Tregim nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”
Për dijeninë e lexuesve me vullnet të aftësuar që tregimet e librave të mia i kanë pëlqyer.
Lexuesit e nderuar të kulturuar më kanë obliguar për të falenderuar stafin e gazetarëve mendimtarë vizionarë të admiruar, guximtarë krenarë të betuar për të drejtën, të vërtetën, që tregimet e mrekullueshme të dobishme për jetën njerëzore i kanë botuar në faqet e gazetës shembullore, në Shkodrën e Rozafës Arbnore.
SALI LEKA
Shkodra e Rozafinës Arianiko-Kristianike, Albanezo-Ilirike e larta, e bardha në trevat Ballkanike deri në Moldavinë Sllavo-Ukrainike.
Në Tiranë ka dyzina me gazeta dhe mbushin kioska, televizione dhe vitrina, por shumica e tyre nuk janë të pastra as të dobishme shembullore, por të pista llumzhore. Botojnë çdo ditë gënjeshtra, trillime dhe sajime kashtore me lëvozhga dhe shtrembërime monstruoze, shumë të dëmshme për jetën humano-paqësore të popullit shqiptar i shumë vuajtur, i drobitur, i rraskapitur me vite dhe dekada nga ingranazhet makabre të klikave mizore uzurpatore, gjakatare zuzare, por nuk janë demaskuar, as nuk demaskohen nga literatura gazetareske artistike mediatike, që as janë bërë, as bëhen publike kombëtare, por kanë mbetur skurrike langare.
Duke u mbajtur në këmbë me fonde monetare grabitqare dhe jo nga e drejta e vërteta ashiqare eposike Hyjnore Teuratike.
E theksoj dhe do ta theksoj: Ata gazetarë artistikë mediatikë që botojnë në faqet e gazetave, tregime me fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta me demaskime të drejta për të ligat, padrejtësitë e mbushura me kërdi dhe batërdi, që i kanë bërë mizoristët antihumanistë obskurantistë të lehebizuar dhe të vahabizuar.
E theksoj me iradin ilmin: Këta gazetarë janë dhe do të jenë guximtarë krenarë viganikë kreshnikë dhe mendimtarë vizionarë eposikë të admiruar, janë dhe do të jenë profetë, korifej dhe hasretë të shekullit XXI dhe XXII-të.
Gashtë lexues dy të njohur dhe katër të panjohur më telefonuan dhe më kërkuan me u takuar për të biseduar. I falenderova dhe u premtova: U takuam në lokalin “FLLADI KLIMATIK” në periferi të Tiranës vend me peisazh piktoresk natyral, dhe imazh të shkëlqyer historik, periferia e Tiranës me treva të mbushura me ngjarje shembullore, madhështore, Petrela, Tujani, Brrari, Zhullima, Ndroqi, Zall Herri janë perla monumentale shumë të lashta, përpara se predikonte Jakobi Hebraik, Profeti i lartësuar i Jeruzalemit subhanik.
Të gjashtë lexuesit më thanë: Kemi lexuar tregimet e tua me fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta.
“SHEKULLI NJËZET ME DJEM DHE BURRA ME VULLNET GUXIM VITALITET”
“SHTREMBALUCËT DHE GËNJESHTARUCËT E SKUTAVE TË ERRTA”
“PLENIUMI KOMUNIST I MASAKRAVE TË PAMËSHIRSHME”
“ME EUROPEN ISHIM JEMI DHE DO TË JEMI”
“PROTESTA E KATËRQIND QEFLINJVE 26 MAJ 2018“
Duam me të pyetur Sali Leka, si është e mundur që ti Sali ish i burgosur politik, shkrimtarë dhe poet antikomunist i betuar, keni lavdëruar shumë Edi Ramën dhe partinë socialiste trashëgimtare e partisë komuniste enveriste.
Kurse Lul Basha thotë: “Edi Rama, i lidhur me krimin, drogën, korrupsionin, ta rrëzojmë me protesta dhe demostrata. 28 Qershori 2018 Edi Ramën duhet ta gjejë të rrëzuar, të shtrirë për tokë në gropë.
Pse nuk del në demostrata Sali Leka, krah për krah me Lul Bashën për të protestuar që mos të ketë negociata me Parlamentin e Bashkimit Europian me 28 qershor.
