Sa të pafat paskemi qenë!
Gjin Musa, gazetar
Ndryshimet e sistemeve politke priten pergjihesisht per interesa madhore qe i sherbejn ekonomis dhe vendit. Po nuk duhet fshehur edhe ambicja per nji vend pune diku ne administraten shtetrore, te çfare do rangu qofte, kjo pritje behet ne perputhje me aftesit profesionale dhe intelektin, po kure keto nepermkamen nga drejtuesit e dikastereve perkatese deri ne range ministri,sigurisht qe njeriu ndihet keqe.
Ne shqiperi tashma pa aftesia dhe injoranca jane te pranishme qe nga baskit e deri ne zyrat e kreut te shtetit. Ne nji perllogaritje veten ne rangun e ministrive jane bere 45,818 punesime nepotike, shifer qe çdo shqiptar e bene te ndihet keqe, po shume keqe, punesime familjareshe e shume pa asnji merit dhe kontribut politik.
Nji miku im vertet i mire me telefonoj nga Tirana dhe me humorin e tije te zakonshem me pyeti;nuk e pate ndonji minister mik apo shoke qe te punsonin ne krahun “nepotik”, une qesha me te madhe, po edhe me nji ironi, babaj nuk me la asnji minister shok apo mike, edhe ata qe mendova sei kame shoke, apo i kame ndihmuar dikur qe te bahen dikushi,po pa bakshishe dhe nepotizem, vetem ne te drejten shpirtnore, per te bere me sa te mundem mire ne kete jete, pa thyer normat dhe ligjet e shtetit… kohet kane ndryshuar, sot vlersohesh ne se pushtet apo merresh me nji tregti qofte edhe droge,mafton te keshe para.
Vetem ministrat te punesojn njerze qe kane lidhje fisnore me nji deput, apo me ministrat qe punesojn familjaret e njeri tjetrit, marramendese shifra afero 50,000 !!!!
Kesaj i thone si te doni “demokraci”apo “rilindje”!
Dua te permend nji mikun tim, i cili quhet Arben Çokaj, intelektual, botues, i arsimuar jashte, pionjer i levizjes studentore, i aksidentuar me porosi politike, eleminimin fizik, sepse dikujt po ja prishte gjumin me kritkat publike, me emer e mbiemer, Arben Çokaj, po mjerisht i pa punesuar nepotik, po ashtu i pa punesuar edhe pse nuk i mungon asgje. Bashkia e Shkodres apo ajo e Malësis se Madhe turp nuk kane qe nuk punesojn nji intelektual te shquar si Arben Çokaj, po sa jane ne Shqiperi si Arbeni ?
Me ndjenje qytetare, dhe me pergjegesin qytetare si gazetar ndihem shume i fyere nga kjo qeveri, sepse me ate te shkuaren i kame prishur mardhanjet qe ne vitin 1993, per arsye politike, qe aso kohe Partia Demokratike ka qene totalisht e korruptuar, e marrur penge nga nji kryekriminel si Sali Berisha.
Po me ndjenje qytetare ndihem i vrare shpirterisht, per qindra student te dhjetorit qe moren arratin jashte Shqiperis nga diktati i grupit kriminal te S. Berishes.
25 vite vetem rrena dhe mashtrime politike qe e kane çuar shqiperin ne kete gjendje, nder ma te varferit ne Europë, ma te persekutuarit ne sy te nderkombetareve, te gjitha keto vetem politika e shpifjes, sharjes, krimit dhe korrupsionit qeveritar.
Me ardhjen e rilindjes ne pushtet se bashku me LSI, qe kurre nuk kame qene, dhe nuk jame i kenaqur me kete qeverisje PS …LSI.
Partia socialiste po mundohet te beje shtet, po me Ilir Meten nuk ka shtet po ka vetem medet. Po flitet shume per reformen ne drejtesi!!!
Nuk e duan politikanet kete reform! Kush eshte ai politikan qe shkon vete perpara drejtesis?
Ase te majt dhe ase te djathte, po beje lojen e kukumjaçkes ne korriz te popullit dhe te shtetit ligjor. Politikanet e sotem, nji pjes e din demokracin anarshi, popullin nji tufe delesh e trembur nga nji bari psikopat qe bertet gjithmon, ujku, ujku, pa e pare ujkun me sy.
E kure uleshe ne tovolin e punes, dhe hedhe keto reshta qe ti dergosh per botim, ne koke me sidhet vetem nji pyetje, i di kryeministri i vendit tim se rrethe 50.000 vende pune i zoterojn familjaret e ministrave te kabinetit tane z. RAMA. Po poulli qe eshte shumica dermuese, qe nuk kane ku te punesohen me nji punesim “NEPOTIK”!?
Jam i majte, sepse me pelqen pergjithesishte partit e majta Europiane, po ne shqiperi si te ja ve emerin te majtes “NEPOTIKE”?
Populli duhet te leviz drejt nji revolucioni paqesor, qe nji pjese e madhe e punesimeve nepotike t’u kethehet njerzeve te arsimuar dhe me provoje.
Shqiperia eshte e shqiptareve, dhe jo e ministrave dhe pushtetareve te cilet populli i sodhi aty ku jane, prandaj nepotizmin ta shperndajn ne popullin fukara dhe te etur per punen, te dashuruar pas profesioneve qe fituan ne auditoret e Universiteteve ne vende dhe jashte Shqiperisë.
Besoj se ndonjeri nga ministrat do ta lexoj shkrimin tim, nuk eshte shkrim provokativ, por dua te bindem sa te lidhura jane ministrat me popullin jo nepotik, a do behet burre ndonjeri nga keta ministra, qe ta therrasi Arben Çokaj dhe shoket dhe shoqet e zgjuar, qe nuk janë pake si Arbeni, qe perbuzen nga shteti?!