Shkoi si azilant, 48-vjeçari nga Mirdita bëhet shqiptari i parë deputet i CDU-së në Gjermani

0
737

TemA

Kolë Gjoka, është shqiptari i parë që ka fituar të jetë deputet i CDU në Gjermani. Një ngjarje e pazakontë për në realitetin gjerman, por edhe atë shqiptar.

Por 48 vjeçari nga Mirdita, dikur azilant në atë shtet, duket se ka ecur përpara ndërkohë që tentativat e tij te mëparshme për të qenë deputet i partisë së Merkelit, kishin dështuar, raporton newsbomb.al.

Zgjedhjet u mbajtën dy ditë më parë për këshillin e ri të Pinnebergut. CDU, sipas informacionit zyrtar në faqen e partisë, shënoi një rritje me 35.5 përqind të votave dhe fitoi 22 nga 62 vendet në këshill.

Në parti, mbante pozicionin e anëtarit të bordit këshillimor, anëtar i grupit civil e zëvendës në Komisionin për cështjet sociale e të barazisë gjinore.

Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1996 dhe aplikoi si azilant në Gjermani. Më pas, aktivitetin e vazhdoi si biznesmen, derisa vendosi të përfshihet në listat e CDU.

Kola ka treguar më parë se kandidimi i tij për në Bundestagun Gjerman i ka disa synime: përmirësimi sadopak i imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’iu treguar segmenteve të caktuara këtu se nga emigracioni nuk kanë ardhur vetëm “analfabetë”; një kurajo për të gjithë të huajt e ardhur në Gjermani, se me këmbëngulje, disiplinë dhe zbatimin e rregullave arrihet gjithçka, të tregojë se Gjermania është vendi i të gjitha mundësive.

Shënim: Kolë Gjoka është zgjedhë Këshilltar në Komunën Elmshorn, me 48000 banorë!