Si mund të shkohet në Europën demokratike me krimin, korrupsionin dhe drogën trafike të Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafaj dhe vëllait Agron Xhafaj?
Edhe unë lexuesve kureshtarë u fola, u tregova: Djem dhe burra trima kreshnikë ka Shqipëria dhe Parlamenti i Bashkimit Europian, që janë deputetë në Bruksel. Këta deputetë guximtarë mendimtarë vizionarë, as frikësohen, as prapsohen, nga trafikantët kriminelët e Edi Ramës, Fatmir Xhafaj dhe Agron Xhafaj, ashtu si frikësohet prapsohet, përpëlitet, zhgarravitet, lodhet, djersitet nëpër demostrata Luluci pedeist.
Me ulurimat nëpër demostrata të Lulit, Shqipëria dhe demokracia janë në rrezik nga trafikanti i madh Agron Xhafaj dhe Europa nuk hap negociata me qeverinë Edi Rama, qeveria e krimit.
Me këto ulurima Luli ka vetëdemaskuar politikën e tij, ka turpëruar prestigjin e pedeizmit dhe leseizmit.
Ato tani nuk janë më parti moderniste konkuruese për drejtësi, progres dhe demokraci, por janë dy grupime skurriste, pa mendim, as vizion, duke mos kuptuar, se hapja e negociatave me Parlamentin Europian fundos krimin, korrupsionin dhe trafikantin e madh Agron Xhafaj, për arsye se: Europa e bashkuar demokratike ka forcë të madhe politike, ekonomike dhe ushtarake strategjike, për të burgosur edhe dy milion trafikantë droge si Agron Xhafaj, që është i fundit i të humburve.
Luluci pedeuci jep çdo ditë ultimatume trimërie nëpër studiot televizive: “Ngrihuni qytetarë Shqiptarë nëpër barrikada dhe protesta, digjni zyrat e socialistëve të Edi Ramës, shponi gomat e makinave që i kanë blerë me lekët e drogës”.
Lulku pedeist as din, as kupton, që Europa e zhvilluar pasanike, ka fonde monetare kolosale dhe zyrat e qeverisë, Edi Rama i ndërton më të mira, i mbush me orendi dhe makina të markave të reja.
Parlamenti i Bashkimit Europian në Bruksel, nuk bëhet fukara nga shkretimi dhe përvëlimi pedeist në Tiranë në agimin e ditës 28 qershor 2018, dita e fillimit të negociatave me Shqipërinë.
E pse? Sepse Parlamenti i Brukselit nuk është maskara, as koprrac shtrengaluc, as antishqiptar reziluck, por ishte dhe është pasanik bujarë humanist, dashamirës liberalist i popullit shqiptarë. Parlamenti Europian e ka dashur popullin shqiptarë edhe në kohën e skëterrit, kur sundonte Enver Hoxha dhe Ramiz Alia me klikën e tyre mizore uzurpatore.
Enveri madh dhe Ramizi sot nuk jetojnë, por veprojnë enverick dhe ramizick të veckët, kercuck të egërsuar me qeverinë Edi Rama që në këto pesë vite ka bërë ndryshime rrënjësore në Vetingun për drejtësinë. Ka larguar nga sistemi juridik prokurorët dhe gjygjtarët e korruptuar të kriminalizuar. Disa nga këta prokurorë dhe gjygjtarë të përjashtuar nga drejtësia ligjore juridike ishin kapo bandash të kusarizmit dhe kriminalizimit, por nuk janë demaskuar nga asnjë organ artistik publik, as television mediatik.
Përballë këtij llumzhumi katran skurrik qeveria Edi Rama ka realizuar dhe do të realizojë reforma madhështore shembullore të dobishme për jetën njerëzore paqësore të popullit shqiptarë mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë.
Kurse Lucku pedeucku, do të vazhdojë me firomën e demostratave, por kurrë nuk do ta errësojë jehonën e negociatave, e shumëpritur, që parlamenti Brukselit e ka vendosur fillimin e negociatave dhe nuk e kthen, nuk e prapëson nga frika e kriminelëve me poture dhe ushkure, që i sajon Lucka në karrikatura të pështirosura.
Parlamenti i Bashkimit Europian nuk frikësohet nga revoltat regresive as nga demostratat langare negative, as nga masakrat dhe krimet mizore të klikave uzurpatore antidemokratike antipopullore.
