PROTESTA E KATËRQIND QEFLIJVE

0
528

26 MAJ 2018

Tregim nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE“
Për dijeni të djemve dhe burrave, vajzave dhe grave qejflije, dhe nazelije sarhoshe.

SALI LEKA

Unë jam shumë qejfli dhe nazeli sarhosh i madh alegorik. Çdo ditë ulem në lokal dhe mejhane, me tavolinën mbush me kafe, meze dhe raki rrushi, mani, thane, qershije. Bashkë me shokët e mi me tregime satirike humoristike me këngë lirike eposike dhe duke shkruar poezi dashurie:

Mos i tund cicat moj kodoshe
Se kodosh jam vetë
Shumë të due moj sarhoshe
Me kimet e për jetë
Me cicat mbulue
Mbaj e ruaj për mue
Mos hajde qoshe m´qoshe
Se të thonë: Sa fort i joshe
Po drejt e për drejt në gjoksin tim
Me ilmin, afsh e admirim
Me ty sarhoshe deri në përjetësi
Bashkë të dy buz m´buz e gji m´gji

Unë nuk kam lokal as dyqan, por kanë njëzet e pesë shokët e mi fisnikë të admiruar dhe pasanikë të merituar. Kanë nga dy lokale dhe dy dyqane me produkte ushqimore dhe industriale.
Unë këmbë mbi këmbë me iradin kërcim, qejf e valle.
Me shumë gëzim me çmime të ulëta, me taksa të ulëta.

Po, po shumë të ulëta. Edhe të ujit edhe të dritave elektrike, janë ulur mbas vitit 2013.
Taksat i ka ulur qeveria Edi Rama, por ata që kanë nga katër lokale, nga katër dyqane dhe taksat përpara vitit 2013, nuk i kanë paguar, por i kanë fshehur, vjedhur, grabitur, ulurasin nëpër gjashtë studio televizive të Tiranës. Ulurasin, gumzhisin, llomotisin, lotojnë, rrënkojnë: “o bobo vajmedet sa keq jemi. Po na vjedh Edi Rama me qeverinë e krimit, të drogës, të korrupsionit.

Edi Rama me taksa të ngritura sa mali Dajtit” ka ngritur çmimin e ujit e dhe të dritave deri lart në Korab, Gjallicë e Shkelzen. Na ka varfëruar Edi Rama, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj me vëllain trafikant droge.

Neve jemi hallexhinj
Nuk jemi qejflinj
Nuk kemi bukë të hamë
Do ta kredhim Ramën në Lanë
Do ta rrëzojmë nga kolltuku
Do ta shtrojmë në kaush ulluku

Kurse unë nuk dal për të folur në televizionet e Tiranës, por i shoh, i dëgjoj, duke pirë raki me këngë dhe poezi në lokalin e Aromës
Si qejfli, dhe nazeli sarhosh i madh që jam, pi verë me fuçi dhe raki me dimxhan.

Jam pijanec, por nuk jam zgërdhec.
Jam kodosh sarhosh, por nuk jam gelboc kosh
Kur nisem nuk pushoj por ec e ec.
Dal në Krujë, Kurbin e ndaloj pak në Orosh
Me 26 maj 2018, piva e piva, por nuk u shtriva.
Bashkë me shokët e mi besnikë viganikë si diva.
Pamë në televizor katërqind qejfli të vegjel bosh.
Se qejfli dhe nazeli i madh jam i pari kodosh sarhosh.

Pashë me shokët e mi katërqind qejfli të vegjël duke qëndruar dy orë në oboriim e ministrisë të rendit publik me parrulla në duar: “Edi Rama, Fatmir Xhafa të lidhur me krimin. Neve protestojmë se duam liri me folur, me shkruar, por Edi Rama na e ka ndaluar lirinë dhe na ka detyruar me pi drogën e Saimirit dhe Fatmirit, porn eve nuk e pijmë drogën as rakinë, por duam të shpëtojmë Shqipërinë nga varfëria e madhe që e ka mbytur Edi Rama me qeverinë.

