Ismet TAHIRAJ
TRUP E TERTHOR
Trup e terthor i rashë Bulecit kërkova kmesën,
Qe e lanë – të parët e mi, Ishin prerë me të
Fantazma qe vin armiq, mbi gardh
Mbi dëllinja o perendi. I rashë arave
te Guralecveme vasha e djemë
që bënin hijeshi, rrezet e syve
i kishin si shi. Humben ne mos prani.
Orgesi vinte gjithmonë. Udhës se rrahur
te bunari qobanerisë
Kishte bujtinen, dhe hokat e rreme.
Sikur shikimet e poshtersive të mercenarëve.
Që kallnin kasolle, dhe pleme.
Natyra prap nuk kishte huqe, dilte pak tepër e vjetër
Dilte alamet e bukur nuse.
S’kishim as gjë më tepër. Pëveç një ylber
Arat me thekër. Gjithçka qe niste e soste
E merrte tjetrën çlirimi, para mëngjesit
I hynte magjeve Mixha Azem
Caktonte bukën e ditës. E flladin e vocave t’u rriteshin.
Varg e vijë vinte
Hyqymeti t’i pagunte
Taksat e jetës
E gjallërisë, e peshës.
Te varura në kerpësh
Te UDB-ës e jetës.
Hovej qiellit
Binte dritë e përgjaket.
PRAPË ISHIM NËSE ISHIM
Pas shkrumbit hi e shkrumb.Që na fali lufta
Kjo luftë e kolerës.S’na la as gjë
As Gurin e kripës.E lë më ujin në tas.
Dhe prapë u përplasem,në lufta tjera
Për mbi jetës, me gjoks e pa hez.
Tokat qe ishin të koprativës. Që s’duhej te ishin,
Prapë na braktisëni, s’jetima, jetim
Kur vinin dimrat vrundujt
Goja na mërtizët, si gjithkujt,
As kush për ne. Nuk mërzitet
Telashet e veta, thonë i ka stërkal. Te vjetra aq s’a s’ka.
Qielli mërrolet, si re atomike
Si të ne, s’ka, Udhëlak, udhë lënesha
As përrua qoftëlargut. Ku prehet angeshtia
E ndonjë te dalit, krejt tjetër fare
Janë portat tona që njoftojnë të gjallin.
Mali s’merr era, era e pastron malin
Hijet tonaEndën fushave. Odave
Sofrave te shtruara, ndaras nga ato te shpifurat.
Mbasandej, kurrkush nuk thotë – unë jam ai
As ata s’thonë-jemi, veç ne
Mbi vigun kufomës, gjithë shkojnë te barabartë
Qefinin e barabartë, gjithë e kemi ble.
Si ai që sot vdes. Si ai që sot, ka më lind. Ndër ne.
Po prrenjtë, kot ngutën thua se i ha terri
Thua se po tutë, bëjnë hatanë e futën.
Rrezet prapë lindinmë buzëqeshje
me ngajndhënjim, përralla nuk ndalet këtu.
Ajo ka një rrugë te gjatë, e shtruar më gjak
tej Zubin potokut-tej Kollashinit. Deri ne Novi Pazar
Veç duhan kaçak, pushkë e nagantë.
Nga beteja pas rrëbesheve, janë kthy’ faqe bardhë
Me teshat e tyre. Më të mbathurat e veta
Por krenar. As kund gjë e huaj jo hileqar, e bujar.
Tahiri, Mehmeti e të tjerë. Plisi u rrinte
rreze mbi ballë. Flakëronin urti
Flakëroni shkathtësi, mbi mësimet
Qe nxenin dijeni. Mehmetin e grinë në Skënderaj. Çakejt hasard
Po ylberi nuk u prish, veç pak nënagjyshe
Faqe u gërvisht, ama as një pikë loti, malësore dje dhe sot.
Trup e terthor, gjithkah kah i rashë
një dishpull i lashtë. Panteon rrinte
Në ne, mbi ne, ah dhe ky
Dhe,
Të merr, te gji-të rritë. Filiz të ri.
Ne mundohemi, dhe jemi
Flamur nëpër kohë, jo cohë beze. Trimëri, urti, besë.
Trashigim do, ta kemi, ta ruaj ndër breze. Atë kmesë….
TAMARA
Tamara s’di, a është vashë
Flokë shprishurë, a yllnaj dite-e harsilur.
A është krejt tjetër. Tokë argjile
Amforë plotë hire, vashat në Bulec
vetull fiskajë-më kanella dorë
Lule që u shpërthejnë buzëqeshjeve.
S’di Tamara, mu faneps
Argjile e beftë, Buleci dikur poçi
I mushtit, ruhej me xhelozi
si ndër vreshta, që kitej rrushi
Sy vashe zjarrmi.
Tash mbi, fokët e mi
Rigon
Shi
Shi…
Në vend te Magdalenave-kam motrën MEJREME
jo farsë e rremë, mu gjakut tim
Bukuri qe s’ lë kthim.
E ndezë kjo gjakun, pas vjetëve te shkuara
në damarët e mi-kokete në qetësi.
Zjen e buçet, këngë vashash
Këngë malësore.
Si Tamara, e vendeve te largëta
ndjenja te acarta, ku kullojnë malcime
Gjithçka del, e shëndetshme
Në profecinë time.
Arat më thekër, nuk thahën-nuk stepën
Janë bukuri jete, tejet e vjetër.
Lumi aty, nuk ikë
Nuk turbullohet
Flladitë.
I flladisim zemrat tona,para agimit
Pas muzgut te rënë.
