Vlahutin, mesazh nga Shkodra: Europa është për qytetarët, jo për politikanët

0
466
Romana Vlahutin

Dita, 6 maj 2018

Shkodranët janë europianë dhe populli shqiptar e meriton Europën.

Ky ishte mesazhi i ambasadores së Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, gjatë një deklarate për mediat nga qyteti i Shkodrës ku ajo mori pjesë në “Festën e luleve”.

Ambasadorja u pyet nëse e meriton politika Europën, por ajo u përgjigj shkurt: Populli shqiptar e meriton Europën.

“Sepse bashkësia europiane nuk është bashkësi politikanësh, por bashkësi midis njerëzve”, tha Vlahutin.

“Ky është fillimi më i bukur i javës së Evropës këtu. Kam ardhur me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare, jam e lumtur. Shkodranët janë evropianë prej qindra shekujsh, shqiptarët janë evropianë, ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet europiane këtu”, tha ndër të tjera ambasadorja.

l.h/ dita