Politika në Kosovë po vdes?!

0
516
Thaçi - Haradinaj - Veseli

Nga Skënder MULLIQI

Nuk ka mundësi qe secili njeri ta ketë të njëjtin profesion. Sigurisht së për profesionin e zgjedhur jetësor duhet menduar mirë. Të gjithë nuk i kanë mundësitë të jenë çobanë dhe as politikanë. Jo, nuk është lehtë të jesh sidomos në kohën e kompjuterizmit njeri i politikës. Sikur të ishte ashtu secila gjyshe e jona do të ishte politikane, edhe pse dorën në zemer disa nga to më shumë marrin vesh nga politika së sa këta politikan, që i kemi.

Paramendoni ndonjë amvise të mirë, e cila më njërin sy merret me punët shtepiake dhe më tjetrin sy, në një farë mënyre e shikon televizionin dhe sigurisht se qeshet më këtë klasë politike amatore, gjysëm analfabete, të cilët e kanë pru gjendjen politike dhe gjendjen ekonomike në pikën zero. Politika në Kosovë po vdes, se ata që do të duhej të merren më këtë profesion fisnik dhe shumë të rendësishem për një shtet, po qendrojnë larg politikës.

Duke i shikuar skenat e çdo ditshme në kuvendin e cirkusit, po bindemi secilën ditë e më shumë, së kuvendi është shëndrruar arenë maskaradash dhe zënkash politike nga ata që nuk e kan vendin në ulësen e kuvendarit, dhe as që i përfaqësojnë interesat e popullit.

Kuvendi dhe qeveritë tona janë bërë turpi ynë, që vështirë lahet. Rrugaçëritë politike moti kanç zënë vend në parlament dhe në mbarë sistemet. Nuk jemi ka dimë dhe nuk jemi ka deshirojmë të bëjmë shtet, edhe pse e kemi rastin historik. Na ndihmuan mbarë bota demokratike, që ta kemi shtetin e dytë në Ballkan, e po ja falim dreqit në të katër anët, më këtë garniturë të njerëzve të paditur, të njerëzve lakmitarë për pushtet absolut, lakmitarë të pasurimit në mënyrë jo ligjore…

Mashtrohen të gjthë nëse mendojnë së kjo klasë politike do të bënë diçka të mirë (budalla nuk bën mirë!), kur për gjithë këto vite ka punuar mbrapsht më të gjitha forcat. Në Kosovë është bërë shumë vështirë të jeshë politikan më qendrime parimore dhe më intigritet.

Vetëveten e kemi pru në një pozitë të tillë shumë të vështirë. Është vështirë sot të jesh politikan i formatit të lartë, çfarë i kemi sot në botën demokratike. Gjërat kan shkuar aq larg për të keq në Kosovë, sa do të jetë shumë vështirë të riparohen dhe kristalizohen edhe për shumë vite. Secili njeri është i rëndësishëm për Kosovën. Kjo elitë këtë nuk po e merre në konsiderate ketë. Ky popull nuk e ka merituar gjithë këtë përçmim, nuk e ka merituar ta bëjnë këtë jetë kaq të keqe.

Lufta për mbijetesë është bërë e tmerrshme. Ata që janë katapultuar në krye të shtetit, janë duke grabitur çdo të mirë materiale. Janë duke i varfëruar secilën ditë e më shumë ata, të cilët moti janë bërë të uritur… Është shumë vështirë të durohet kjo gjendje e rëndë sociale–ekonomike. Është shumë vështirë të vuash për një kore bukë, ose çdo ditë t’i vizitosh kontenjerët.

Raportet shoqërore gjithnjë e më shumë po bëhën të zorshme, askush nuk po merr përgjegjësi në këtë vend për dështimet e shumta. Mos të flasim për moral njerëzor dhe moral politik, se moti nuk ka mbetur asgjë nga kjo punë. Kur bëhët fjalë për raportet e kësaj klase politike, nuk ka më të mbrapshta. Vlerat shoqërore në Kosovën e sotme kanë rënë në shkallën më të ulët. A është kështu apo jo lexues të nderuar?

Ka në këtë vend njerëz me moral, me principe parimore, ka njerëz të cilët duan dhe dinë të punojnë për shtet dhe komb. Po, ja që nuk e kanë rastin deri diku edhe për fajin e vet, të mos inkuadrimit në rrjedhat shoqërore politike të vendit. Kur flasim për sindikatat, më mirë të mos ekzistonin fare.

Asgjë të hajrit nuk kemi parë nga sindikatat tona gjatë këtyre viteve, kur dihet së roli i tyre nuk është i vogël për secilin shtet demokratik. Jo, nuk është lehtë siç po mendojnë disa, që pa meritë janë inkuadruar në politike, të jesh politikan e as pushtetar, në kuptimin e plotë të fjalës…