E kohës
Është e ndershme të thuhet:
Shqiptaro-Amerikanë, Shqiptaro-Kanadezë, Shqiptaro-Austriakë, Shqiptaro-Anglezë, Shqiptaro-Suedezë, Shqiptaro-Kroatë!
Por nuk është e ndershme dhe nuk bën asesi të thuhet: “Shqiptaro-Serbë”(sic!).
Pas Luftës së Dytë Botërore, një nga udhëheqësit politikë të Serbisë, Koço Popoviq thoshte se “shqiptarët mund të quhen jugosllavë, por asnjëherë nuk mund të quhen serbë!”
Shkas i këtij shkrimi u bë rasti i sotëm, kur e kur në kufi me Republikën e Kosovës (Merdare) forcat policore me fytyrë fashiste ua ndalën udhën sportistëve tanë (karateistëve), që të marrin pjesë në Olimpiadën Sportive të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës.
Prof. dr. Neol Malcolm thotë se KOSOVA ligjërisht kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë (cituar si fusnotë) nga libri i tij “KOSOVA-Një Histori e Shkurtër”, Prishtinë, 2001.
Atëherë, e kohës: Kosova dhe Serbia (shqiptarët dhe serbët) janë ndarë njëherë e përgjithmonë në vitin historik për kohën 1999!
KOSOVA shtet i pavarur e ka Udhën e vet: Sportistët tanë po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare të sportit! Me krenari sot e nesër po mbajnë uniformën sportive të Republikës së Kosovës!
E paçi me fat udhën sportive, karateistët e Kosovës!
Çikago, 9 maj 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]