Zë vend,qetësia e pa rremë.
dhe ligj e kemisi sëmundje veremi
Adet tona jetike, të mos jenë arkaike.
Në orën nëntë-fiks në orën nëntë
Nënëdhjetë e nëntë shpirta, të gjallë te trafoja mblidhemi
Për dasum a mortë, si vet engjujt
Mbi Akropol.
Arat e thëkerta, na shikojnë më sy
S’përbuzim kurrëkend, as s’lëmë
Më na pështy’.
Damarë tonë
Djegë
Urtës e mirësi.
SHULLËRI
– Tim vëlla të ndjerit Jahiri –
Shullërit i bie
Këmbë deri mbi krye,
Mizat zukasin për rreth
Përroi me tej lazdrohet.
Po kjo ditë, all ditë
Peng na mbetë
Se Lublanica, s’është përroi
As tarifë që i paguhet shtetit.
E majta gjithmonë doli e djathtë
Shullërit të ditës i rashë
Trup mbi krye.
Veç arkërmortin ta pashë
Në ëndrra sytë që flakëroni
Flakë, e verdhë flakë.
Shullërit tash bie shi…
Verë, Bulec 2015
POEMA, TRUP E TERËTHOR
Nga Xheladin ÇITAKU, Podujevë
– Burimi krijues i Ismet Tahirajt vazhdon rrjedhën e tij, nga ama ku nxhizet embrioni poetik, lind dhe merrë dhenë vargu që bartë jetën, përjetimin, të djeshmen e të sotmen. Këtë herë e ndeshim Ismetin duke gjurmëruar në kohët dhe ambientet ku hullia e gjakut e gjenit stërzgjatet dhe shtrihet në trollin që nguliti, aty ku mbolli dhe ç`farë mbolli, ç`mbarsën rrjedhat dhe ç`lindën rrethanat, ç`kahje mori hapërimi i breznive; të gjitha këto shikuar me dioptrinë e artistit-krijues dhe ravijëzuar me garniturën e mjeteve të artit letrar.
Traseja e përzgjedhur për shtrirjen e këtij rrugëtimi kalon përmes bëmave individësh e të grupimit, nëpër pika të caktuara hapësire ku gjallohet, në formëzimet e ndjesive dhe në ngjyrimin e secilës veçori të jetës, duke sajuar, kështu, tablonë e përgjithshme të një përkatësie të specifikuar. Lum që ka një burim dhe vjen duke u zgjëruar, pastaj në kapjen e kuotave gjatë rrjedhës, duke përshkuar një gjeografi më shumë shpirtërore që reflektohet edhe në emërvendet e ambientuar nëpër kohë: Buceli, Arat e guralecëve, Bunari i çobanërisë, Trafoja;
“…O perendi.
I rashë arave
te Guralecve
me vasha e djemë
që bënin hijeshi
rrezet e syve
i kishin si shi…”
në emërsajimet e poetizuara për ta përplotësuar itinerarin e shtjellimit të tematikës dhe konfigurimit të brumit që poemizohet: Udhëlak, Udhë lënesha, Arat e thekërta; në pjesët që karakterizojnë veçanti të një tërësie vepruese, që përshkruajnë inventarizimin e përjetësimit në sfondin shtrirës: Kmesë, Kasolle, Pleme, të cilat përfaqësojnë simbolikën e përqëndrimit të një bote, të një karakteri dhe psikologjie të posaçme, që identifikojnë veprime, përjetime në zhvillime e kohë:
“…Sikur shikimet
E poshtersive të mercenarëve.
Që kallnin kasolle
Dhe pleme…”
– Figurativiteti i shprehur përfshinë tërë strukturën, njësitë e pikturuara e të shpërfaqura në petkun e tjetërsimit artistik, virtytin, traditën, zakonin, të cilat konsumohen në gjerësinë stilistike të poemës. Ndërkaq, dimensioni i cilësive të karakterit kap pozicionet reale të shpërfaqjes, pa pompozitet, në një spontanitet të çiltër të rrëfimit: Urtësia, trimëria, bukuria, dlirësia konkretizohen në përgjithësimin e linjës së skicimit të jetëshkrimit Tahiraj. Emrat e përveçëm ilustrojnë këtë mënyrë e formë, duke shënuar momente të caktuara përfaqësimi: Mixha Azem, Tahiri, Mehmeti, Nënagjyshe, Motra Mejreme, bartin peshën e përfaqësimit të fragmenteve të caktuara artistike dhe segmente jetësimi të karakterit të subjektit poetik, thënë ndryshe individualizojnë brendësinë komplekse të bashkësisë që i përkasin:
“…As kund gjë e huaj
Jo hileçar, e bujar.
Tahiri ,Mehmeti e
Të tjerë
Plisi u rrinte
Rreze mbi ballë…”
– Në biografinë poetike (nëse mund ta quajmë kështu) ku sintetizohet në terminologji arsenali i vrragëve të viteve (shekujve, mbase), sintetizohet në përshkrim dramatika e pleksur me jetët e degëve dhe trungut dhe kompozohet një transponim i vërtetësisë në art, prolongohen faktet në favor të sensibilizimit së shëndërrimit të argumenteve monografike në relievime të ngjyruara poetike, sepse ky është misioni i poetit, vështrimi i realitetit nga prizmi shpirtëror e imagjinar, atashimi i tij në pasqyrimin estetik. Përmasat e synuara përpjestohen në shkathtësitë e ndërthurjes së elementeve letrare dhe jetësore në një linjë që derivon risi në qasje ndaj motivit, ashtu siç do poeti; “Trup e Tërthor”. Ismet Tahiraj i qëndron kësaj linje…