Major Shefqet Bylykbashi (1910-1969) me të vëllain Bajramin
NGA XHAFER LECI
Në praninë e majorit Shefqet Bylykbashi, ishte vra derri-dosë, në vitin 1944, e cila pritej të pjellte nja 9 gica, e që më vonë, në vitin 1945, lindën probleme të mëdha nga kolonët serbo-malazezë.
Në Malësinë e Gallapit të Kamenicës, Kosova Verilindore, në zonën kufitare, tek ne ka pasur disa oficerë të mbretit Zog nga Shqipëria dhe Kosova si: kolonel Fuad Xhaferi-Dibra, major Shefqet Bylykbashi, major Sahit Basha, kapter Jusufi, kapter Destani etj. Komandant shpirtëror të Kosovës Lindore, në LDB 1941-1951, ka qenë mulla Idriz Gjilani.
Personi më autoritativ në zonën tonë Gmicë, Tygjec, Svircë dhe deri Kikë, ishte oficeri karrierës, majori Shefqet Bylykbashi, nga Bainca e Drenicës, i njohur në popull si Shefqet Kapedani, i cili tri vite qendroi në këtë trevë, bashkë me të vëllain Bajramin. Shefqeti kishte qenë trim i vërtetë, kombëtar dhe besnik, oficer këmbësorie-altilerie, i cili Akademinë Ushtarake si edhe shumë oficerë të tjerë të Mbretit Ahmet Zogu, e kishte mbaruar në Romë. Shefqeti më shumë jetonte në Tygjec dhe Gmicë. Ai kishte një top, me të cilin vepronte dhe e mbante në shënjestër vijën kufitare Kapi e Sfircës-Kikë.
Mulla Idriz Gjilani (1901-1949)
Bashkia e Hajnocit, komuna e Dardanës (ish Kamenicë) pranverë, 1942. Në foto: Vullnetarë të NDSH-së, ushtarë dhe policë në pritje të nënprefektit të KK të Gjilanit, Rifat Berishës. Në ballkon shihet Komandanti Mulla Idriz Gjilani me shallë, kurse nën ballkon në mes Malë J. Berishës (me shallë dhe mustaqe) dhe policit Faik Taliri, vëllazërit Bajram e Ramë Halil Berisha, Sylë Zarbinca, Ulur nga e majta i shtati Osman Leci, babai im. Lavdi dhe Respekte për luftëtarët e NDSH-së !
Me një rast tregonte babai im, Osman Leci, nga Gmica, ku ishte i vendosur topi, kishte goditur në fshatin Marocë, i cili gjendet në territorin e Serbisë, afër Kikës, Zhujës dhe Velegllavës. Nga viti 1944 vendi apo kodra prej nga është gjuajtur me top, quhet “Te Topi” dhe gjendet shumë afër shkollës së fshatit tonë Gmicë. Shefqeti ishte shumë preciz dhe e kishte goditur kazanin e Shtabit, në të cilin ziente gjellëra ushtria serbo-çetniko-komuniste, të cilin e kishte vënë në shënjestër, në saje të flakës dhe të tymit të zjarrit. Vija ajrore ka qenë mbi 10 km. Shefqeti, aty ku e ka marrë në shënjester një pikë edhe e ka goditur.
Zukë Leci (1900-1987)
Është shoqëruar me babain tim dhe axhallarët e mij, e sidomos me kushërinin e parë të babës tim, Zukë Leci, kaçak dhe burgaxhi shumëvjeçarë. Shtëpiat tona kanë qenë rrënëz kufirit, vetëm 500 metra larg territorit të Serbisë. Në vitin 1944, duke vëzhguar kufirin, baba im Osmani, së bashku me majorin Shefqet Bylykbashi dhe Zenë Nezir Matoshi, një derr-dosë e kolonëve serb, të vendosur në tokat shqiptare, nga kralët e Serbisë, kishte hyrë në territorin e Kosovës, pikërisht, kishte qenë e Boshk Shipçiqit, i njohur si komandant Boshk Majmulloci. Majmulloci është fshati i lindjes së çetnikut Boshko.
