Shefqet Dibrani
– PARATHËNIE
Libri “DEMOKRACIA DIKTATORIALE 1”, është pjesë e kolonës “MANDATI I KONTESTUAR”, në të cilin janë përfshirë kryesisht, komente, analiza, pikëpamje dhe disa reagime, të shkruara në mes viteve 2010-2016, që plotësojnë më mirë kuptimin e strategjisë analitike. Po ashtu kemi bërë përpjekje për të ndërtuar një koncept të nocioneve dhe përkufizimeve politike, që si duket Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe Isa Mustafës nuk iu paskan pëlqyer. Pa dyshim, libri si tërësi merret kryesisht me kursin negativ të Isa Mustafës, i cili në vend të reformës dhe dialogut, do të përcaktohet për udhëheqje teknokrate e cila ka përfunduar me hakmarrje politike.
Shqetësimi i autorit lidhet me devijimet e kursit politik, që ka sjell këtë subjekt në një krizë identiteti. Kahet dhe premisat e këtyre zhvillimeve kanë shkuar në drejtim negativ duke degjeneruar konceptin e dikurshëm filozofik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nënkuptonte vlerën intelektuale, tolerancën, shprehjen elokuente dhe mendimin e peshuar intelektual. Në këtë subjekt politik, ka pasur një solucion pozitiv të grupmoshave, një përfshirje e mirë në aspektin konfesional e gjinor, një shtrirje e mirë regjionale dhe asaj të hapësirës gjeografike jashtë Kosovës, duke futur në këtë mes edhe diasporën!
Gjatë atyre viteve ka qenë një përkushtim i rrallë për elitën intelektuale dhe shtresën akademike, e cila historikisht ka bërë shumë për Kosovën, prandaj mund të themi se vitet e ’90-ta, kanë shënuar një lloj renesance kulturore e politike në këtë plan. Por si specifikë e atyre viteve mbetet raporti i ndërsjellë në mes Qen-drës në Kosovë dhe Degëve të LDK-së në Diasporë, jo vetëm në planin vlerësues, por ka funksionuar në mënyrë solide hierarkia e brendshme. Tashmë këto vlera janë lënduar dukshëm, madje me rrezik për t’u thelluar kjo përçarje dhe ky përja-shtim edhe më tej.
Së këndejmi demokracia e brendshme, si koncept filozofik i Lidhjes Demo-kratike të Kosovës, tashmë është në krizën ma të madhe që prej themelimit të saj. E këto devijime kaq negative janë shënuar me ardhjen në krye të LDK-së, të Isa Mustafës. Andaj shkrimet e këtij vëllimi, pasqyrojnë jo vetëm pikëpamjet e auto-rit, por përpjekjen e vazhdueshme të Diasporës, për të ndikuar në këto procese. Se sa ka mundur të ndikojë diaspora, kjo çështje është varur nga vullneti i Kryesisë Qendrore në Prishtinë, e cila vazhdimisht është sjellë në mënyrë shpër-fillëse me veprimtarët e saj.
Tashmë libri ka një tendencë për të sajuar një përkufizim më të vyeshëm për demokracinë e brendshme partiake, me këndvështrim ato brenda LDK-së. Natyrisht kjo është bërë duke i kritikuar shumë aspekte që e kanë degjeneruar platformën e dikurshme politike të LDK-së, e me këtë është lënduar përpjekja për të bërë një sistem funksional demokratik, i bazuar mbi vlera europiane, të cilat drejtpërdrejt kanë ndikuar në fizionominë dhe përpjekjen për shtetndërtim. Prandaj po çalon e tashmja e cila është shumë larg aspiratës së elitës së dikurshme intelektuale e cila bashkë me dr. Ibrahim Rugovën dhe profesor Fehmi Aganin, u angazhuan për të triumfuar demokracia edhe në vendin tonë, e më këtë për ta shkëputur përfundimisht Kosovën nga e majta ideologjike.
Le të mbesin këto qasje si një diskurs i kohës, si një klithmë kundër rikthimit të së majtës ideologjike dhe si një përpjekje sfiduese për të ndikuar në reformimin e brendshëm partiak, dhe krejt natyrshëm edhe për të dëshmuar për vendimin aspak demokratik që ka marrë Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë, bashkë me kryetarin Isa Mustafa, për të mos e njohur procesin zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër, që duket se ka prapavijë politike për ta shkatërruar LDK-në.