Do të protestojmë me forcë , për Shqipërinë që e duam si Europa, por Edi Rama n aka mbyllur brenda si lopa. Prandaj i tërë populli të bashkohet me protestuesit e 26 majit 2018, ta kapin qeverinë e Edi Ramës dhe ta bitisin nëpër gropa.
Kurse unë me shokët e mia themi dhe do të themi: Sot në Shqipëri hallexhiu më i madh është Albert Veliu.
Ministri i rendit publik Fatmir Xhafaj duhet ta mbrojë fort Albert Veliun se do ta vrasin, ashtu si vranë Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Kosta Trebickën, Sokol Olldashin.

E vrasin Albert Veliun që mos të vuajë si hallexhi por të rehatohet deri në pavdeksi. Ja tani si janë rehatuar A. Hajdari, G. Pashko, K. Trebicka, S. Olldashi dhe as vuajnë, as lodhen, as flasin, as shkruajnë, as dëgjojnë zhurma me kërdi, batërdi me protesta demostrata, as shijojnë biskota çokollata, akullore arenxhata të freskëta të ftohta.

Kurse raki me faqore e dimxhan as e kanë pirë, as e kanë shijuar me gojë edhe kur kanë jetuar deri sa i vranë: se nuk ishin qejfli, as nazeli sarhosh, të mëdhenj si unë dhe shokët e mi që në 26 maj 2018, për dy orë kemi pirë dy dymxhana me nga pesë litra raki. Edhe të djelën me 27 maj. Po aq raki pimë dhe dy broke me verë rrush i zi.

As katërqind protestuesit e 26 majit 2018, nuk janë qejfli e sarhosh të mëdhenj si unë, por janë qejfli e rrokosh të vegjël, pa dëshirë, pa aftësi, për qejfe e naze me ojna, isharete me lezete sarhoshe.

Të katërqind sëbashku nuk kanë pi verë, as raki, sa kam pi unë me njëzet e pesë shokë të mi. Mua më zgjodhën dollibash kryetar në ballë të parë: se jam dhe do të jem suprem qejfli, qejfli, sarhosh alem, ilmin. Kurse katërqind qejflijve të vegjël të idhnuar të dëshpëruar për hallexhiun Albert Veliun u themë dhe do tu themë: Nuk keni oreks as etje për raki, as aftësi për dashuri me gëzim e harmoni ashtu sa unë. Nuk keni vitalitet as iradet me kendua si unë.

Ku je bukuroshe ku je?
Kush të ka lind si trendafile?
Me aromë e shkëlqim deri në re
E di të ka lind për vete
Sarhoshe e bandille
Po të ka rrit për mue
Me ato isharete e marifete
Unë ashtu të due dhe do të due
Edhe si kodoshe do të dashuroj
Sa më shumë do të afroj
Do të puth do të ledhatoj
Çdo minutë nuk ndaloj
E di, e di të ka lind nëna për vete
Por ta dijsh, ta dijsh
Të ka rrit babai për mue
Të pastër kristale pa vese, as ibrete
Por vitale guximtare krenare
Edhe unë jam qelibar, fildish
Për çdo mysibet nuk jam dëshpërue
As nga të ligat zuzare langare
Ashtu si babai yt me vullnet strateg kreshnik
Edhe unë poet lirik erotik eposik viganik

Kurse Albert Veliut i fol dhe do ti fol: O Albert Veliu i ziu hallexhiu, mos u bëj vegël e ndryshkur e langarëve dhe zuzarëve skurrikë që të mbushin xhepat e palltos me video zvarranike televizive mediatike për të bërë gjurulldi, sakëlldi e llazanxhi në Tiranë e Shqipëri.
Degjo Albert Veliu dëgjo! Nëse të ka bërë padrejtësi Agron Xhafaj dhe ndonjë tjetër ngrej padi penale juridike në prokurori, direkt tëk Arta Marku.

Dhe unë do të jemë dëshmitarë përkrah teje për drejtësi, pa interes, pa kushte.
Edhe ti Albert Veliu më trego mua, interesin që ke për të larguar Fatmir Xhafaj nga funksioni i ministrit të rendit publik.
Pse nuk duron Albert, ta largojnë votuesit në vitin 2021. Pse i urren votuesit socialistë? Se ata e kanë zgjedhur Fatmir xhafaj në atë post dhe funksion public, por edhe juridik nëse ka bërë krim despotik, por nuk ka bërë as krim, as mëkat Biblik. Ministri Fatmir Xhafaj nuk mund ta komandojë prokurorin Italian, as francez, as shqiptar për të burgosur vëllain, kushëririn, mikun apo shokun.