Zenë Nezir Matoshi e pyet Shefqet Kapedanin, zotni kapetan, çka ta merr mendja, a mund e goditi këtë derr në kokë? Shefqeti duke menduar se Zena po tallet, i thotë: “Jo, bre Zenë, ti nuk je hiq shejtar i mirë?” Zena me shpejtësi e godet derrin, me një plumb, në lulë të ballit. Shefqet Kapedani, e qorton bukur shumë Zenën, duke i thënë, unë mendova se ti po bënë shaka, e nuk e dija që je kaq budalla…!
Baba im, Osmani, Shefqet Kapidani dhe Zena, marin thupra lethije, i dredhin dhe lidhin për këmbë derrin-dosë, e tërheqin zhagas, aty afër kufirit në mal në teritorin e Serbisë, e mbulojnë me dhe e dushka.
Boshko kishte rekrutuar dhe organizuar kolonë serbo-malazezë, për kapjen dhe pushkatimin e luftëtarëve shqiptarë antikomunistë, sidomos ata që kishin bërë ndonjë faj. Në këtë rast, në regjistrin e tyre kishin pasur edhe Zenën, sipas babës tim, dikush nga fshati Svircë kishte marrë vesh se Zena e ka vra derrin-dosë dhe ka treguar, spiunuar tek serbët.
Osman Leci (1908-1999)
Janë pushkatuar, pas lufte, vëllezërit Ramë e Bajram Halil Berisha, nga fshati Svircë, Rama ka qenë dhëndër i ynë, për grua e ka pasur Halimen, kushërinë e parë të babës tim, motër e Zukë Lecit. Ata janë marrë në dhjetor 1944, në shtëpi të vet dhe janë pushkatuar në Marocë, aty ishte shtabi çetnik-komunist. Pas 6 javësh janë gjetur kufomat e tyre. Zuka e merr motrën e vet, Halimen, me 4 nipa e tri mbesa, në shtëpinë e vet, sepse më i madhi nip, Shaipi, ka qenë 15 vjeç, pra, duhej kujdesur për ta.
Në fillim të vitit 1945, nja 20 ushtarë serbo-malazezë, herët në mëngjes e rrethojnë shtëpinë e Zukë Lecit, duke kërkuar të dorëzohej dhe se ishte i rrethuar, si thoshin ata nga partizanët të Titos. Ndërsa, Zuka me një zë të ashpër malësori, me përvojë të madhe, si kaçak dhe burgxhi shumëvjeçarë, 18 vjet, ju bërtet, ju jeni çetnik.
Vrasjet dhe hakmarrjet në mes familjes tonë dhe kolonëve serb datojnë nga viti 1878, atëherë kur është vrarë në luftë katragjyshi im, Osman Leci.Ata e dinin mirë se kush ishte Zuka dhe armën e tij e kishin provuar më 1916, në shenjë hakmarrje, për të vëllain e vetëm të vrarë, Mehmetin, 14 vjeçar. Ata që e kishin rrethuar Zukën ishin kolonistë, të cilët edhe i kishin hulumtuar rrethanat, duke marrë vesh se Osmani e Sahiti ishin diku larg në rrugë. Atë natë kishte qenë i vetëm në shtëpi, kurse ata ishin të informuar nga spiunët komunistë shqiptarë, prandaj çetnikët e kanë shfrytëzuar atë rast. Çetnikët kërkojnë të dorzohet Zuka, motra e Zukës, Halimja, me një sopat del jashtë për ta mbrojur pragun e shtëpisë, me atë rast, i thotë Zukës, o vëlla, 3 shkijë me pushkë, paskan zënë pusi përfundi shtëpie, te plemja, shtalla. Ndërsa motra tjetër, Hava i thotë, o vëlla, edhe dy të tjerë qenkan mbi shtëpi.
Bashkia e Hajnocit
Përpos këtyre 5 (pesëve), të cilët e kishin rrethuar shtëpinë e Zukës, edhe nja 15 të tjerë, kishin qenë në mahallën e Matoshëve dhe afër fshatit Svircë, i cili kufizohet me Gmicën. Zuka gjithëherë i vendosur të vdesë, del për një vrime, e cila ishte ndërtuar apostafat, për raste të këtilla, në katin e dytë të shtëpisë, për raste rrethimi, që të mund të dilet nga shtëpia. Zuka kur del jashtë, shtrihet në një pus ku janë larë bullicat. Nga aty ua hudh një bombë dhe zbrazë disa fishekë nga pushka në drejtim të tyre. Kur ata shohin se Zuka ka dalur jashtë dhe nuk dorëzohej, fillojnë të tëhiqen.
