Në vend të lajmit
Në Amerikë thonë se jetojnë 190 popujt dhe gjuhë të ndryshme nga mbarë bota. Në këtë vend të lirë jetojnë edhe shqiptarët nga treva etnike, që pa drejtësisë historike dhe varfëria i solli këndej detit (term i De Radës) në Amerikën e largët.
Në Çikago në tiparet e vlerave universale të demokracisë dhe të lirive njerëzore, na dalin para syve mbishkrimet e bizneseve në shkruara (pos gjuhës angleze) edhe në shumë gjuhë të botës dhe në gjuhën shqipe!
Kjo është Amerika e njerëzve të lirë dhe të barabartë para kodeve të ligjeve të Kushtetutës!
Për shtetin e Sllovenisë kaherë është thënë se ata kanë projektin kombëtar për kombin dhe shtetin e vet. Pas shpërbërjes se ish-Jugosllavisë ky shtet e mori udhën e drejtë drejtë BE-së dhe në NATO dhe e sotmja dhe e ardhmja e sigurt në fushën e zhvillimit ekonomik, hemeli i fortë për mirëqenien e popullit sllovenë.
Në Çikago në bashkësinë e qytetit më të zhvilluar në Amerikë dhe në botë, kam parë shumë popuj me ritet e tyre kombëtare e gjuhësore, por nuk takova kurrë asnjë slloven! Kjo për faktin se shteti i Sllovenisë me kohë e ka rregulluar kur e kur kahet e zhvillimit të shtetit të vet kombëtar,prandaj popullit sllovenë nuk i duhet valixhja e mërgimit…!
Kosova me resurset e veta natyrore e njerëzore, sipas mendimit të profesorit dhe ekonomisitit të njohur dr. Ismet Gusija, ka të gjitha mundësitë të mbajë në mirëqenie 10 milionë shqiptarë!
Në shekullin e ri, populli shqiptar Jo i varfër…!
Çikago, 12 maj 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]