtu se, në tetor të vitit të kaluar u paraqita në Urgjencën e QSUT “Nënë Tereza”, për një shqetësim nervor. Ndër të tjera, më bënë një skaner e më thanë se “e lexuan” dhe nuk kishte gjë me rëndësi, prandaj duhej të kthehesha në shtëpi. Mirëpo, e vërteta nuk ishte pikërisht ashtu?! Më pas, unë pata rëndim të gjendjes shëndetësore, me gjithë kurat që bëja.

Por u gjet një “çelës” edhe për këtë problem. Pasi bëra dokumentet, sipas rregullave në fuqi, u paraqita në Konsultën e Spitalit Neurologjik “Dr.B.Preza”. Aty, mjeku specialist, Dr. Sokrat Xhaxho vendosi të më shtronte në pavionin e katit të 3-të, ku shërben vetë. Kështu, për disa ditë me radhë, përveç vizitave e serumeve, u bënë diagnostikimet e nevojshme në udhët e qarkullimit të gjakut, që shkon në kokë.

3.
Si çdo pacient tjetër, gjatë asaj kohe të shkurtër, në atë spital, më ra në sy figura e mjekut neurolog Sokrat Xhaxho. Çdo ditë, ai vinte nëpër dhomat e të sëmurëve, i shoqëruar me kolegët e tij më të rinj dhe interesohej për gjendjen shëndetësore të pacientëve, për mjekimin, ushqimin etj. Me atë buzëqeshjen, që i ravijëzon fytyrën, me fjalë të buta e optimiste, na jepte shpresa për një përmirësim të shpejtë.

Pra, nuk ndihej zëri i tij i lartë në pavion, me bashkëpunëtorët, siç e kemi vërejtur jo rrrallë. Se ai zbatonte parimin: “Fjala e mirë, e ëmbël, të shëron, bashkë me ilaçet”. Po ai nuk mungonte të na këshillonte edhe për rregjimin, që duhej të mbanim pas daljes nga spitali etj. Synimi jo vetëm i Dr.Sokratit, por dhe i kolegëve të tjerë aty, është që t’u shërbehet edhe më mirë pacientëve, në të ardhmen.

Padyshim, secilit pacient i shkonte ndërmend pyetja: “Vallë, ky mjek i përkushtuar, gjithnjë buzagas e aq i qetë, a kishte problem familjare? Sigurisht që po, ashtu si ne të tjerët. Por ai i ka venë vetes qëllim që dijet e dij dhe forcat fizike, t’i vejë në shërbim të në sëmurëve, të cilaë kanë aq besim te ai.

Si specialist i njohur, fjala e Dr. S.Xhaxhos dëgjohej me vëmendje edhe kur shoqëronte studentët e profilit nëpër dhomat e të sëmurëve. Po kështu, përmendi këtu një Konferencë Shkencore, që u organizua me mjekët nga QSU “Nënë Tereza”, ku ai bëri hapjen dhe mbajti një referat interesant. Gjithashtu, dy herë në javë atë e gjen në Konsultën e Neurologjisë, ku shkojnë pacientë të ndryshëm për t’u diagnostikuar ose për të marrë këshillat e nevojshme. Kur paraqitey gjndja e rënduar, jep mendimin për shtrim në spital dhe disa, që janë më rëndë, i merr në pavionin e tij, për t’i ndjekur e trajtuar më nga afër.

4.
Nuk po mbylli këto radhë nderimi e respekti për mjekun neurolog, Dr. Sokrat Xhaxho, siç është praktikë e shkrimit të një gazetari. E kam fjalën për çmimin e vlerësimin e punës dhe përkushtimit të tij të pakursyer për të sëmurët. Nuk kam dijeni, në se i kanë dhënë ndonjë “Mirënjohje” ose dekoratë për punët e mira, që ai bën dhe gjurmët e pashlyera, që lë në jetën e të sëmurëve. Po, kush dëshiron ta hapë Internetin dhe do të shohë në Fb disa mesazhe dashamirëse, nga pacientë e bashkëpunëtorë të tij. Ata flasin me zemër të hapur, të lirë e pa interesa, si pacientë e familjarë të tyre dhe punonjës të një profili.

Duke kërkuar mirëkuptimin e lexuesit për zgjatjen pak të këtij shkrimi-portret, më pëlqen ta mbylli me fjalët, të cilat ka shkruar një mike e tij:
“Janë shumë pak njerëz si ti, Sokrat…Lum, kush të njeh dhe uroj të jesh në shkallët më të larta të mjekësisë, sepse e meriton!. ..”.

…I urojmë nga zemra Dr. neurolog Sokrat Xhaxho, shëndet të plotë, mbarësi e sa më shumë arritje në punët e përditëshme, gëzime dhe lumturi familjare!

Tiranë, 12 qershor 2018