(Përgjigje për një shqiptar anonim, që shan Perëndimin…)
Arben Çokaj
Serbët, grekët dhe shqiptarët…
Moisi Golemi unë nuk po them se serbët janë më superiorë se ne, po e thua ti. Unë po them me fjalë tjera, se nuk duhet që ne ta injorojmë realitetin, armiqtë tanë. Ushtarakisht dhe nga pikëpamja e organizimit si shtet, serbët janë më të fuqishëm se ne, edhe sot, edhe nëse ne të gjithë shqiptarët bëhemi bashkë. Ku e kemi ushtrinë ne, më thuaj? (Ndonjë modernist turqeli shqiptar thonë me siguri: “ka luajë mendsh ky, dashka edhe ushtri!” Kaq e pjerdhur është shoqëria jonë! E ne duhet ta pranojmë.) Mirë që Shqipëria është në NATO dhe uroj të kemi mend dhe të forcohemi, se nuk i kemi punët mirë fare. Urrejtja jote apo e jona, për serbët, grekët etj. nuk mjafton për t’i mposhtur ata. Duhet ne të përgatitemi, të kemi ekonominë, ushtrinë, shkollimin etj. etj. më mirë se serbët e se fqinjët tjerë, pastaj të flasim, prapë për realitetin. Tani unë me hollësi nuk e njoh Serbinë, por di se Greqia ka psh. 80 avionë F16 dhe po jep tani 1,2 miliardë dollarë, po ia blen Amerikës pajisjet që duhen, për t’i pajisur avionët F16 me teknologjinë e F35-ve. Ne kemi sa të duash B52, me ujë pusi, që i bën reklamë Ermal Mamaqi…
Tani ne nuk e kemi asnjë F16. Kush e ka ushtrinë më të fortë, ne apo grekët? Greqia e vogël, ka tanke panser gjermanë, në numër më shumë edhe se Franca. Tani ti më thuaj, kush e ka ushtrinë më të fortë? Pse kemi humbur ne shqiptarët dhe vazhdojmë të humbim? Sepse Greqia duke i blerë pajisje ushtarake Amerikës, i ka mrrëdhëniet më të forta me ta, se ne. Greqia tregon se i di punët më mirë se ne, dhe shtetet e tjera, si Amerika e Gjermania mendojnë se ajo po bën ashtu siç bëjnë ata vetë, për mbrojtjen e vendit – pra e respektojnë Greqinë më shumë se ne. Ne sillemi ende si lypsarë para tyre… lypsarë e sharës… Parimisht, për të ekzistuar një shtet, duhet pra të sigurojë si fillim mbrojtjen e jashtme, pra ushtrinë, dhe mbrojtjen e brendëshme, policinë dhe organet e sigurisë. Këto koncepte ka shekuj që janë formuar në shtetet Perëndimore. Ne ende sillemi si loqe, “na mbron NATO” – themi. Kujtojmë se e drejta jonë mbi tokën tonë mjafton për t’u mbrojtur, por jo. Se vjen tjetri e të pushton… të vret e të përdhunon, siç kanë bërë edhe serbët…
Kur kemi bërë shtet funksional ne shqiptarët?
Ti a i sheh defektet që ne kemi si shoqëri? Të vetmen herë në histori që ne bëmë shtet, ishte shteti komunist. Edhe ai diktaturë, që dështoi. Por as serbët e as grekët e as turqit nuk mund ta thonin kurrë në atë kohë, atë që thonë tani dhe e kanë thënë gjithmonë se: “shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, nuk dinë të organizohen”… dhe ata, armiqtë tanë punojnë edhe për këtë, që ne të dështojmë. Unë mendoj se politikanët tanë janë më shumë hajna e pushta, se shtetformues. A kanë bërë e bëjnë diçka këta tanët? Turri i merr ashtu, e i bëjnë disa gjëra, por jo se e ndiejnë edhe aq, dmth. jo se u ha palla edhe aq atyre, për me ba shtet. Pra, vëren një papërgjegjshmëri të madhe. Se ndryshe do të kishin zhvilluar ekonominë, do të kishin futur njerëz në punë, nuk do të linin Devollët të sillnin mallra nga Serbia dhe ta furnizonin tregun e Kosovës e më gjerë, apo jo? Do prodhonim vetë ne…
Si bëhet shteti i fortë e funksional? Si Izraeli…
Tani ti shiko vetë, e vlerëso vetë. Kush është shteti më i zhvilluar në Lindjen e Mesme? A je dakord se është Izraeli? Ne me serbët jemi si Izraeli me palestinezët… Por ka një ndryshim, se izraelitët janë më të fortë se palestinezët dhe këtë nuk mund ta themi për kosovarët/shqiptarët, se janë më të fortë se serbët. Pse? Sepse ne nuk kemi as shtet, as ekonomi e as ushtri më të fortë se serbët. Kjo nuk është propagandë pro-serbe, por është realiteti kështu, që ne duhet me e pa dhe me e kuptua, për të filluar, që të forcojmë shtetin/shtetet tona shqiptare. Me ndihmën e aleatëve tanë Perëndimore. Ku është interesai evropian e amerikane me ne? Te linja ruse… Rusët me anë të serbëve synojnë sundimin e Ballkanit dhe përdorin edhe grekët, se kanë fenë njëjtë. Ne tani jemi në linjën e Perëndimit kundër rusëve – por jemi edhe muslima, e kjo po shihet se na e pengon organizimin si duhet. Ne nuk po e kuptojmë si duhet këtë, se nuk ia vëmë mendjen punëve, po sillemi si qaramanë. “Na mbroni, na mbani me bukë, etj. etj. e nëse nuk na mbani mirë, ne u shajmë…” – i themi Perëndimit. Kjo nuk shkon. Ne duhet të rritemi, të fillojmë të mbajmë veten. Të bëjmë shtete funksionale… A më kupton?