Gjithsesi shkrimet janë realitet i kohës, ndërsa lexuesi le të gjykojë i pavarur, qoftë për qasjen analitike të autorit, qoftë për tendencën e qëllimshme politike të Isa Mustafës, i cili si askush tjetër po bën përpjekje që përmes LDK-së t’i rehabilitojë strukturat e sistemit komunist dhe ta rikthejë të sforcuar të majtën ideologjike në këto hapësira. Gjithsesi këto përpjekje si nocione, si koncepte dhe si qasje analitike nxjerrin në pah konfliktin e koncepteve të kundërta, që me sugjerimin e redaktorit prof. Demë Jashari janë pagëzuar si “Diktaturë demo-kratike”, përkatësisht si “Demokraci Diktatoriale”!
*Libri së shpejti do të gjendet në rrjetin e shitjes në Prishtinë!
ST. GALLEN, 23 PRILL 2017
AUTORI
PËRMBAJTJA:
Parathënie…………………………………………………………………………………………5
Meditim mbi kotësinë politike………………………………………………………………..7
Rreziku nga rikthimi i titizmit jugosllav,……………………………………………………9
Komunisti I. Mustafa përkulet edhe para monumentit kushtuar E. Malokut…11
Luta po tallet……………………………………………………………………………………..16
Demokracia brenda partive politike………………………………………………………19
A ka demokraci të brendshme në LDK………………………………………………….20
Viti i Ri për shqiptarët në Zvicër……………………………………………………………22
Indiferenca ndaj intelektualëve…………………………………………………………….24
Ndikimi i Ibrahim Rugovës në ngritjen e vetëdijes shtetërore……………………26
Mbi nocionin “Rugovizëm”…………………………………………………………………..30
Humbësi fitimtar…………………………………………………………………………………35
“17 Shkurti”, një histori e pakthyeshme…………………………………………………39
Të ndërtosh personalitetin tënd……………………………………………………………41
Demagogjia politike e LDK-së që do t’i kushtoj Kosovës shumë……………….46
LDK-ja do të pësojë nga misionarët e qëllimshëm të LKJ-së……………………50
Popi i Politikës…………………………………………………………………………………..53
THIRRJA Nr. 1 – Frenojeni Isa Mustafën……………………………………………….56
THIRRJA Nr. 2 – Mos e shkelni kushtetutën…………………………………………..59
THIRRJA Nr. 3 – Shpëtojeni LDK-në…………………………………………………….62
Dega e LDK-së në Zvicër është kundër koalicionit: LDK-AAK-NISMA-VV…66
Deklaratë e Degëve të LDK-së në Diasporë………………………………………….70
Anarkia në demokraci (I)…………………………………………………………………….72
Anarkia në demokraci (II)…………………………………………………………………..75
Anarkia në demokraci (III)………………………………………………………………….77
Flini rehat………………………………………………………………………………………..80
Kur LDK-ja merret me punët e kojshisë……………………………………………….83
Deklaratat në mbrojtje të Isa Mustafës janë bërë të mërzitshme……………..87
Kur humbja shitet për fitore………………………………………………………………..92
A ranë kambanat……………………………………………………………………………….95
LDK-në po e shkatërron “IS&IS” dhe filozofia e mashtrimit………………………98
Alibia për bunkerizimin e LDK-së……………………………………………………….104
Alex Salmond nuk ishte Isa Mustafë…………………………………………………..106
Shteti duhet të ndërtojë politika nacionale…………………………………………..109
Një psikiatër, një psikolog dhe një sociolog ju lutem……………………………..113
Fajin e ka Baba……………………………………………………………………………….116
Vërtetë është dhjerë diçka………………………………………………………………..118
Blloku i ka përmbysur demokracitë e brendshme partiake…………………….122
Kush e solli zarfin…………………………………………………………………………….125
Legjitimiteti i kontestuar…………………………………………………………………….128
LDK-ja nuk duhet të bëhet klinikë për rehabilitimin e dështakëve politik…..130
Gjykata Speciale të hetojë vdekjen e Rugovës……………………………………..133
DEBAT – Kërkesa më e re për Gjykatën Speciale…………………………………137
Shënime nga Bahnhofi………………………………………………………………………140
Heshtja si pajtim……………………………………………………………………………….144
