3 poezi nga Bajram Bashota

0
1211

BESIANË QYTET I DIELLIT

Besianë qytet i diellit
Rrokaqiejt tu e puthin qiellin
Këtë qiell të kaltër të Dardanisë
Vatër e besës e shqiptarisë
Kah ti kaluan shumë hordhi barbare
Deshten ta vrisnin besen shqiptare
Besian qytet i besës dhe i miqësisë
Me kujdes e ruen kêtë perl të Dardanisë
Çdo llapjan me mallë e shumë gëzim
E ruen sa të jetë gjallë deri në amshim.

LLAP, TI SHPIRTI E KRENARIA JONË !

O Llapi jonë krenarë
Ti gurgullon, këndon e gjëmon
Rrafshit t’i buzët ia njomë
Ti ishe dhe mbete shpëtimtari i jonë
Jetë i dhurove kesaj fushe të gjërë
Shumë t’u turrën hordhi barbare
Po kurrë s’tu tremb syri pasuria jonë e madhe
Të falem o Llap ti jetë na dhurove na freskove
Në verën përcëlluese me shumë diell
Na begatove n’magje bukë na shtove
Jetë të lumtur na dhurove
Rridh krenarë qē këtë fushë e bane pjellore
Bukë e shpirt u dhurove llapjanëve prore
E jeten ua bëre të lumtur e gazmore
Çdo herë rrjedh i qetë e krenarë se jetën e
Ngjalle në fushë e arë e këngën e këndove pa ndalë
Ti i mbajte ndër shekuj llapjanët e mij gjallë
Tash vazhdoje këngen kurrë mos e ndal
Ujit tënd të bekuar i gëzohet fushë e mal
Lavdi o perendi që Llapin na e ke falë !

SHTËPIA JONË SHKOI NË MUZE

Kjo shtëpi e jona sot shkoi n’muze
Njëzetegjashtë fēmij në te kemi le
Me plot gëzime e me shpresë të re
Tash po ndèrtojm një jetē të re
Shtëpia e vjetër po shkon në muze
Gëzimet e hidhërimet do të na i marrë atje
Kjo shtëpi e vjetër po qanë me lot
Si ma kthyet shpinën sa shumë ju deshta o zot!
A lihet lehtëj ky prag i lashtë që ju rriti plot njëzetegjashtë
Por gjithkujt po i vika koha me i lëshue rrugë të riut
Siç i vjen plakut me i lëshue rrugë qilimiut.