Poezi nga Bajram Bashota

0
1943

ATË DITË

(Mësuesit të popullit — Abdullah Hotit)

Atë ditë s’dole me shoqëri
Atë ditë s’dole në kafe
Për të shkëmbyer mendime
Për t’i bërë ca llafe
O ditë e shtunë tinzare
Që mësuesin e more fare
Na le gjysmē biseden për arsimin
E për Kosoven e lirë
E për Shqipërinë etnike
Atë ditë mbetëm gojhapur
N’kafe tue të pritë
Ajo ditë na befasoi
Atë ditë na ike pa lamtumirë
Ti mësues i popullit
Që rreze drite mbolle
O atë ditë s’e kemi pritë
E shum gjeneratave u dhe dritë
Dhe ike si kandil n’errësirë
E i mbylle sytë me fjalë miradie
Përgjithmonë na mbete n’shpirt.

TË MALLKUAR

Kush e pat zemren me hile
e popullit s’i ndihmoi
ujë n’mulli të armikut coi
kush luftës çlirimtare i bëri hile
nuk e quaj mē njeri por e quaj skile (dhelpër)
zoti do t’i godas, zemren do ua plas
kush i bēri hile, këtij populli t’ përvuajtur
që s’i doli krah që s’i doli zot
Kosova ju mallkon për jetë e mot
ndërgjegjia do t’ju vret
për të Madhin Zot.
Kësaj nëne të përvuajtur
sa shumë derdhi lot
sa varre e viktima pati dje dhe sot
edhe n’ënërr do tju shtihoet kjo gjëmë
Si i bëtë nënës tuaj hile
ndryshe s’do t’u quaj veç se njerëz rezile.
Kjo nënë ju rriti me plot dashuri
po si ia kthyet shpinën e lat n’vetmi
as sot s’po e dini si e keni nënën.

PA KOSOVË S’KA SHQIPËRI

Pa Kosovë s’ka Shqipëri
Po frymëzim s’ka poezi
Pa miqësi s’ka dashuri
Pa vëllazëri s’ka lumturi
Pa mërgim s’ka përmallim
Pa mirësi ka vetëm zhgënim
Pa unitet s’ka bashkim
Pa zhvillim s’ka ekonomi
Pa ekonomi ka veç varfëri
Ka varfëri s’ka lumuri
Ka djallëzi ka prapshti
Pse luftuam pesqind vjet
Pa bashkim pa unitet
N’shqiptari s’po ka lezet
Vëllau vëllaut s’i din kimet
I bën gropë e n’gropë e qet
Kështu s’bashkohen Kosovë
Shqipëri as Bujanofc Preshevë
as Çamëri
Vetëm me dashuri të sinqert vëllazërore
Mund të bashkohen tokat arbërore.

KAFSHATË QË DO T’U MBETET N’ FYT

Kafshatë që do t’ju mbetet n’fyt
e do t’ju nxen trishtimi se kafshaten
e këti populli të përvuajtur nga goja
po ja hiqni në emër të lirisë kinse
ju ua sollët.
O hataja do t’ju nxen që magjen pa miell
e sofren pa buk po ua leni në emër të lirisë
ju që nuk ua sollët
Vetëm ferri do t’u takoj juve që fëmijët e
këtij populli atdhedashës t’i leni me sofër
shtruar pa buk që prindët e tyre dhan gjithcka
edhe jetën për këtë liri dhe tokën e skuqen me
gjak.
O ju të pa shpirt, kështu nuk e ka liria
Qafen do t’ua thej zoti, se për ju do të bëj tjetër mot.
S’ keni kah t’ ia mbani o ju shpirt kazmë o ju shpirt
zi o ju të marrë, para popullit do tē dilni të pa fytyrë
e gjakatarë.
Turp do të keni në rrugë për tē dalë, por ju turp s’ keni
se jeni të marrë.
Ju bëni ahengje e lukse n’kurriz tê këtij populli të vuajtur
shpirt kazmë, o ju shpirt zi, o ju të marrë para
popullit do të dilni kokulur e tradhëtar
hajna e gjekatarë këtij populli t’përvuajtur bukën
nga goja me ja marrë, turpo do të keni në rrugë
me dalë, por ju turp s’keni se jeni të marrë !

BALLIST MË QUANIN

Më quanin ballist e
tradhëtarë pse baja në
kokë plis të bardhë.
Ani kush më quante
ballist e shovinist e
tradhëtarë vëllëzrit e
mi shqiptarë e të marrë
edhe dajak më dhan e
në burg më lanë pse doja
vatan.
Unë e doja Shqipërinë etnike
ata (komunistët) me quanin
ballist e shovinist pse si
doja shkiet se s’i deshti as
babë as gjysh e stërgjysh
Kur u bë luftë në Kosovë unë
ballisti qita pushken n’krah të
vdes për liri e vatan jehoi pushka
e ballistit po s’ju nie zani i komunistit.

Vargje në frymen popullore

DEPUTET O DEPUTET

Deputet o deputet
Qyshë kërkund yndyrë s’u mbet
E korit kët parlament
Për kët popull mos kini dert
J’u qet votë vjet për vjet
Mahi s’a me ket milet
Që s’mendon për shtet të vet
Dhe voton ksi deputet
Që punojnë vec për xhep t”vet
Me ba hajgare n’parlament
Mjer ky popull e mjer ky shtet
Me u shty ner veti si toreqtë
As pesë pare kush s’i jep
Pos me rrasë gushen e vet
Me ba hajgare n’parlament
I ka que e mira peshë
Nuk kanë faj, po ka mileti
Qi s’mendon aspak për veti
Me ja mshelë dyer këti shteti
Tue votue gjithfar deputeti
A pak paguem për kët shtet
Për m’u rreh në parlament
Me u sha me me babë e nanë
S’i kisha lanë me i ruejt gjanē
Këtë kulturë shqiptart s’e kanë
U banë hora e krejt dynjasë
Maturi vec maturi o ju deputet e zi !
Si n’Kosovë e në Shqipëri
Si s’mendoni për shqiptari
Që ka vuejt shumë mizori ?