POEZIA FRANCEZE E NËNTËQINDSHIT: Max Jacob

0
581

Max Jacob
1876 – 1944

Jakobi, Maks (1876-1944) – 1934 – Foto Carl van Vechten, Biblioteka e Kongresit
Max Jakob, i fotografuar nga Carl van Vechten
E lindur më 12 korrik 1876
Quimper, Finistere, Brittany
Vdiq 5 mars 1944 (67 vjeç)
Kampi Drancy Deportimi
Emri Pen Leon David
Morven Gaelic
Kombësia franceze

Max Jakobi (12 korrik 1876 – 5 mars 1944) ishte poet, piktor, shkrimtar dhe kritik.

KAPELJA

Një tufë pëllumbash në një pemë molle,
një grup gjuetarësh, hiç pëllumba,
një grumbull hajdutësh, pa asnjë mollë,
nuk mbetet veçse kapelja e të dehurit
varur në degën më të ulët.
Tregtar kapelesh është profesion i bukur
tregtar i kapelave të dehurve.
Disa prej tyre gjenden kudo në hendeqe,
lëndinave, mbi pemë.
Ka përherë përsëri Kermarec
tregtar kapelesh në Lannion.
Era punon për të.
Si rrobaqepës i vogjël që jam
do të bëhem kapelashitës,
mushti do të punojë për mua.
Kur do të jem aq i pasur sa Kermareci
Do të blej një pemishte mollësh për musht
dhe disa pëllumba të butë,
po të isha në Bordo, do të pija verë
dhe do të ikja që aty pa kapele nën diell.

Përktheu: Faslli Haliti