EDHE KJO QUHET VENDLINDJE !!!
Shkruan Rrahman Hyseni
Pas verifikimeve, analizave me gjitha subjektet që veprojnë në Medvegjë dhe ato që mirren me çështje të Vendlindjes;
– Klubi i Vendlindes “TROJET”
– PVD, Dega në Medvegje
– PD dhe G. Q. në Medvegje…
Personalitete dhe Intelektual që ende kan në vëmendje Vendlindjen…
Gjithashtu jemi konsultua edhe me Fondin Hamanitar për Preshevë, Bujanovc, Medvegjë dhe i kemi ftue edhe nga Shoqata Humanitare Medvegje, ku ende nuk kemi përgjigjëje.
Gjitha këto Subjekte (përveç Shoq. Medvegja) janë të një mendimi që me çdo kusht të mobilizohemi që në dimnin e ardhshëm kjo Familje të ket të zgjidhur çështjen e banimit.
Nisur nga kjo Fondi Humanitar për Medvegje në Mbledhjen e mbajtur në Fully me 02.06.2018 vendos që kët Iniciativë ta bënë Publike, duke ju drejtuar të gjithë Bashkvendasve në rend të parë, por edhe gjith Opinjonit Shqiptar dhe më gjër.
Diaspora Medvegjase ka dhanë kontribut të konsiderueshëm për të gjitha Trevat Shqiptare,nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova (pjesa më e madhe) dhe tani kemi rastin që ta ndihmojmë një Familje Pesë Antarshe, në gjendje të mjerueshme, ku Tre fëmijt e saj e mbajnë një Shkollë (Paralele) të hapur në gjuhën Shqipe.
Medvegja ndihmohet vetëm nëse i ndihmojmë Familjet që ende janë duke qëndruar aty edhe pse me qindra e mija vuajtje, skamje, mungesa dhe nëpërkambje, prandaj nuk mundë të ket asnjë ARSYETIM, që një Medvegjas mos ti përgjigjet këti Aksioni, qoftë edhe me vlerën e një Pakoje Cigaresh apo një Kafe.
Regjistri do të mbahet për të gjith Personat që do ti kontaktojmë dhe në fund do të publikohet shuma Totale e Grumbulluar si dhe ata që kan Kontribue dhe ata që nuk i jan bashkue kësaj Iniciative.
Me shpresë se shum shpejt do ta përmbyllim kët Projekt dhe që gjitha Subjektet, Parti Politike Klube dhe Shoqata të jemi sbashku në Medvegje në Ditën kur zyrtarisht kjo Familje të vendoset në Shtëpinë e re.
Njëherit të jet një moment kthese dhe bashkveprimi i të gjith Faktorve që në Program, mendje dhe zemër e kan Vendlindjen.
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar