TEORITË E KONSPIRACIONIT KUNDËR SHISH FSHEHIN TË VËRTETËN MBI VRASJEN E KOMANDANT TELIT!

0
703

Të akuzosh SHISH për një veprim, që e kanë bërë disa “kumandarë shiftarë” të UÇKombëtare është jo vetëm amatorizëm, por edhe kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të kombit shqiptar dhe po fsheh pikërisht tradhtarët, që ishin tellall për shërbimin maqedonas në atë rast.

Luan Hamiti

Në faqen Illyria News Agency (INA) ka dalë një shkrim redaksional mbi vrasjen e komandant Telit, ku po akuzohej Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH) për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Megjithatë, nuk po jepet asnjë provë konkrete mbi këtë, asnjë dokument dhe vetëm hamëndësohet me debilizëm të theksuar se gjoja SHISH e ka kryer këtë vrasje (!?)

Nuk mund të akuzosh një Institucion si SHISH se ka kryer një vrasje pa prova.

Kjo shkresë është për konsum të brendshëm për ata lexues, që gëlltisin çdo fake news, që del nëpër pordh-tale dhe nuk paraqet një dëshmi e saktë dhe të besueshme.

Më shumë, vrasja e komandant Telit kishte ndodhur nën kontekstin e luftës së brendshme midis faksioneve kundërshtare brenda UÇK-së dhe për këtë ka dëshmi dhe dëshmitarë!

Të akuzosh SHISH për një veprim që e kanë bërë disa “kumandarë shiftarë” të UÇKombëtare është jo vetëm amatorizëm, por edhe kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të kombit shqiptar dhe po fsheh pikërisht tradhtarët, që ishin tellall për shërbimin maqedonas në atë rast.

Agjencia INA, me këtë veprim, po radhitet karshi shërbimit maqedonas, që ka interes të sulmojë dhe të krijojë përshtypje të çnatyruar mbi SHISH, të vrasë me një gur dy zogj, duke fshehur të vërtetën mbi këtë vrasje të trimit Teli me shokët e tij në lagjen Gazibabë të Shkupit.

Por, besoj se misioni i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) do të vazhdojë, përkundër sulmeve dhe goditjeve mediatike të argatëve të armiqve të kombit shqiptar! Ky Institucion është garanti i sigurisë kombëtare të kombit shqiptar dhe asnjë sulm i qëllimshëm nuk do ta rrëzojë.

Tiranë, 25 maj 2018