BE që kërkon më shumë nga Ballkani dhe Macron si prishës i festës

0
428

Dita, 18 maj 2018

Sofja nuk ishte një rinovim i premtimeve martesore, pasi ceremonia e madhe nuk ka ndodhur kurrë. Ishte një deklaratë e dy partnerëve se dëshirojnë ende të martohen, por tashmë njëra palë po bën çmos për t’u martuar”.

Kështu e nis komentin për Samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor, prestigjiozja “Politico”.

Tirana dhe Shkupi lihen në ankth, shkruan gazeta që sqaron se për dy vendet për të cilat u çel rekomandimi nga Komisioni Europian, mungoi mbështetja nga liderët kryesorë të BE.

Këshilla e përgjithshme ishte se dy vendet duhet të bëjnë më shumë deri në muajin Qershor, kur është ballafaqimi i radhës.

Shqipëria është në presion për të luftuar fort krimin e organizuar dhe emigrantët ilegalë, ndërsa Maqedonia është e varur nga marrëveshja me Greqinë”, thuhet në shkrim.

Prishësi i festës cilësohet presidenti francez Emmanuel Macron, i cili u tregua i drejtpërdrejtë kur përmendi kushtet për dhënien e statusit të vendit kandidat.

Brukseli së fundi i ka rikthyer sytë nga rajoni, pasi ndjen trysninë e influencës së Rusisë dhe Turqisë”, shkruan Politico.

Ballafaqimi u mbyll me fjalët e ngrohta të Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili tha se historikisht, gjeografikisht dhe kulturalisht, Ballkani Perëndimor është Europë dhe se e ardhmja e rajonit nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit në BE.

Megjithatë Tusk frenoi entuziazmin, kur tha se ndonëse një rajon i vogël, kur vjen puna te telashet Ballkani shkakton më shumë se Gjermania dhe Franca sëbashku.

Edhe Financial Times thotë se hapja e negociatave është një garë me pengesa për Shqipërinë e Maqedoninë, të cilat duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër krimit, në reformimin e institucioneve dhe zgjidhjen e problemeve dypalëshe me fqinjët.

a.s/dita