Atë natë në odë mysafir kishte qëllua i vëllai i gruas së Sahitit, Hasan Ajvazi Velegllava, i cili ka treguar se kurrë në jetë nuk e harroi zërin e tmerrshëm të Zukë Lecit, duke u bërtitur shkive se Zuka nuk dorëzohet i gjallë. Hasani tregonte se, si i paarmatosur dhe mysafir, nga frika strukej në një qoshe dhe nga trishtimi, e mbulonte kokën me jastëk. Zuka i armatosur deri në dhëmbë, si trim i madh që ishte dhe përvojën që kishte si kaçak, disa vjet dhe si i burgosur shumëvjeçarë, u shkon prapa komunisto-çetnkëve, duke i mbajtur në shënjestër të pushkës.
Kur arrin te vendi i quajtur “Te Gurra e Durakut”, sheh të lidhur kushërinin e vet, Salih Hajdar Lecin, tek po ecte para tytave të pushkëve serbe dhe Zenë Nezir Matoshin, të cilin e kishin marrë nga shtrati, në këmishë dhe brekë, të lidhur për një lisi. Ishte dimër, borë dhe acar i madh. Aty ishte paraparë të pushkatohej edhe Zukë Leci bashkë me Salihun dhe Zenën, e kush e di se edhe sa të tjerë do t’i sillnin aty për pushkatim. Salihun e kishin marrë në vend të djalit të tij, Sadikut, cili atë natë nuk kishte qenë në shtëpi, i njohur në popull si njeriu me autoritet të madh-Diku, i cili ishte në shënjestër të serbo-malazezëve.
Zuka dëgjon me veshët e vet dhe sheh me sytë e tij, komandantin e asaj bande komunisto-çetnike Boshko Shipçiqin, (në popull njihet me emrin Boshk Majmulloci), duke i pyetur çetnikët se a e keni sjellë edhe Zukën. Ata i ishin përgjigjur se Zuka nuk ishte dorëzuar, por kishte luftuar. Atë dialog mes çetnikëve Zuka e kishte dëgjuar dhe edhepse ishte akoma terr, bora e ndihmon që ta dallojë Boshkun, të cilin e ka njohur, siç thotë populli, si parën e kuqe. Zuka, me atë rast, me zë të lartë, u ishte drejtuar me fjalët: “Nëse ju i vritni këta dy, Salihun dhe Zenën, Zukë Leci gjallë, do t`i vrasë 20 serbë për ata”. Unë artikullshkresi i këtyre rreshtave, mendoj se sikur të kishin qenë aty, baba im, Osmani dhe axha Sahiti, do bënin luftë. Baba im ka qenë një kohë të shkurtër edhe ushtar i Hitlerit, në Bujanoc e Preshevë. Ka pasur dy pushkë, njerën prodhim gjerman dhe tjetrën italian, mbi 3 mijë fishekë, disa bomba prodhim gjerman…Për fat të keq familja jonë në bela, përpos që kanë qenë me dy katune kolonësh serb, Majmulloc e Shahiq, edhe me dy katunde shqiptare…
Boshku e dinte fare mirë se atë që e thotë Zuka edhe e bën. Zuka me qëndresën e tij prej një trimi të pashoq, jo vetëm vetës, Salihut dhe Zenës, por u shpëtoi jetën kushedi edhe sa shqiptarëve tjerë, të cilët ishin në planin serb, për t’i tubuar dhe pushkatuar bashkarisht. Pas një kohe Boshku, përsëri kërkon 9 dele nga Zenë Nezir Matoshi, për vrasjen e derrit-dosë, i cili, kinse, ka pasur me lind 9 gica. Zena ka qenë shumë i varfër dhe, nuk ka pasur si ta paguajë. Zuka me Zenën kanë qenë kushëri-tezak. Me që pushteti komunist ishte shumë i egër, Zuka i thotë Boshkut, eja dhe unë t´i jap 9 dele, se Zena është fukara dhe nuk ka mundësi. Boshku ia kthen, atëherë unë prej teje i dua vetëm 3 dele dhe, Zena është i lirë. Rrëfimi për Majorin Shefqet Bylykbashi, nuk përfundon me kaq.