Kosova nga “Naçertanie” deri te Pavarësia (1844-2008)

0
618

Nga recensioni i Prof. Dr. Irna Peshkepia – Dobi

Doli në gjuhën angleze libri i autorit Jahja Lluka ‘Kosova nga “Naçertanie” deri te Pavarësia (1844-2008)’

Vështirimi i ri teorik, që sjellë autori Jahja Lluka, është një risi në fushën e historisë dhe në atë të marrëdhënieve ndëkombëtare

Strategjia serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe qëndrimi dinjitoz i shqiptarëve kundrejt serbëve vjen përmes librit të Jahja Llukës të botuar në gjuhën angleze, ‘Kosovo from “Naçertanie” to Independence (1844-2008)‘.

Kjo është një vepër në formatin e një botimi akademik dhe universitar. Vështirimi i ri teorik, që sjellë autori Jahja Lluka, është një risi në fushën e historisë dhe në atë të marrëdhënieve ndëkombëtare. Autori vjen me fakte të reja në këtë botim, duke na pasqyruar në detaje situata dhe ngjarje të historisë së Kosovës, duke ilustruar gjithë strategjinë serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe na vendosë përpara një panorame shumë dinjitoze të qëndrimit dhe mbijetesës shqiptare kundrejt hordhive serbe.

Baza e konfliktit shqiptaro-serb qëndron në mitizimin e historisë së Serbisë, sipas së cilës, çdo territor, ku ka kisha e manastire serbe, është dhe duhet të jetë territor i Serbisë. Shkak i këtij konflikti është, gjithashtu, miti nacionalist serb i viktimizimit, i cili prodhon deduksionin se “serbët fitojnë në luftë dhe humbasin kohë në paqe“. Ky mit hipotetik nacionalist e ka zanafillën e ushqyerjes tek popullata serbe, hierarkia e Kishës Ortodokse të Serbisë, të cilët e thelluan ketë konflikt për shekuj me radhë.

Zhvillimet në Kosovë dhe konflikti i saj me Serbinë, kanë qenë dhe mbeten prioritet i shumë studiuesve, por risia e këtij libri qëndron pikërisht në faktet dhe argumentet historiko-politike, ku marrëdhëniet dhe konfliktet ndër etinike vëzhgohen në këtë studim në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar