Ndarja e kishave më 1054 dhe pastaj Perandoria Otomane !

0
1401

Bashkimi i Shqipërisë

Shkrimin iu kushtoj të gjithë jo besimtarëve shqiptar, të cilët në një mënyrë ose tjetër e kanë humbur besimin dhe të harlisur pas propagandës ANTI, nuk i binden asnjë fakti i cili na çon në sublimimin e të vërtetës. Shqiptarët të gjetur në mes përplasjeve të ndryshme qofshin ato lindje-perëndim apo përparim-prapambeturi e kanë humbur krejtësisht orientimin dhe në të njëjtën kohë besimin në vetvete, në kombin dhe në ardhmërinë e tyre.

E vërteta që dua ta përmbledh nga ajo që është shkruar dhe shkruhet edhe sot nuk është as e pikëpamjes fetare e as e përrallave që aq lehtë mbahen në mend dhe shumë vështirë ç’rrënjosen; por dua të nënvizoj një të vërtetë kombëtare, e cila po luhatet vazhdimisht ndër shekuj, dhe po gjënë vend edhe sot për shkapërderdhje të vetëdijes dhe ndjenjës sonë kombëtare.

Për të kaluar sa më shpejtë në atë që është pika e shkrimit më duhet ta them qartazi se ndarja e kishave të vitit 1054, në atë lindore dhe atë perëndimore si dhe pas 3 shekujsh ardhjes së një fuqie të re në Ballkan, asaj otomane ishin shumë fatkëqija për popullin shqiptar. Sot vetëm kaq për atë titullin që e vendosa.

A kishte shqiptar në trojet jashtë Shqipërisë (pas Konferencës së Londrës, 1913)? Kjo pyetje në çdo dobësim ekonomik të kombit tonë aktualizohet sa kalon në eufori, qoftë nga jobesimtarët shqiptarë, qoftë nga forcat e jashtme që e trashin këtë mëdyshje me qëllim.

Pas vitit 1455, otomanët e kishin pushtuar krejtësisht Kosovën; por në atë fillim dokumentet (1) që tregonin përbërjen e popullsisë të këtyre anëve ishin më të detajuara se sa ato kishtare serbe ( me përkrahjen e Bizantit ). Interesant që otomanet në fillim nuk e përzienin përkatësinë fetare me atë etnike; kështu kemi dokumente të cilat hedhin dritë më të mirë në këtë çështje se sa ato kishtare pravosllave – pra situatën demografike në shek 15-të.

Këto dokumente tregojnë se viset tona ishin të banuara kryesisht me shqiptarë; kurse serbët ishin ata që erdhën në numër të vogël si klasë sunduese në kohën dhe pas ndarjes së kishave, pra ishin një pakicë e pa konsiderueshme (were a negligible minority) (2).

Nëse lexohen me dëshirë për të vërtetën historike, atëherë mitet serbe për “vijimësinë“ e tyre si popull autokton e këtyre anëve dhe se shqiptarët me ndihmën e otomanëve e arritën “madhësinë” e tyre kombëtare në këto anë hidhen poshtë pa asnjë mëdyshje. Në regjistrat kadastral otomanë të pas viteve 1455, të cilat u botuan në Sarajevë më 1972, tregojnë fillimin e islamizimit të shqiptarëve, por edhe që shqiptarët ishin shumicë vendase në Sanxhakun e Kystendilit (sot Bullgari), në Kratovë (sot Maqedonia Lindore).

Por edhe burimet historike (3) të cilat e vërtetojnë praninë shqiptare në Kosovë (për kundër dëshirës së Kishes Serbe për manipulim) janë të shumtë. Shqiptarët, edhe në kodin famëkeq të Dushanit përmenden si -arbanas- banorë të këtyre anëve.

