Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:
MAZLLUM SANEJA
TADEUSZ RÓŻEWICZ
KUSH ËSHTË POET
Poet është ai që vjersha shkruan
dhe ai që vjersha nuk shkruan
Poet ësht ai që pranga këput
dhe ai që me pranga lidhet
Poet është ai që beson
dhe ai që nuk mund të besojë
Poet është ai që gënjen
dhe ai që e gënjyen
Poet është ai që ha nga duart
dhe ai që pret duart
Poet është ai që ka gojë
dhe ai që e fsheh të vërtetën
Poet është ai që bie
dhe ai që ngritet
Poet është ai që shkon
dhe ai që nuk mund të shkojë
RAVENA
Ravenën sot e pashë
në ëndërr
me qiell të kthjellët
të rrumbullakët
qengja të bardhë
në luadhin e blertë
pastaj
shkëndija të arta
shkrepkan
nga sytë e mi
Lacrima Christi
KAM PARË MONSTRUMË TË MREKULLUESHËM
Të vdekurit të gjallët
gjithnjë lindin
flori
Në sezonin e vdekur
në shtyllat e shtypit me ngjyra
pranë gjarprit të detit
duket
Pablo Pikaso
Monstrumi
nga parahistoria
e artit
jetoi shfrytëzoi bëri shaka
në barkun e botës
në panaire të përvitshme
më së pari tullaci kokëmadh
në kokë sy të zez të përflakur
në shpinë kishte gëzof mali
në dorë bastunin si sëpatë
mizëri njerëzish e rrethonin
dhe çuditërisht e shikonin
rreth e përqark vendit katastrofa
apo pranë barakës me birra
në peizazhin e ngrysur në perëndim dielli
përmes duarve iku fluturimthi pëllumbi
i pastër i bukur i tejdukshëm
artisti magjistar
jetoi në shumë shtëpia kështjella
rrethuar me të vdekur të gjallë me gra
riprodhoi prodhoi fëmijë portrete
njëqind
dyqind
treqind
një milion dollar
në Piskovicë dhe Glivicë
bojaxhinjtë kishin filluar
të lyejnë banesat sikur pikasot
në vend që ‘mos u bën i tillë si ticiani’
kanë thënë ‘mos u bën i tillë si pikaso’
pastaj ia behu lajmi
se ka vdekur se janë rrotulluar e rrotulluar
e janë bërë
farë procesesh të trashëgimisë
të vdekurit kanë lëvizur vërtitur
mureve të galerive private
salloneve të artit muzeve bankave
kapelave
rreth e përqark bien portretet
Ai nekropol me zulmë
i artit
trëndafil erërash
lind florinj duketë
dhe më buzëqesh me ironi
dhe humb prapa këndit të rrugës
në kozmos
derisa unë më i ri se vetvetja
tashmë njëzet e shtatë vjet
rrugës Krupnicze
blej çaj sheqer
bukë dhe salçiçe
në shtëpi më pret
detyra
Të shkruaj poezinë për Oswiencimin
SHËNIME PËR AUTORIN
Tadeush Ruzheviç (1921 – 2014) lindi në Radomsko të Polonisë. Është një nga poetët, prozatorët dhe dramaturgët më të shquar të letërsisë bashkëkohëse polake në botë. Tadeush Ruzheviç atij brezi tragjik të shkrimtarëve polak, të cilët vargjet e para i shkruan në traumat dhe kataklizmat e luftës. Shkroi dhe botoi më se 50 libra, pothuaj se të gjitha janë të përkthyera në shumë gjuhë të botës. Është laureat i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në botë. (M.S.)