ME EUROPËN ISHIM JEMI DHE DO TË JEMI

0
686

Me rastin e akordimit të rekomandimit nga komisioni i zgjerimit për hapjen e negociatave me parlamentin e Bashkimit Europian.
Për dijeni z. Gramoz Ruçi kryetar i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.
Dhe z. Edi Rama Kryeministri i Drejtësisë, i Progresit, i Demokracisë.

SALI LEKA

Pedeistët dhe leseistët tani që janë opozitarë bëhen trima revolucionarë dhe kërkojnë burgosjen me doemos të kriminelëve dhe kusarëve, por kur ishin pushtetarë dhe qeveritarë nuk burgosën as nuk demaskuan as kriminelë, as kusarë, as langarë zuzarë.
Bashkëbisedim me obligim me Bundestagun federal Gjerman në Berlin.
Të nderuar Michael Roth, Manuel Sarrazin dhe tërë deputetët e Atdheut Bismarkut dhe Kajzerit.
Jam i obliguar me u falenderuar për fjalët e vërteta që keni thënë: “Me Shqipërinë duhet të hapen sa më shpejt negociatat. Shqipëria ka bërë zhvillime pozitive dhe duhen shpërblyer, sidomos proçesi i rivlerësimit të gjygjsorit, Vetingu i cili është model dhe shembull për rajonin.
Negociatat do të kenë impakt pozitiv për reforma të tilla dhe ndihmesë të madhe për stabilizimin e rajonit në Ballkanin perëndimorë.
Shqipëria ka bërë progres konstruktiv dhe përparime në luftimin e krimit, korrupsionit dhe kultivimin e drogës”.
Ashtu është, të nderuar deputetë të Bundestagut Gjerman miq të betuar të popullit shqiptarë.
Me këto fjalë të vërteta, të drejta inkurajuese, dashamirëse, na keni gëzuar, vitalizuar dhe do tu tregoj disa fakte konkrete. Populli shqiptar e meriton antarësimin në Bashkimin Europian.
Europa e madhe e zhvilluar i ka detyrime popullit shqiptar. Europa e qytetëruar ka sistemuar 4.000.000 (katër milion) emigrantë Aziatikë dhe Afrikanë.
Kurse 200.000 (dyqind mijë) emigrantë shqiptarë i mban në kampe si Roma perandorake 80.000(tetëdhjetë mijë) skllevërit e Spartakut dhe 20.000(njëzet mijë) të Oknamait madh, që e vrau kur tizania tinzare mëkatare.
Fatkeqësisht edhe sot Europa e kulturuar, ka tinzarë mëkatarë, që nuk ja duan të mirën popullit shqiptarë. Këta tinzarë mëkatarë janë shumë injorantë langarë zuzarë dhe nuk kuptojnë që kurrësesi nuk zhduket kombi Arb Pallazgo Ilir i cili ashtu si Helenët, Sllavët, Rumunët dhe Sllovenët, ishte dhe është fisnik human dhe vigan eposik në Ballkan. Shqiptarët nuk janë kriminelë mafiozë, ashtu si ulurasin disa televizione në Europë dhe Tiranë.
E vërteta është se duke u trajtuar keq nëpër disa vende të Europës ka shqiptarë që frekuentojnë punë mafioze dhe notojnë në pellgun e krimeve.
Ingranazhet e shtrembura ishin në Europë, që në shekullin XX, dhe nuk i krijuan shqiptarët, tani në shekullin XXI, ashtu si qurravecen dhe jargosen katër gazeta dhe katër televizione në Tiranë që as e kanë dashur, as e duan Europën demokratike.
Ligësinë dhe egërsinë që kanë kundër Europës këto katër gazeta dhe katër televizione e zbrazin kundër popullit shqiptar që Europën kontinentale e ka dashur dhe në kohën e skëterrit mizorist komunist, kur Atdheu i Skënderbeut ishte i gozhduar me tela dhe gjëmba.
Si mund të quhen dhe të damkosen shqiptarët si kriminelë mafiozë që 45 vjet kanë jetuar të shtypur, të diskriminuar, të poshtëruar, dhe të ngarkuar mbi shpinë me rrjeta merimangash dhe lëkura urithkish vjedullash të mbushura me gëlbocka, mysibecka, broçkulla zgërdhecka.
Të nderuar deputetë të Bundestagut Prusian dhe Bavarez Gjerman.
