Ylli i futbollit bashkëkohor të Kosovës, Fadil Vokrri u bë rituali i fluiditetit dhe elegancës…

0
970

Nga Skënder MULLIQI

Eshte detyrë e jona njerëzore, humane e patriotike që të shkruajmë dhe t’i përkujtojmë njerëzit meritor të kombit, njerëzit që kanë sakrifukuar për shtetin dhe kombin e vet. Aq me vështirë është kur ndodhin vdekje të papritura, siç na tronditi të gjithëve vdekja në moshë relativisht të re, të legjendes së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit. Shumë e kam adhuruar këtë fitbollist, ndër më cilësorët në historinë e futbollit shqiptar. Ishte një futbollist, i cili i kënaqi futbolldashësit më driblingjet e bukura, më golat e shënuara, të cilat nuk do të harrohen kurrë. Ishin këto kohët e arta të futbollit të Kosovës, edhe pse në kushte të okupimit nga serbosllavët.

Për Fadil Vokrrin ka njeriu çka të shkruan, së doli nga gjiri i popullit një yll, i cili nuk shuhet kurrë. La pas veti ndeshje të paharruara, la kujtime të bukura për të gjithë ata të cilet e njihen për afer, la mbresa të pashlyra të një futbollisti cilësor, dhe të një njëriu, i cili tërë jetën ja kushtoi afirimimit të futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Vokrri na la amanete dhe porosi së si duhet dashur atdheu dhe kombi përmës sportit. Ai dhe shumë sportsitë tanë në botë janë bër shembulli më i mirë së si luftohet për ideale të larta kombëtare.

Fadil Vokrri iku nga kjo botë duke lënë lavdinë dhe krenarinë e një sportisti të mirfilltë, të një njeriu të dashur, të një njeriu i cili bëri shumë për futbollin dhe sportin përgjithësisht. Vokrri ishte dhe mbeti vlerë kombëtare, i paharruar jo vetëm për gjeneratën, që i takoj por edhe për brezat që po vijnë. Ai ka lindur për t’u bërë futbollist më nam, ka lindur për të mbetur në histori si sportist dhe njeri shëmbullor. Fadil Vokrri ka lindur për të mos vdekur kurrë. Fadil Vokrri është shumë i madh në futbollin shqiptar.

Shkalla e përformancës së Vokrrit kishte arritur nivelin e një futbollisti të përmasave evropiane. Ai shënonte pothuaj në çdo ndeshje që luajti. Për të arritur statusin e mitit, si një lojtar futbolli është shumë e vështirë, sepse kulmi i performancës është përgjithësisht e shkurtër – vetëm pak lojtarë përformojnë në topin e lojës. Në mënyrë të pabesueshme, Vokrri përformoi në stilin e niveleve të larta për shumë vite, duke shënuar edhe shumë gola. Ylli i futbollit bashkëkohor të Kosovës, Fadil Vokrri u bë rituali i fluiditetit dhe elegancës. Në kohën e Vokrrit shqiptarët e konceptonin futbollin si fantazi…