SQARIM SHKENCOR MBI FENË…

0
952

Arben Çokaj

Sipas studimeve neurologjike, Lobi temporal (i përkohshëm) është institucioni psikik i besimit. Ai pozicionohet në dy anët e kokës, pas veshëve, dhe është përgjegjës primar për perciptimin e dëgjimit. Tani mesazhi që vjen nga jashtë te njeriu, kalon me dëgjim direkt në lobin temporal, dhe prej aty mesazhi zbret në gjëndrrën amigdale, e cila e shkarkon më tej në sistemin limbik të trurit, që është edhe përgjegjëse për emocionet, të qeshurat, qarjet, gëzimet dhe hidhërimet etj.

Një goditje elektrike e lobit temporal, siç është rasti i një epilektiku (i lobit temporal), ku ka shkarkime të pavullnetshme elektrike të fuqishme, e çojnë njeriun në një gjendje të besimit absolut (si Jezusin). Ai është në gjendje të lidhet direkt me Zotin, dhe të krijojë ferrin e parajsën mbi tokë, pasi kemi shkarkime të fuqishme emocionale, kënaqësie e dhimbjeje të papërbashueshme. Njeriut i duket se po zëvendëson Jezusin apo Muhamedin në tokë… Kaq budallë bëhet njeriu! Sa e sa njerëz janë vrarë deri sot, vetëm nga padija!

Pra, shkencërisht sqarohet tani se qenka defekt i sistemit neurologjik të njeriut, ajo që ne ende e marrim si vullnet hyjnor, besimin në Zot. Pra, ndodhet gjithçka në një ç’rregullim të lobit temporal. Kurse kjo pjesa e madhe me të verdhë në krahun e majtë të trurit të njeriut, është Lobi Frontal, aty ku ndodhet edhe logjika dhe arsyeja e njeriut, e poshtë tij ndodhet gjëndrra amigdale.

Sistemi temporal nxit emocionet, i shkarkon ato në gjëndrrën amigdale, dhe ky proces mbahet në ekuilibët e frenohet nga Lobi frontal, logjika dhe arsyeja, e cila kultivohet me dituri!

PRANDAJ UNË THEM SE NJË NJERI I DITUR, NUK BESON, PASI NUK ËSHTË AS EMOCIONAL!

(A i keni parë muslimanët kur luten e thirrin eZanin? I çojnë duart pas veshëve, pikërisht aty ku ndodhet Lobi temporal!)

Shënim: Ky sqarim shkencor u bë i mundur me ndihmën e Dr. Dashamir Çokaj