Të nderuar Ardian Hackaj dhe Michael Martens, gazetari i kulturuar Europian.
Mos i dëgjoni ulurimat dhe ultimatumet obskurantiste të disa llumhaneve monstruoziste në Tiranë, se nuk kanë asgjë të përbashkët me Atdheun e Gjergj Kastriotit Skënderbeu i përjetësuar i Europës së lartësuar në shekuj.
Të nderuar deputetë të Bundestagut Gjerman në Berlin.
Z. Gunther Krichbaun
Z. Thorsten Frei
Bashkë me shokët e mi shkrimtarë të talentuar, intelektualë të kulturuar, specialistë të aftësuar, ish të burgosur, të internuar, të përndjekur, të përsekutuar egërsisht dhe tmerrësisht nga diktatura komuniste antidemokratike, anti Gjermane dhe anti Europiane me 17 prill 2018 u gëzuam shumë.
Po, Po u gëzuam! Na gëzoi Komisioni i Zgjerimit dhe Integrimit në Europën e Bashkuar Demokratike e zhvilluar e kulturuar e qytetëruar.
Komisioni Zgjerimit në parlamentin e Bashkimit Europian në Bruksel me anëtarët dhe funksionarët z. Johannes Hahn, z. Eduard Kukan, znj. Federika Mogherini me presidentin Jean Claude Juncker.
Vlerësojmë edhe kontributin e madh të z. Knut Fleckenstein. Në 17 prill 2018, u lodhën udhëtuan bashkë me ambasadoren e parlamentit Europian në Tiranë znj. Romana Vlahutin dhe ambasadori Amerikan Donald Lu, i cili ka mësuar me shkruar dhe folur shqip.
Të nderuar Z. Gunther Krichbaum dhe Z. Thorsten Frei ju bëjmë me dijeni si miq të betuar të popullit Gjerman, se neve Shqiptarët e shumëvuajtur 45 vjet nga masakra komuniste marksiste, falenderojmë për kontributin e madh stafin e komisionit për zgjerimin e Europës së bashkuar me drejtimin e presidentit Jean Clude Junkcer, zonja Federica Mogherini, shefe e politikës jashtme të bashkimit Europian, shumë të përkushtuar për Shqipërinë z. Johannes Hahn, Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe ambasadorja Romana Vlahutin.
Shumë të nderuar Gunther Krichbaum dhe Thersten Frei, neve të burgosurit politik demokratë të vërtetë antikomunistë akordimi i rekomandimit i komisionit zgjerimit n aka gëzuar shumë. Akoma më shumë do të gëzohemi në qershor kur parlamenti Europian do ta aprovojë antarësimin.
Bashkohuni edhe juve me gëzimin tonë.
Bashkohuni me gëzimin e pensionistëve shqiptarë që 40 vjet kanë punuar dhe jetuar duke u ushqyer me rracion dhe tullon dhe sot kanë pension minimal, por për këto mëkate antinjerëzore nuk ka faj qeveria Edi Rama.
Në Shqipëri ka të burgosur politik që kanë vuajtur nga shtatë deri dymbëdhjetë vjet burg muzg skëterr, se folën dy fjalë të mira për Gjermaninë e Bismarkut dhe të Kajzerit.
Neve që jetojmë deri në vitin 2013, jemi lodhur, rraskapitur, stërmunduar për të drejtat tona nëpër organet e shtetit. Aq shumë ishin ngulur padrejtësia, shtrembërimet, fallsifikimet dhe zhgarravinat e dosjeve kriminale mizoriste.
Tani gjëndja jonë ka ndryshuar është përmirësuar besimi i popullit tek qeveria Edi Rama është forcuar dhe nuk thyhet me bllokada dhe protesta zuzare, as me demostrata langare dhe barrikada revolucionare.
Punën e mirë monumentale pesëvjeçare e qeverisë Edi Rama nuk e shemb kurrë shpërthimi masiv me tritol dhe eksploziv ashtu si ulurasin klikat dhe grupimet korruptive që kanë uzurpuar studiot televizive dhe duan të uzurpojnë edhe jetën paqësore të popullit shqiptar që ka përballuar stuhi të forta dhe rrebeshe historike.
Protesta e Kukësit ishte barrikada tipike marksiste revolucionare.