Demokracia po dhunohet………………………………………………………………..147
Pse Ismet Beqiri po e injoron Degën e LDK-së dhe shqiptarët në Zvicër….149
Gjendja në Kosovë është e papranueshme…………………………………….152
Tyxharët e LDK-së po ndjekin shkrimtarin…………………………………………157
Shkarkimi i rektorit është veprim i papranueshëm……………………………..163
Gazi u bë gaz……………………………………………………………………………….166
Heshtakët e LDK-së………………………………………………………………………169
Shko Lutë, mos prit me të lutë…………………………………………………………..172
Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje………………………………………………….177
Është përulur krenaria e të qenit shqiptar………………………………………..179
Isa Mustafa është politikan jo serioz……………………………………………….181
Përvjetori i LDK-së dhe rënia e Isa Mustafës……………………………………..185
Kosova pas yllit të fatit………………………………………………………………….193
Binomi Mustafa dhe fundi tragjik i LDK-së…………………………………..196
S. Morina në cilësinë e mercenarit të akredituar tek komunisti I. Mustafa…206
Dega e LDK-së në Zvicër nuk ka dërguar delegacion në Kosovë (1)……..209
Dega e LDK-së në Zvicër nuk ka dërguar delegacion në Kosovë (2)……214
Prirja për lexim së prapthi…………………………………………………………..217
Fushatë e koordinuar kundër Degës së LDK-së në Zvicër………………..219
Në LDK është instaluar një diktaturë e cila edhe shpifjen mundohet ta
shes si të vërtetë…………………………………………………………………….290
Ismet Beqiri, qenka rrëfyer te Padër Bajrush Morina………………………….234
Isa Mustafa në mision shkatërrues………………………………………………….236
Mot i keq ka rënë mbi LDK-në……………………………………………………….240
Kur zonja Lama arsyetimin e bënë lamë………………………………………242
Thyerja e xhamave nuk e shpëton Isa Mustafën…………………………………247
Isa Mustafa kreu misionin e tij kundër LDK-së, tani i duhen zgjedhjet
për konfirmim……………………………………………………………………………….249
Strucizmi po e përmbyt Rugovizmin……………………………………………………251
Pushkatimi i lirisë……………………………………………………………………………256
A nuk u shkatërrua edhe “QIK-u” nga Isa Mustafa………………………………257
Marrja që (s’)bie mbi Deçan………………………………………………………………260
Dikush turpin e han me bukë…………………………………………………………….262
Mashtrimi si parim dhe demagogjia e Isa Mustafës………………………………264
Inxhja e LDK-së……………………………………………………………………………….267
Mimoza Lakna ka hyr laknave……………………………………………………………269
APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (1) – Nga debati me M. Laknën……….272
APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (2) – Në Degën e LDK në Zvicër……..275
APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (3) – Në fushën e gazetarisë…………..278
APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (4) – Nga radhët e deputetëve të LDK-së.282
APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (5) – Nga nëntoka që pushtoi LDK-në.285
APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (6) – Shërbimet që po bëjnë jetën ferr.290
APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (7) – Apologjetët voluntarë……………293
Budallallëku s’ka brirë, e apologjetët?………………………………………………..296
Isa Mustafa e ka stërkequr LDK-në……………………………………………………297
Standardi i dyfishtë si hipokrizi e deputetëve të LDK-së………………………..304
Isa Mustafa duhet të shkarkohet dhe të përjashtohet nga LDK-ja…………..308
Sjellja vulgare dhe gjuha perverse e Isa Mustafës………………………………..311
Drejtësia e dështuar………………………………………………………………………….318Kronologjia politike e publike e autorit,………………………………………………….321
Shënime bibliografike,………………………………………………………………………..322
Shënime biografike,……………………………………………………………………………323PËRMBAJTJA,…………………………………………………………………………………325