Krahasimi me Izraelin, ai ka 20-22 mijë km. katrore, dhe mban aty 8.3 milion banorë. Kushdo që rrezikohet në botë nga izraelitët, shtet i Izraelit e merr në mbrojtje dhe i krijon mundësi që të kthehet në Izrael, ku e mban me të mirat e duhura, deri sa ai ose familja e tij të integrohet. Dhe nuk ka izraelit/izraelite që nuk e ka detyrim të kryejë 2 vjet ushtri për Izraelin… Territori është më i keq se ky që kemi ne shqiptarët nën zotërim. Ne kemi gati 40 mijë km. katrore me Kosovën, e 50 mijë km. katrore me shqiptarët e Maqedonisë, dhe nuk mund t’i mbajmë as 4-5 milion banorë, se të gjithë synojnë Perëndimin, pasi nuk mund ta sigurojnë jetën këtu. A e shikon ndryshimin tani?! Zhvillimi më i madh se tjerët, tregon superioritet, jo fjalët… veprat.
Avancimi kulturor tregon cilësitë e mira të racës sonë…
Ne kemi disa këngëtare të mira tani, me reputacion e njohje ndërkomnbëtare. Si Rita Pereira, Dua Lipa, Era Istrefi, e Bebe Rexha. Por nëse në këtë fushë të kulturës kemi shkëlqyer, kjo tregon se kur ne kemi liri, nxjerrim në dritë tiparet tona të mira dhe të një cilësie të lartë. Por na mbyti islami e eZani, turku e arabi, kultura inferiore që vjen nga raca e mesme turke e nga raca e ulët beduine-arabe.
Disa nga cilësitë e racave të larta…
Ne si origjinë jemi racë e lartë indo-evropiane, e racat e larta kanë këto karakteristika:
1. janë të mirë-organizuar,
2. janë të saktë,
3. mësojnë nga përvoja,
4. dinë të nxjerrin liderë,
5. i respektojnë liderët e tyre,
6. liderët e popullit e respektojnë popullin e vet, etj. etj.
Tani ti shikoje shoqërinë shqiptare, a ngjan me këto përshkrimet, që të thashë këtu? Unë them se jo.
Disa nga cilësitë e racave të ulëta e të mesne … dhe shembja e shqiptarëve…
Unë them se shqiptarët ngjajnë sot me racat e mesme të ulëta, që shohin me madhështi orientin, kulturën inferiore të racave të mesme të ulëta turko-arabe, dhe i bien sa munden vlerave të larta të racës së vet. Gustave Le Bon – një filozof i njohur francez, te libri i tij “Psikologjia e raave dhe turmave” shkruan se: “racat e ulëta ose turmat nuk dinë të organizohen mirë, nuk janë të sakta, (flasin badihava, pa saktësi), nuk mësojnë nga përvoja, nuk dinë të nxjerrin liderë, dhe kur i nxjerrin liderë, i shajnë ata. Liderët e tyre nuk dinë të respektojnë turmën nga kanë dalë… etj. etj. Tani ti më thuaj, a duket sikur edhe shqiptarër e bëjnë këtë? Jo, po kot thashë?!
Po atëherë si erdhëm ne nga racë e lartë indo-evropiane, e ngjashme me gjermanët, t’i kemi këto cilësi të racave të ulëta e të mesme, këto defekte shoqërore në organizim e zhvillim? Nga shembja. Pushtimi osman, islamizimi, na ka shembur keq. Si dhe përzierja e racës. Gjatë pushtimit të gjatë turk, ka patur edhe një numër kolonësh të ardhur nga Anadolli, që na e kanë përzier racën. Edhe pse ata ndihen shqiptarë dhe nuk deklarohen turq në shumë raste, ndjenjën e brendëshme, konstruktin psikik të tyre e kanë turqeli. Kështu e kanë edhe një pjesë e muslimanëve të shembur shqiptarë, pavarësisht origjinës. E nga teneqja nuk mundesh bre burrë të pretendosh se po prodhon ar! Vetëm me alkimi bëhet kjo! Ky është pra problemi që kemi…
Por si dalim pra, nga kjo gjendje?
Duke ulur ndikimin fetar si fillim dhe promovuar vlerat kombëtare. Se ne na dominon islami dhe çirret eZani me altoparlante. Duke e orientuar shoqërinë tonë racionalisht e me vetëdije drejt dijes e shkollimit, punës e prodhimit, mentalitetit të biznesit dhe jo të disfatës e të qaramanllëkut… Vetëm kështu, gradualisht e me një orientim nga qëllimi, duke synuar ta arrijmë qëllimin, mund të dalim nga kjo gjendje. Por si shoqëri, ne ende nuk e kemi nisur rrugën drejt qëllimit ashtu si duhet! Po na humbet rruga në oborr…