Falenderoj me shumë admirim Edi Ramën me qeverinë, Fatmir Xhafaj me policinë që nuk vrau as groposi asnjë barrikadist, as marksist, as revolucionist, shkretist kaotist.
Edi Rama me qeverinë jua ka shkurtuar thonjtë e gjatë kusarëve dhe zuzarëve të korruptuar dhe ata janë egërsuar dhe angazhuar për të rrëzuar Edi Ramën, por nuk mundën me rrëzuar popullin dhe skanë për ta rrëzuar.
Prandaj janë depresionuar duke rrënkuar dhe lënguar.
Shqiptarët me qeverinë Edi Rama e meritojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.
E MERITOJNË.
Shumë të respektuar Gunther Krichbaum dhe Thorsten Frei. Mos e përulni veten. Mos e poshtëroni dinjitetin tuaj. Mos i urreni shqiptarët, se nuk janë kriminelë as mizoristë terroristë. Edhe sikur të jenë tre milion shqiptarë nuk kanë forcë, për të shkaktuar tragjedi mizore kriminale në Europën e madhe me 700 milion njerëz me 35 kombe.
Populli shqiptarë me djem dhe burra, vajza dhe gra fisnike humanste moderniste, mendimtare vizionare dhe guximtare krenare, ME EUROPËN ISHIM, JEMI DHE DO TË JEMI. Guximi dhe krenaria nuk të bëjnë kriminel mizorist. Prandaj mos e urreni guximin dhe krenarinë e djemve dhe burrave e vajzave dhe grave shqiptare me etikë dhe kulturë shembullore, por bëhuni miq besnikë me shqiptarët z. Gunther Krichbaum dhe z. Thorsten Frei. Shqiptarët janë Atdhetarë besnikë dhe kreshnikë. E kanë mbrojtur Atdheun e Skënderbeut edhe në kohën e skëterrit kur ushqeheshin me tullon dhe rracion komunist marksist.
As nga droga e Shqipërisë, mos u frikësoni miq të nderuar të Bundestagut të Berlinit. Shqipëria nuk ka aq shumë toka që të furnizojë me drogë rininë Europiane me 300 milion djem dhe vajza të reja të arsimuara të diplomuara për zhvillim.
Për drogën në Shqipëri nuk janë mëkatarë as Edi Rama, as qeveria, as policia, as gjykata dhe prokuroria, por janë strukturat mediatike televizive që udhëtojnë në vendet e Amerikës Latine, në Azi, Afrikë, filmojnë parcela droge dhe i montazhojnë në televizionet e Tiranës duke i reklamuar sikur janë prodhuar në Shqipëri.
Anijet kolumbiane Aziatike dhe Afrikane që lundrojnë me shporta droge nëpër detra dhe oqeane nuk janë të qeverisë Edi Rama, as të policisë Saimir Tahirit as të prokurorisë së Arta Markut.
Ata analistë që vajtojnë nëpër studio televizive të Tiranës, për mustaqet e Saimir Tahirit që i ka të gjata dhe Europa duhet tja shkurtojë, pastaj të hapi negociata me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, aq sa janë frikacakë të skremuar janë edhe injorantë obskurantë të shtrembëruar.
Akoma me keq janë disa sharlatanistë që flasin e thonë: “Falangat e krimit të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit na kanë tmerruar dhe shkrutuar jetën dhe rrenkojnë, përpara moderatorit të emisionit“.
Të dy as e dijnë as e kuptojnë se: Fjala Falanga është tjetër dhe nuk duhet me u bashkuar me fjalët krim, as drogë, as korrupsion.
Gjashtë redaksi gazete dhe gjashtë televizione i kanë hapur korridoret për frikacakët skurrikë reziluck, për injorantët obskurantistë shtrembaluck duke vajtuar:
O popull shqiptarë vajmedet ç`na ka gjet.
Po pijnë drogën e Saimir Tahirit
Jemi në kohën e hallit për ibret
Gjalpin e vajit të ullirit
E kanë vjedhur oligarkët e Qazimit
Qazim Sejdini i Elbasanit
Ka djegur pyjet e blinit
Ka shkretuar brigjet e Shkumbinit
Me Edi Ramen krimineli i Ballkanit
Do ta burgosin me demostrata
Përpara se Europa të hapi negociata”
Shumë të admiruar deputetë të Bundestagut Gjerman në Berlinin e Bismarkut dhe Kajzerit të dy strategë viganikë. Edhe juve jeni dhe do të jeni burra shteti trima kreshnikë guximtarë dhe mendimtarë vizionarë eposikë të provuar të dalluar. Mos I urreni Edi Ramën, Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, as Vangjush Dakon e Durrësit, Dyrrah, Epidamnus moshatarë me Romën e perandorit Agustus.
