Prodhimet e Krushës së Rahovecit në tavolinën e biznesit në Çikago

0
632

Zv. ministri për punë të jashtme në qeverinë e Kosovës, Besnik Fahredin Hoti i shoqëruar nga Daniel Shure dhe Michael Schmitt (Oda Ekonomike Amerikë-Izrael), si dhe përfaqësuesit e (SHSHA-SHGSHA) Mamut Skenderi, Skënder Karaçica, Lirie Mehmeti dhe Ria Ismajli, vizituan disa nga qendrat kryesore të biznesit ndërkombëtar dhe zyrën e Kryebashkiakut Rahm Emanuel në Çikago.

Ministrin Hoti e priti Tom Bartkoski, drejtor i zhvillimit në botën e biznesit ndërkombëtar në Çikago dhe shpalosën një varg projektesh nga fusha ndërkombëtare e biznesit dhe të politikave të investimeve ndërkombëtare. Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, zv.ministri Hoti për Tom Bartkoski prezentoj disa nga prodhimet e Kooperativës Bujqësore Krusha të Rahovecit, që janë kryesisht prodhime të grave shqiptare të kësaj ane që regjimi serb në vitin 1998-1999, pati vrarë e masakruar më se 200 burra,gra e fëmijë për të lënë në duart e këtyre nënave afro 500 jetimë dhe ekonominë e shkatërruar.

Prodhimet e Ajvarit nga 12 llojet e varieteteve të specave të Krushës së Rahovecit u pritën mirë nga të pranishmit në Zyrën e Qendrës Ndërkombëtare të Biznesit në Çikago. Me këtë rast u tha se plasimi i këtyre prodhimeve shtëpiake të grave që rrisin fëmijët e tyre jetimë të plasohen në tregun e gjerë në Amerikë dhe në botë, u tha ndër të tjera në Qendrën për Biznes Ndërkombëtar në Çikago.

Në agjendën e ngjeshur të zv. ministrit Besnik Hoti vazhdoi në vizitën e tij në 1871-Qendra e Çikagos për Tekonologji dhe Sipërmarrje për të parë nga afër procest e zhvillimit të përvojave dhe të inovacioneve të reja shkencore dhe të dijes në fushën e të bërit biznes me kritere moderne ndërkombëtare që tash e sa vjet kjo qendër ka bërë një përvojë në rrugëtimin e saj me kahe të reja të hulumtimeve me njerëzit të bashkuar në zyrat e saj në Çikago.

Zv. ministri Hoti me shoqëruesit vizitoi zyrën e kryebashkiakut Rahm Emanuel në Çikago dhe u prit nga Lisa Kohnke, drejtoreshë e partneritetit strategjik dhe zyra e punëve ndërkombëtare dhe u informua për kahet e shtetndërtimit të Kosovës dhe miqësia e përjetshme e popullit shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan.

Në të gjitha këto takime zyrtare në Çikago, zv. ministri për punë të jashtme Besnik Fahredin Hoti për miqtë tanë amerikanë ua dorëzoi hartën e shtetit të Kosovës me kristalet e Trepçës dhe hartën turistike “Visit Kosovo” të përgatitur nga Ministria për Tregëti dhe Industri në qeverinë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës i bënë ftesë zyrtare Odës Ekonomike Amerikë-Izrael si bartëse e këtyre aktiviteve në fushën ekonomike dhe të investimeve që me bizneset dhe kompanitë në Çikago të vizitojnë në një të ardhme të afërt Republikën e Kosovës, thuhet në agjendën e vizitës së zv. ministrit të jashtëm Besnik F. Hoti

Për fund duhet theksuar se në Çikago erdhën dy përfaqësuesit e rinj zv.ministri Besnik Hoti dhe Prof. Faton Bislimi që siç thanë me buzë në gazë “pozitë-opizitë” saherë që vjen në plan të parë shteti i Kosovës nuk bisedohet se cilës parti politike i takon. Në të vërtetë, ky ishte një mesazh i mirë i vlerave të demokracisë dhe kombëtare në vizitën e suksesshme në Çikago për kahet e reja të shtetndërtimit të Kosovës.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]