Përzierja me dy përbërës, që pastron mëlçinë

0
605

Dita, 21 maj 2018

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishëm të organizmit. Ajo pastron gjakun dhe eliminon të gjitha papastërtitë dhe helmet prej saj. Mund të thuhet lirisht se mëlçia e pastër sjell shëndet, vitalitet, energji, pamje të bukur dhe qëndrim të mirë.

Mënyra më e mirë për parandalimin e dëmtimit të shëndetit të saj është pastrimi i përditshëm. Prandaj çdo ditë, me stomak bosh, pini një lugë vaj ulliri të përzier me një lugë lëng limoni.

Këtë “kokteil” mund ta përgatisni gjatë gjithë jetës, sepse të dy përbërësit janë ushqime jetësore. Pas vetëm një muaji do ta ndjeni ndryshimin.

Pamja juaj do të përmirësohet, do të zhduken qeskat e errëta nën sy, zorrët do të punojnë si “sahat”, do të harroni problemet me kapsllëkun dhe ato me tretjen. Do të ndiheni të shëndetshëm dhe plot me energji.

Vaji i ullirit si asnjë ushqim tjetër hap kanalet e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit. Të njëjtin efekt në tretje kanë limoni dhe boronica e kuqe. Pijen duhet ta ruani në temperaturën e dhomës.

Limoni është burim i vitaminave C, pastron mirë enët e gjakut prej shtresave të kolesterolit dhe ndikon në pastrimin e mëlçisë.

o.j/dita