As mos u frikësoni nga E. Rama, S. Tahiri, Q. Sejdini, V. Dako se nuk janë kriminelë, as rebelë, as kusarë, as mëkatarë, as të korruptuar me asnjë banditist xhahilist.
Jo, jo mos u frikësoni, por bëhuni miq me popullin shqiptarë që ka votuar dhe besuar Edi Ramën në vitin 2013, 2015, 2017 dhe do ta votojë edhe në vitin 2019, 2021, 2023 dhe 2025.
Në muajin qershor populli shqiptarë do të gëzohet shumë se parlamenti i bashkimit Europian në Bruksel, do të nisi përsëmbari hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kam besimin se edhe juve deputetët e CDU-së miq besnikë të popullit shqiptarë, do të gëzoheni për këtë eveniment madhështorë historik.
Populli shqiptarë e ka dashur Europën që në shekullin njëzet, kur ishte i rrethuar me tela me gjëmba.
Kriminelë gjakpirës mizoristë ishin ata që në shëkullin njëzet masakruan dhe groposën pa varr, dymijë e pesëqind djem dhe burra fisnikë demokratë humanistë, por i mbuluan nëpër gërxhe dhe u doli shpirti me fjalët në gojë: “DUAM EUROPËN JEMI ME EUROPËN DEMOKRATIKE”:
Mizoristët antihumanistë vranë, groposën 520 vajza dhe gra, si lule qumështore me etikë dhe kulturë shembullore.
Kurse Edi Rama dhe Saimir Tahiri, nuk kanë vrarë asnjeri. Si mund të quhen Edi dhe Saimiri vrasës kriminel dhe oligark që nuk kanë vra as burrë, as grua, ashtu si llomotisin nëpër televizione dhe gumzhisin në gazeta sharlatanistët e pakulturuar, të padituruar duke bashkuar fjalët kriminel me oligark.
Me këto mysibecka dhe gelbocka të pista redaksitë e gazetave dhe televizioneve të klikave dhe grupimeve komuniste marksiste, enveriste ramiziste, duan me doemos, largimin e popullit shqiptar, nga Europa demokratike se Shqipëria me fusha, male, pyje, livadhe në Europë ishte, është, dhe do të jetë. Po, po do të jetë!
E theksoj, dhe do ta theksoj: Edi Rama dhe Saimir Tahiri, nuk janë kusarë, as kriminelë mizoristë. Kriminelë mizoristë të egër dhe kusarë zuzaristë si vjerdull ishin ata që në kohën e skëterrit burgosën, internuan dhe përsekutuan tmerrësisht 750 shtëtqind e pesëdhjetë intelektualë të kulturuar dhe 125 shkrimtarë të të talentuar humanistë, liberalistë, modernistë.
Më burgosën mua shkrimtarin dhe poetin Sali Leka, bashkë me të njohurit dhe shokët e mi besnikë të admiruar Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Todi Lubonja, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Petro Marko, Piro Kuqi, Dhimitër Xhuvani, Xhemal Broja, Ibrahim Uruçi, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka, Guti Leka, Hajdar Leka, Qamil Leka, Ali Leka, Bajram Veli Haka që këndonte për Amerikën e madhe demokratike dhe për Europën e zhvilluar, e kulturuar, e qytetëruar.
Bajram Veliu sot nuk jeton se vdiq i prangosur, por jetojnë djemtë dhe vajzat e tij, shokët e tij por të rraskapitur të stërmunduar.
Për rraskapitjen dhe stërmundimin tonë shekullorë nuk janë mëkatarë fajtorë Edi Rama dhe Saimir Tahiri.
Të nderuar deputetë të Bundestagut gjerman dhe Euro-deputetë të parlamentit Europian.
