Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:
MAZLLUM SANEJA
CZESŁAW MIŁOSZ
CAMPO DEI FIORI
Në Romë në Campo dei Firoi
Shporta me ullinj dhe limonë
Trotuari i spërkatur me verë
Dhe petalet e luleve
Frute të pjekura të detit
Pemëshitësit me zhurmë shesin
Kalaveshë të rrushit të zi
Dhe pjeshka të lëngshme
Dhe pikërisht në këtë shesh
E dogjën Xhordano Brunon
Xhelati në turrë drush
Flakën e ka shuar
Në turmën kureshtare
Derisa flaka mezi shuhej
Tashmë në tavernë grumbull njerëzish
Dhe shporta me ullinj e limonë
Që i bartnin gratë në shporta
Më kujtohet sheshi i Romës
Në Varshavë pranë rrotullames
Në një mbrëmje të kthjellët pranverore
Pranë tingujve të një muyike të gëzuar
Breshëri të shtënash prapa mureve te getos
Ku frymën ia zë ajo melodi
Disa çifte dashnorësh
Sikur fluturonin
Lart në qiellin e kthjellët
Ndonjëherë era nga shtëpitë e djegura
Bartte balona të zeza
Që t’ i kapnin copëzat e prera në ajër
Duke shkuar në rrotullame
Dhe valëvitnin fustanet e çupave
Era nga këto shtëpi të djegura
Dhe turma zhurmëmadhe qeshej
Në atë të diel të bukur të Varshavës
Dikush ndoshta mësimet do t’i kptoj
Se populli i Varshavës apo i Romës
Bën tregti argëtohet bën dashuri
Duke mos u kujdesur
Për martirizimin në turrë drush
Derisa dikush tjetër do të kuptojë
Mësimet mbi kalimin e kohës
Mbi harresën që rritet
Para se të shuhej flaka
Atëbotë unë megjithatë mendova
Mbi vetminë e të vdekurve
Mbi atë kur e sollën Xhordano Brunon
Në turrë drush
Sepse nuk kishte në gjuhën njerëzore
Asnjë fjalë asnjë shprehje
Që diç i thoshte si lamtumirë
Njerëzimit që mbetet
Tashmë njerëzit rendin të pinë një gotë verë
Të shesin yje deti
Shporta me ullinj dhe limonë
Sollën me gumëzhimën e gëzuar
Derisa Xhordano Bruno
Tashmë ishte diku larg
Sikur shekujt të kalonin
Derisa ata pritnin një çast
Ta shihnin se si digjnin
Dhe ata të vdekurit e vetmuar
Kaherë të harruar nga bota
Gjuha jone u bë e huaj për ta
Si gjuhë e plantës së dikurshme
Derisa gjithçka do të bëhet legjendë
Dhe atëherë pas shumë viteve
Në Campo dei Fiori të madh
Revolta ndezi fjalën e poetit
Varshavë, Pashkët 1943
HISTORITË NJERËZORE
Këto janë histori njerëzore patetike te përvajshme
Të cilat askurrë nuk do t’i rrëfej
Thellë mendohem
Se çfarë më përmbajti. Ndoshta mirëkuptimi
Se të gjithëve na përshtatet një deformim i sigurt
Me kujdes e fshehur
Se zbulimi i saj një takt i pamatur
Si të treguarit me gisht të gungaçit
Derisa tashmë jam
Një magjistar që të bëj ritualet e mia
Ca më lart e jo më poshtë se njeriu
Sikur të mundja të jem një kor
Në teatrin antik
Që të luaj me rroba të skalitura në gur
Që të vajtoj mbi grackat e Fatit
Po historitë e mia nuk do të ishin monumentale
Veçse çarçafë të rrudhosur betime të shkelura
Gënjeshtra të vogla prezervativë të përdorur
Dhe fjalë ndërmjet asaj dhe atij
Dhe fjalë që lëndojnë
që ai tjetri të ndihej si një leckë e shkelur në tokë
I goditur i prekur thellë në dinjitetin më intim
Komprometimi i vendimeve fisnike
Përqeshja e përfytyrimeve më të madhërishme
Për vetveten
Jeta e tyre si dallga kur akumullohet dhe
Spërkatet për brigje
O Zot i madhërishëm
Mos i lerë ata në humnerë
Pa Purgator dhe Ferr
Në labirinte të gabuara
Vëre në buzët e mia lutjen
Që desha t’i përshkruaj
Dhe nuk i përshkrova
NË DEPRESION
Në thellësitë e depresionit tim
njoha botën a pashpresë
Dhe ngjyra e errët, si dita e ndarë me re
nga dielli
Dhe dëgjova : “Kjo do të jetë për ty”
“Asgjë më të mirë nuk meritove”
Atëbotë fillova të thërras:
Mbret i Dritës merrmë në gjirin tënd!