Prandaj duro Albert Veliu duro edhe tre vjet deri në vitin 2021, ashtu si kam duruar unë dyzet vjet.
Dy poezitë lirike erotike që i kënduam me shokët e mi me 26 maj 2018, dhe i shkruam sot në këtë tregim të vërtetë, i kam shkruar dhe kënduar përpara 40 vjetësh në 1978, por nuk i botuan, në gazetë as nuk i publikuan në televizionin komunist enverist ramizist mizorist në Tiranën e uzurpuar pa liri, pa drejtësi, pa demokraci.

Kurse sot Tirana ka 16 televizione dhe 14 gazeta por spekullojnë, mashtrojnë, fallsifikojnë, shtrembërojnë, sajojnë trillojnë akoma më keq se katër redaksitë e gazetave të vitit 1978.

Sali Leka
Cel: 068 38 55 304

Shkrimtar dhe poet lirik erotik dhe eposik, ish i burgosur politik, i diskriminuar, i përsekutuar egërsisht dhe tmerrësisht nga ingranazhet e klikës mizore uzurpatore enveriste ramiziste. E pse?

Sepse isha dhe jam demokrat i betuar vital viganik, antimizorist, antianarshist, antikaotist, antikusarist, antizuzarist i pafrikësuar, guximtarë vizionarë i betuar.
Isha dhe jam ball hapur kundër ligësive, padrejtësive kërdive, batërdive shkretuese.
Isha dhe jam kundër spekullimeve fallsifikimeve, gënjeshtrave, sajimeve, trillimeve dhe shtrembërimeve skurrike që janë shtuar shumë.

Janë shtuar numri i gazetave dhe televizioneve abuziviste negativiste regresiviste, kaotiste, obskurantiste, uzurpiste të jetës paqësore humaniste të popullit shqiptar.
Kur sundonte Enveri me Ramizin në Tiranë ishin katër gazeta lumzhiste antihumaniste Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë, revista Nëntori. Tani janë shtuar gjashtë gazeta dhe gjashtë televizione me dymbëdhjetë kotece të mbushura me fallsifikime, gënjeshtra dhe shtrembërime monstruoziste.

Dy javë rresht në maj 2018, mbushën gjashtëqind faqe gazetash dhe ekranesh vizive me karroqet dhe gelboqet e Albert Veliut dhe Agron Xhafaj dy hamall zgerdall batall në portin e Vlorës, që nuk ia vlen me u fol, as mirëmëngjesbylmez.
Akoma më keq dyzet deputetë dhe dyzet zyrtarë partiakë zvarrisen mbas prapanickës Albert Veliut i paarsimuar, i pakulturuar i tëri i llumzhuar.
E ngritën Albert Veliun mbi supe sikur të ishte strategu ushtarak i Ballkanit.
Në fakt Albert Veliu është dhe do të jetë zgërdheck zhegu batak i qaramanit, vandak katran i sharlatanit.

SHËNIM EKSKLUZIV

Dy poezitë që i këndova me shokët e mi në 26 maj i kam shkruar dhe dërguar për botim në vitin 1978 koha e skëterrit mizorist, por nuk i botuan censuristët e redaksive të gazetave “Drita”, “Zëri i Rinisë” dhe revista “Nëntori“.
Poezitë secila titullin e kanë por do ti shkruaj në një tregim tjetër, bashkë me episode nga diskriminimi dhe përsekutimi i egër.

Sot theksoj: Disa nga censuristët zuzarë langaruc nuk jetojnë. Kurse ata që jetojnë ulurasin nëpër studiot televizive dhe gërhasin në redaksitë e gjashtë gazetave regresive: “Edi Rama po na rikthen diktaturën, po na rrëmben lirinë e shtypit, dhe të informacionit, po na shtyp kulturën“.

Këto fjalë të langarucëve të epokës sotme pluraliste, janë procka monstruoziste.
Sot Shqipëria ka më shumë liri njerëzore demokratike shembullore sesa Amerika dhe Franca iluministe liberaliste.
Sot në Shqipëri kanë liri pa kufi edhe zgërdalluckit, bashkë me reziluckit dhe rrangalluckit.

Tiranë, Qershor 2018.