Akordimi i rekomandimit nga komisioni i zgjerimit e ka gëzuar shumë popullin shqiptarë. Akoma më shumë do të gëzohet në qershor, kur parlamenti Europian ta anëtarësojë Shqipërinë në familjen e madhe në Europën e bashkuar demokratike. Populli shqiptarë do të festojë në Tiranë, Krujë, Durrës, Mirditë, Mat, Lezhë, Shkodër, Koplik, Pukë, Tropojë, Kukës, Has, Dibër, Elbasan, Librazhd, Pogradec, Korçë, Ersekë, Berat, Lushnjë, Kavajë, Fier, Vlorë, Skrapar, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë dhe Himarë.
Ejani miq të mëdhenj Europianë të festojmë së bashku në qershor anëtarësimin e Shqipërisë.
Ta nisim festimin e anëtarësisë së pari në Shkodrën e Rozafës Arbnore Albaneze.
Ejani miq të fortë Europianë. Mos u frikësoni nga Shkodranët. As mos i urreni. Se nuk janë kriminelë mizoristë, por ishin dhe janë fisnikë humanistë modernistë dhe miq besnikë Europianistë të betuar.
Europa zhvillon çdo vit konkursin Mis bukuria dhe shumë mirë bën. Kur të zhvilloi konkursin Mis Dituria, mis harmonia, mis vllazëria, mis besnikëria Shkodra del e para rekordmene shembullore.
Shkodranët dhe tërë shqiptarët e meritojnë të jenë anëtarë besnikë, guximtarë krenarë të Europës.
Ejani, ejani Eurodeputetë në qershor në Shkodër, ashtu si erdhën në prill në Tiranë zonja Federika Mogherini bashkë me anëtarët e komisionit të zgjerimit dhe integrimit.
Ejani Eurodeputetë me guxim dhe krenari, në Shkodër ashtu si erdhi Franz Jozefi strategu dhe kreshniku Austro Hungarez në vitin 1913 dhe ka kontribuar për popullin Albanez Shqiptarë, me shumë se çdo njeri tjetër Europian dhe Amerikan, në ato vite të rrezikshme për popullin shqiptar fisnik human në Ballkan.
Ata që nuk do të gëzohen në qershor për anëtarësimin e Shqipërisë në Europën e bashkuar, janë frikacakët e skremuar, injorantët e obskurantuar, gënjeshtarët e shtrembëruar dhe ziliqarët e dëshpëruar që sëmuren, rrënkojnë dhe lëngojnë nga depresioni i pashëruar as nga mjeku, as nga askush.
Me konsideratë të lartë
Sali Leka 068 38 55 304
Shkrimtari dhe poeti erotik dhe eposik i burgosur politik nga ingranazhet monstruoziste të diktaturës mizoriste komuniste marksiste enveriste ramiziste.
Tani Enveri dhe Ramizi dy kryemizoristët nuk jetojnë dhe ingranazhet e tyre mizoriste nuk funksionojnë, por veprojnë grupimet skurrike negative regresive mediatike anarshiste kaotike obskurantiste antimoderniste.
Neve të burgosurit e vërtetë politik demokratë të betuar modernistë antikomunistë dhe antimizoristë të pafrikësuar jemi gëzuar shumë nga komisioni i zgjerimit Europian në Bruksel, që i akordoi rekomandimin qeverisë Edi Rama.
Akoma më shumë do të gëzohemi në qershor 2018, kur juve miq besnikë Eurodeputetë të Europës demokratike moderniste antikorruptiviste, antimizoriste, do të aprovoni anëtarësimin e Shqipërisë në Europën e bashkuar e zhvilluar, e kulturuar, e qytetëruar.
Unë shkrimtari Sali Leka bashkë me shokët e mi guximtarë krenarë, mendimtarë vizionarë që 45 vjet kemi përballuar torturat makabre, të egra antinjerëzore të diktaturës mizore, në qershor so të shkruajmë përsëri për evenimentin e shkëlqyer i merituar, anëtarësimi i Shqipërisë viganike historike në parlamentin e bashkimit Europian.
Do të falenderojmë me gëzim dhe admirim Eurodeputetët Europianë, për kontributin e tyre, për të mirën e popullit Shqiptarë, që anëtarësimin në Europën e madhe e ka merituar në vitin 2015 dhe do ta meritojë.
Do të demaskojmë me guxim vital jetik sublim frikacakët, shtrembaluckët, gënjeshtarucët, rezilucët, që frikësohen nga mizoristët kainistët katilistët monstruozistë dhe kusaristët skurrikistë.

Me shumë konsideratë dhe mirëupafshim në tregimin tjetër në muajin qershor.

Tiranë, Maj 2018