Poeti Isa Bytyqi shpërthen me varg ndaj negativiteteve të shoqërisë shqiptare, pra kombit shqiptar

0
1104

Xhevat Rexhaj për Fjala.Info, Shkoder.Net

Kohët që po jetojmë ne shqiptarët si komb kanë sjell deri te nji përçudnim identiteti. Derisa me shekuj ishim dhe jemi pjesë e civilizimit perëndimor, gjë që u vertetue edhe me luftën e NATO-s, se me e çlirue Kosovën, këto vite të pasluftës kanë kthyhe bythëprapë qenien shqiptare. Dukuritë beduine, dhe afria me skemat religjioze shkretinore, po e damtojnë të ardhmën shqiptare. Sot mjerisht ka pak krijues e intelektualë që hapur dalin kundër gangrenes arabo-erdoganiste, për të mbajtur gjallë gjakun dhe identitein shqiptar. Por, megjithatë ka ende intelektualë aty këtu, që hapur shrkuajnë e flasin si duhet, nji penë autodidakte me vargun e tij na ofron vlera të të lexuarit e kuptuarit, se ku ishim e ku nuk duhet të shkojmë. Duke lexuar vargun jo komplikues të poetit Isa Bytyqi ne mbushemi me frymëzime shqiptare!

NJI DITË

Mbaj men’
nji 12 qershor
e kam pa
n’televizor
njerëz
tue kjâ
si femijë
gra, burra,
pleq e t’ri
nji ushtri
na erdh
n’oborr
për herë t’parë
çlirimtarë
ishin,
e jo
okupatorë..

* * ^

BAJU AMERIKË !

Amerikë oj e mira bi’
merri qunat e qoj në shpi
shum ma t’fortë jemi kanë pa ty
njani tjetrin e kemi kqyrë n’sy
Prej se erdhe ti Amerikë
njani tjetrit i kemi frikë…
Nji plak i vjetër,
kalit t’vet i kish pas thanë
Kceva lumin,
tash s’po m’vyen,
ta qifsha at nanë!
Nuk e ke ditë
ti Amerike,
sa të duem
kur kemi frikë…

* * *

KOSOVA IME

E vogël
e shtrydhun
me lecka
n’pampersa
n ‘vorfni
me njerz t’
hupt
po njerztë e mi
e perbuzun
e shame
e ndotun
n’tokë e n’qiell
e due,
se nja e kam
nuk kam
ma t’mirë!