MOSNJOHJE E GJERMANISHTES, APO MASHTRIM I OPOZITËS?

0
482
Bashkim Kopliku

(Tema on Line dhe në Durrësi Bulevard on Line, dt. 26.05.2018)

Në një postim në facebook të z. Berisha, shkruhen disa pasaktësi, të cilat më poshtë janë shkruar me shkronja të mëdha, për t’i dalluar:

1—Emri i deputetit nuk është siç keni shkruar ju gabim:
“GYnter”,
por në fakt është:
“GUnter” .
Ja origjinali në gjermanisht:
“Gunther”.

2—Në tekstin gjermanisht, nuk shkruhet siç keni shkruar ju gabim:
“Komisioni Evropian ka “TREGUAR NAIVITET NË KËTË ÇËSHTJE”;
por në fakt shkruhet:
“Komisioni Evropian ka qenë me këtë “ndërkohë PAK SI SHUMË MIRËBESUES”.
Ja origjinali gjermanisht:
”Die Europäische Kommission sei da “mitunter etwas zu gutgläubig”.

3—Në tekstin gjermanisht nuk shkruhet siç keni shkruar ju gabim:
“Krichbaum se fundmi U CITUA gabim nga DISA MEDIA SHQIPTARE e me pas u atakua prej tyre Ai i tha Kryeministrit SOCIALIST Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij. Rama ishte i ftuar në komisionin e çshtjeve europiane të Bundestagut. Në polemiken, Krichbaum ishte TREGUAR POSHTERUES ndaj Ramës thonë deputetet”;

por në fakt shkruhet:

“Krichbaum para pak kohësh E PA VETEN TË CITUAR gabim në media TË NDRYSHME SHQIPTARE, dhe përveç kësaj u sulmua. Ai i tha kryeministrit SOCIALDEMOKRAT Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij. Rama ishte i ftuar në komisionin e çështjeve evropiane të Bundestagut. Në polemiken, Krichbaum POTHUAJ E KISHTE NXJERRË PARA GJYQIT Ramën, thonë deputetet”.

Ja origjinali gjermanisht:
Zwar habe Albanien „zahlreiche Reformen“, etwa in der Justiz, eingeleitet, diese müssten „aber jetzt erst umfassend umgesetzt werden“. Das gelte insbesondere für die Bekämpfung von Korruption und organisierter Kriminalität, „die oftmals in höchste Regierungskreise hineinreicht“, argumentiert der CDU-Politiker. Die Europäische Kommission sei da „mitunter etwas zu gutgläubig“.

Duhet të shkruhet e vërteta, pa e deformuar atë.
(Shkruar në facebook, nga Bashkim Kopliku)

Bashkim Kopliku
Mobile&Whatsapp&Viber: +355(0)672858090
(In DEUTSCHLAND: 004915771187972)
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: <[email protected]>