Parlamenti demokratik i Brukselit nuk frikësohet as nga zemërimi qytëtarë i popullit shqiptarë, ashtu si gënjen, shpif, trillon dhe shtrembëron Luli i pispillosur i kapërdisur nëpër studio televizive.
Populli shqiptar nuk e ka në gjak zemërimin, as rebelimin, as shkretimin e Atdheut të Skënderbeut, as krimin dhe tmerrin e obskurantimit, as të sketërrimit monstruozist por ka dy vjet që don me ja injektuar medoemos Luli, që nuk ka as gjethe, as kokrra, por zbraz çdo ditë, proçka, dokrra, broçkulla, gelbocka.
Të nderuar gazetarë të talentuar që botoni fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta.
Të nderuar lexues të kulturuar që i lexoni bashkëbisedoni me njëri-tjetrin i komentoni sipas mendimit dhe vizionit që keni, unë sot po e ndërpres bashkëbisedimin, por u premtoj: Do ta vazhdoj ditë tjetër në tregimin e titulluar: “SERENATA KORÇARE DHE SHAMATA LANGARE E DEMOSTRATAVE”:
Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Shkrimtar dhe poet lirik erotik dhe eposik vital viganik, ish i burgosur politik, si antikomunist dhe antimizorist i betuar.
I përndjekur, i diskriminuar, i përsekutuar egërsisht dhe tmerrësisht nga ingranazhet e klikës antihumaniste monstruoziste enveriste ramiziste, por i pa dëshpëruar, i pa depresionuar, i pa frikësuar, i pa prapësuar për drejtësi, progres dhe demokraci.
Për zhvillimin dhe modernizim të Shqipërisë që në ato vite të mizorizmit quhej socialiste.
NJOFTIM ME OBLIGIM DHE BETIM SUBLIM
Bashkë me shokët e mi me 25 qershor 2018, do të festojmë me gëzim dhe admirim, një vjetorin e ditës fitimtare triumfatore të popullit Shqiptarë. Do të këndojmë për dymbëdhjetë mujorin e reformave kryesore shembullore të dobishme për jetën njerëzore.
Ata që nuk do të festojnë, as do të këndojnë janë spekullantët, injorantët, intrigantët dhe fallsifikatorët sharlatanistë monstruozistë.
Kurse langarët, zuzarët obskurantistë, gënjështarët, kusarët dhe shtrembalarët skurrikistë do të rrënkojnë dhe vajtojnë. Se nuk e kanë në shpirt dhe zëmër gëzimin dhe admirimin, vullnetin dhe vitalitetin për të kënduar dhe jetuar me harmoni.
Populli shqiptarë mendimtarë vizionarë por edhe durimtarë krenarë nga viti 1944 deri në vitin 1990 ka përtypur diktaturën më të tmerrshme mizore, por fatkeqësisht nga viti 1993 deri në vitin 2013, përtypi katrahurën e llahtarshme antinjerëzore.
Në 26 qershor 2018 do të kujtoj me nderim 45 vjetorin e pleniumit komunist i masakrave të pamëshirshme.
26 qershor 1973, pleniumi i byrosë politike enveriste ramiziste masakrojë korifejtë e admiruar të kulturës kombëtare, liberaliste, moderniste, por i burgosi, i përsekutoi egërsisht të njohurit dhe shokët e mi shkrimtarë dhe dramaturgë të talentuar, Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Piro Kuqi, Fatbardha Spahiu. Do ta kujtoj me obligim me shkrimtarët që jetojnë dhe me familjet e atyre që nuk jetojnë.
Në 27 qershor do të kujtoj një eveniment të paharruar me ngjarje dhe episode mahnitëse që do ti shkruaj në një tregim tjetër ekskluziv.
Unë jam i mbushur me evenimente jetësore që nuk harrohen por kujtohen dhe admirohen nga ata njerëz të kulturuar, që kanë kaluar peripeci dhe kushtrim me vullnet dhe guxim.
Ky tregim është filozofik ilminik dhe e kuptojnë ata njerëz që janë mendimtarë vizionarë. Kurse ata persona që janë obskurantë edhe sikur ta lexojnë dyqind herë nuk kanë për ta kuptuar asnjëherë.
Tiranë, qershor 2018