Krisobula e Dushanit, 1330 e cila ishte shpërndarë në të gjitha kishat dhe manastiret në mënyrë eksplicite e tregon dominim shqiptar në Kosovë. Shembull, edhe Dobrovoda, aty gjendet si Ujmir. Këto krisobula i paraqesin shqiptarët si autokton edhe në rajonin e Prizrenit dhe Shkupit. Pra, Krisobula e Car Dushanit, e gjetur në Manastirin e Shën Mëhillit në Prizren tregon që periudhën 1348-1353, rrafshi i Dukagjinit ishte me shqiptarë. Në fashtrat e Prizrenit ishin Gjinajt, (Gjinovci sipas tyre), Magjerci, Bjellogllavci (Kryebardhët), Flokovci (Flokajt), Crnça, Çaparci (Çaparajt), Gjonovci (Gjonajt), Shpinadinci (Shpinajt), Novaci.

Krisobula e Feudes së Deçanit, 1330 tregon qartazi pronaret shqiptarë te tokave që “ligjërisht“ i takonin Kishës, ishin me emra shqiptarë në fshatrat Isniq, Gramoçel, Xerxë, Çabiq, Sushiçan. Emrat shqiptar ishin në Graçanicë dhe Vinarc. Antroponomia shqiptare bazohej në emrat: Gjon, Gjin, Lul, Llesh, Bardh, Progon, Prenk, Lalë, Dedë, Lum dhe Muzak e që në dokumentat kishtare ndërroheshin në : Gon, Ginac, Gonko, Gonshin, Gin, Lul, Lesh, Bardi, Progon, Prenko, Bardonja, Laloje, Lalzim, Dedoje, Dedac, Lumas, and Muzak.

Të shikojmë shënimet kadastrale të Nahijës së Altin-Ilisë (trekëndëshi Gjakovë – Junik – Tropojë), sipas atyre të vitit 1485 ishin Plakani, Mel, Dujak, Gorna Çirna Gonja, Dolina Çirna Gonja, Peronja, Rodosh, Dolina Buqani, Bozhani, Vuçidol, Brekoc, Trenova, Vogova, Kaliq, Popoci, Bonoshuci, Stubla, Rogam dhe banorët i kishin emrat tipik shqiptar: si Gjin, Gjon, Leka, Kola, Gega, Progon, Llesh, Gjec, Tanush, Bushat, Mazarak, Pal, Duka.

Nahija e Hasit e ndarë në Rudinë (Gjakova me fshatrat për rreth), Domeshtiç (fshtrat Gjakovë – Prizren) dhe në ate të Pashtrikut, banorët e saj mbanin emrat: Gjin, Gjon, Gac, Bac, Kol, Gjec, Dodë, Prend, Bibë, Nue, Didë, Shtepan, Vatë. (4)

Fshati Opoja – Prizren ishte vetëm me shqiptarë.

Por kishte edhe shumë emra “sllav” nga shqiptarët ortodoks që jetonin në fshatrat: Gjinovc (Gjinajt), Leshofc (Leshajt) Tanushofc (Tanushajt ) – ishte dhunë e jo dëshirë.

Ndikim i Kishës Bizantine i kishte shtjerë që edhe shqiptarët të ishin ortodoks, me fe (asgjë e keqe) por pse t’i marrin emrat e sllavizuar ishte dhunë: Pjetri Jovani, Toma Pjetri, Kostandin Nikolla, Toma Kostandini, Dimitri Pjetri, Mati Pjetri Novak Dimitri, Boja Stepani, Novak Boja, Nikolla Novaku, Stepan Novaku, Nikolla Gjuriq, Nisha Nikolla, Luka pop Jovani, Bozha Luka, Simon Luka, Danko Mihajlo.

Ka shumë për të shkruar, duhet kohë dhe durim; mos t’i harroj edhe shqiptarët laraman-ortodoks (në shtëpi katolik e përjashta shtëpisë ortodoks), si dhe më vonë shqiptarët laraman-katolik (në shtëpi katolik, jashtë shtëpisë musliman).