Si shihet atdheu nga larg
Eliza Hoxha, populli shqiptar dhe serb në vitin 1999, janë ndarë njëherë e përgjithmonë. Beogradi është qytet i huaj dhe në dritën e kronikave historike të kohës, shqiptarët në këtë qytet shkonin vetëm si sharraxhi (term i Esad Mekulit) dhe, ata ishin në shkallën më të ulët të denigrimit (shiftari-term i shkinisë me përbuzje, -nënvizimi im).
Eliza Hoxha në një intërvistë ekskluzive për gazetën “Danas” thekson se si ajo paskësh shëtitur lirshëm nëpër Beograd dhe e sigurt(!), por artistja shqiptare e Kosovës na e zbardhi fytyrën me qëndrimin e saj heroik para policisë serbe në Merdare, që nuk ia lanë disa nga krijimet e saj artistike për djelmeninë shqiptare të Kosovës (UÇK), që u bënë Lulet e Lirisë dhe të Pavarësisë të shtetit tonë të shpalosen në Beograd, kur regjimi më barbar në shekullin e kaluar i Millosheviqit bënte projektin shfarosës dhe për tokën e djegur të Kosovës!
Eliza Hoxha nisi në Beograd mesazhin artistik se populli shqiptar dhe shteti i Kosovës kanë vlerat njerëzore e kombëtare si popull i lashtë e fisnikë që di të participojë këto vlera me të tjerët. Eliza Hoxha e fitoi “betejën” me artin e saj sublim në Beograd dhe populli serb le të gjykojë orët e krimeve barbare e fashiste ndaj popullit shqiptar në tokën e vet jallane të Kosovës!
S.K.
Çikago, 2 qershor 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]