Nga Revista Drini – 16 Maj 2018
Historiani Frashër Demaj : “Shqiptarë, mos vritni veten me dorën tuaj se s’keni kujt t’i lypni hak”
Një pjesë të madhe të pergjegjësisë për këtë krizë identitare të disave që flasin shqip, por që në esencë janë “turqizuar” dhe “arabizuar”, e kanë pasur dhe e kanë institucionet e vendit, të cilat nuk i kanë marrë masat e duhura me kohë. Këtu kanë hyrë miliona euro nga Serbia, Turqia dhe disa vende arabe, për ta bërë Kosovën të duket ma shumë “lindore” se ”perëndimore”.
Në këtë rast Serbia përfiton duke krijuar pretekst për ta akuzuar dhe shantazhuar Kosovën në diplomacinë nderkombëtare si vend fundamentalist islamik, kurse Turqia gënjen veten duke menduar që përmes disa injorantëve dhe disa të tjerëve, që i paguan me lira, të shtrinë neootomanizmin e pretenduar prej kohësh… Sidoqoftë, koha e maskarenjëve dhe të shiturve do kalojë, kurse Kosova do të mbetet gjithmonë zemra e shqiptarizmës.
*Marrë nga profili në FB, i historianit të njohur Frashër Demaj