“GJUHA GJENDER”. RISI APO?!

0
1123

AV. XHABIR ZEJNUNI

Sot, zhvillimi i vrullshëm i shoqërisë në fusha të ndryshme, sjellë edhe krijimin e fjalëve të reja, të cilat i përkojnë këtij zhvillimi. Dihet tashmë se fjala edhe gjuha kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri. Ky ndikim, mund të jetë krijues, por edhe shkatërrues.

Edhe “PROBLEMI I GJINISË”, ka sjellur si rrjedhojë lindjen e fjalëve të reja, që i përkojnë këtij problemi të “ri”. Më saktë, ndodhemi para krijimit të një “gjuhe të re” (neolingua), sipas modelit të përshkruar edhe në librin profetik të George Orwell “1984”.

Propaganda GENDER (gjinia) po tregohet shumë e aftë, pasi falë mjeteve të fuqishme në dispozicionin e saj – si MEDIA, POLITIKA dhe FINANCIMET me bollëk – po krijon fjalë të reja, që i përshtaten qëllimit të saj për të zëvendësuar fjalët tradicionale, të cilat konsiderohen tashmë të vjetëruara ose homofobike.

Përhapja e një gjuhe të tillë, varet jo vetëm nga tre faktorët e përmendur më lart, por edhe nga ndikimi emotiv dhe aftësia për të ndikuar në publikun e painteresuar (që janë shumica!), i cili jo për fajin e tij bëhet (ose detyrohet!) një pjesëmarrës aktiv/pasiv në diskutime të tilla.

Duke qenë se ideologjia gender (gjinia) ka një shikim tepër të “veçantë” për natyrën njerëzore, ky fakt përbën një shkak që ajo të verë dorë në gjuhën e përditshme për ta përshtatur atë sipas nevojave të saj. Kështu, kemi fjalën “gjini” në vend të fjalës “seks”; fjalën “gay” në vend të fjalës “pederast”; fjalën “trans-gjender” (që tregon një person që “udhëton” nga një seks në tjetrin) që ka zëvendësuar me “sukses të madh” fjalën e vjetër “trans-seksual”.

Edhe fjalës së vjetër “heteroseksual”, po i vjen fundi “i tmerrshëm”, duke e zëvendësuar me fjalën “çis-gender” (personi, ku karakteristikat seksuale të lindjes së tij “përkojnë” me gjininë natyrale).

Kështu po ndodh edhe me fjalët “nënë” dhe “baba” të zëvendësuara me fjalët “prindi 1” dhe “prindi 2”; “burri” ose “gruaja” të zëvendësuara me fjalët “partneri” ose “partnerja”; “djali” ose “vajza” të zëvendësuara me fjalën “fëmija”, etj.

Të krijohet ideja se në situatën e re (artificiale!) ku ndodhemi, sikur është bota reale ajo që duhet t’i përshtatet fjalëve të reja të krijuara dhe t’i përdorë ato duke përjashtuar fjalët e mëparshme tradicionale dhe natyrale. Duke i përsëritur vazhdimisht këto fjalë të reja, duket se kthimi në fjalët e mëparshme është i pamundur, pasi ato fjalë konsiderohen tashmë paragjykuese dhe ofenduese për disa persona të interesuar (in)direkt.

Ky realitet i ri, ka lidhje edhe me mosformimin semantik të një publiku të papërgatitur që studjon fare pak (ose nuk studjon aspak!), i cili sjell si pasojë imponimin e një gjuhe të re, por të shkëputur nga realiteti i përditshëm. Zëvendësimi i fjalëve, nuk ka vetëm karakter gjuhësor, por ka qëllim kryesor kontrollin e këtyre fjalëve për të transformuar mendjen njerëzore, në mënyrë që të bëhet kështu i mundshëm formulimi i koncepteve të reja, që në të shkuarën ishin të ndaluara.

Duhet pohuar se kjo “gjuhë e re”, po impohohet me dhunë në leksikun e përditshëm komunikues. Duhet pohuar se ky fakt tregon forcën shumë të madhe të LGBT-ve sot, të cilët nga ana tjetër nuk kuptohet se përse ankohen si të getizuar, të diskriminuar apo të emargjinalizuar.

Kush guxon të përdorë gjuhën tradicionale, demonizohet menjëherë. Rasti më i fundit, i referohet ministrit të ri Italian të familjes Lorenzo Fontana, i cili guxoi të deklarojë se “Një fëmijë lind nga një nënë dhe një baba” dhe se “Të vetmit që duhet të kenë fjalën mbi edukimin e fëmijëve, janë vetëm nëna dhe babai”. Hapu qiell. Gazeta “Corriere della sera” e konsideroi këtë deklaratë “Shumë të fortë dhe preokupuese”. Të njëjtin ritëm sulmi, mbajtën edhe gazetat e tjera të majta, dhe eksponentët politikë majtistë. Pa përjashtuar edhe të interesuarit “direktë”: LGBT-të!

Sipas “gjuhës gender” të LGBT-ve, ministri Lorenzo Fontana duhej të deklaronte se “Një fëmijë lind nga prindi 1 dhe prindi 2” dhe “Të vetmit që duhet të kenë fjalën në edukimin e fëmijëve, janë vetëm prindi 1 dhe prindi 2” (!!!).

Por, akoma nuk dihet nëse hapat “gjigandë” që ka bërë “gjuha e re” gender, do shoqërohen edhe me ndryshimet thelbësore dhe formale përkatëse (…)!

Kjo që po ndodh sot, do ketë pasoja të rënda, të cilat nuk do vonojnë që të shihen dhe vuhen tragjikisht nga të gjithë. Dhe pa përjashtuar askënd. Natyra duron deri në një pikë ndërhyrjen ndaj saj. Por, kur arrin një fazë KRITIKE, kjo natyrë rebelohet në mënyrën më të natyrshme për të stabilizuar gjenezën dhe pastërtinë e saj (…)!

Shënim: Gjender vjen ngq fjala angleze gender = gjini.