FASLLI HALITI
KAM QENË EDHE UNË DEPUTET
Kam qenë edhe unë deputet në Kuvend,
Nuk shkëlqeva si orator politikan,
S’bëra ligj të emërtuar:
Ligji “Faslli”;
Nuk leha
Nuk u ndërseva,
E s’më ndërsyen dot kurrësesi
Të lihja,
Të kafshoja
Kolegët deputetë,
Edhe pse disa nga opozitarët
Më kafshuan,
Më fyen
Më shanë:
Komunist…!
Dhe kush?
Pikërisht ata, që dje
Më akuzonin për ballist
Liberal
Revisionist.
Unë
Nuk tregova rrugaçëri
Me opozitarët
Vëllezër
Të mi…
Kritikova
Po nuk fyeva
Nuk ofendova.
Hyra me peshën që kisha.
Dhe me peshën që kisha, dola…
Shtator 2016
Faslli Haliti, 1998, gjatë miratimit të Kushtetutës