Dhurues i Mëshirës merrmë në përqafim!
Amon, Zeus, Jehove
Lermë të hyjë në korin tënd!
Nuk mund të marr frymë pa Ty
Diell i Drejtësisë!
Nuk mund të eci pa Ty
Diell kujtesës!
Nuk mund të vrapoj pa Ty
Diell i Këshillës së Mirë!”
Atëbotë mendova se zbulova botën
Çfarë është në të vërtetë
Dhe mëshirova njerëzit sepse
e ngushëllojnë vetveten me përralla
Nga librat e krijuara kaherë
mijëra vite më parë
SHËNIME PËR AUTORIN
Çesllav Millosh (1911-2004) lindi me 1911 në Shetejnjama (Lituania e sotme).Pas mbarimit të liceut në vendlindje, ai më parë studioi gjuhën dhe letërsinë polake në një nga Universitetet më të lashta në këtë pjesë të Evropës, në Vilniusin, që dikur i takonte Polonisë. Në ndërkohe, studioi dhe kreu Fakultetin Juridik në Universitetin e lashtë të Vilniut “Stefan Batori”.
Kohën e pushtimit e kaloi në Varshavë, ku mori pjesë në Lëvizjen e Rezistencës. Në vitet 1931, 1934-1935 qëndroi në Paris si bursist shkencor. Në vitet 1945-1951 qëndroi në Shërbimet diplomatike (SHBA dhe Francë). Që nga vitzi 1960 vendoset përgjithnjë në SHBA, ku do të ligjërojë si profesor i gjuhëve dhe letërsive sllave në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe në Universitetin e Harvardit.
Czesław Miłosz është laureat i shumë çmimeve prestigjioze ndërkombëtare në fushën e letërsisë në SHBA dhe Evropë. Më 1980 Çesllav Millosh nderohet me Çmimin Nobel në fushën e letërsisë si dhe, do të marr titullin si një ndër humanistët më të drejtë të popujve të botës. Në vitet e fundit të jetës jetoi në Krakov të Polonisë, dhe vdiq në moshën 93 vjeçare me 14 gusht 2004 në Krakov.
Ndërkaq, opusi i veprimtarisë letrare të Çesllav Milloshit është i gjërë dhe i shumëllojshëm, që nga poezia, novela, romani e deri te kritika, eseu dhe trajtesa e ndryshme në fushën e historise së letërsisë, jo vetëm polake po edhe botërore.
Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj., Çesllav Millosh është një figurë shumëdimensionale dhe poliedrike në letërsinë botërore, i cili në veprat e veta zbuloi bukuritë dhe shëmtitë e realitetsit të shoqërisë njerëzore në botë, të mirat dhe të këqijat e asaj shoqërie , përshkruar me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe të sarkazmës, të farsës dhe groteskes.
Ky shkrimtar erudit dhe produktiv shkroi dhe botoi më se 60 libra të botuara në shumë gjuhë të botës, me të cilave përmendim: “Tre dimra”, “Shpëtimi”, “Traktati moral”, “Mendja e robëruar”,” Pushtimi i pushtetit”, “Drita e ditës”, “Lugina e Isit”,” Traktati poetik”, “Vendlindja e Evropës”, “Kontinentët”, “Mbreti Popel dhe poezi tjera”, “Guci i magjepsur”, “Vështrimi mbi gjirin e San Franciskos”, “Qyteti pa emë”, “Toka Ulro”, “Himni për perlën”, “Kronika”, “Duke filluar nga rrugët e mia”, “Historia e letërsisë polake”, “Jeta në ishuj”, “Orfeu dhe Euridika”, “Mbi udhëtimet në kohë”, “Poezitë e fundit” etj, etj.