Nga Jahja LLUKA
Thot’ Herodoti, Në Tomor zoti Shtëpi qëmoti Kishte Dhodhonë Eshtë m’e vjetër Ngaha çdo tjetër, Shumë më tepër, Kjo gjuha jonë. Për Naimin kultura shqiptare ishte unike dhe si e tillë duhej të ruhej me fanatizëm.Natyra shqiptare ishte madhështore, një parajsë mbi tokë ku putheshin detet me malet, ku njeriu dehej nga magjia e natyrës për të mos ditur më se cilit dimension i takon, pamja hyjnore e cila shfaqej para syve të tij e ku shpirti impresionohej dhe nga kjo Naimi arrinte të kuptonte qëllimet e armiqve, pse gjithë këto luftëra për Shqipërinë, që perënditë i kishin falë më të mirat mbi tokë e që bota i lakmonte e fqinjët digjeshin që t’i kenë me çdo çmim. Naimi pa shqiptarin e thjeshtë me pamje aristokrate, me veshje e traditë të veçantë, me dhembshuri në shpirt i padorëzuar përballë së keqës dhe krenar për atë që ishte. Krenar për gjuhën më të lashtë se civilizimet, të cilën e fliste për tingullin e saj të ëmbel dhe hyjnor, pa femrën finsnike me bukuri të rrallë dhe sy melankolik që shprehnin dashuri dhe trishtim njëkohësisht.
Të gjitha këto ndikuan që Naimi të kishte një qëllim të vetëm, luftën e tij për çlirim kombëtar. Poeti i madh i kombit Naim Frashëri lindi me 25 maj të vitit 1846 në Frashër. Si fëmij tregoi interesim për shumë fusha, rruga e njohjes për të ishte e pafund, ndaj nga dashuria dhe etja e madhe për dije; nisi të ndiqte mësimet e hoxhës së fshatit fillimisht në gjuhën turke dhe arabe. Por fati deshi që t’i jepej një mundësi për të studiuar në gjimnazin e famshëm të asaj kohe “Zosimea” në Janinë. Për të njohur kulturën, filozofinë dhe letersinë e lashtë greke poashtu për të mësuar greqishten e vjetër dhe të renë. Iluminizmi francez dhe idetë e Revolucionit Borgjez Francez e kalitën Naimin në mendësinë e tij për ta ngritur në rrafshin intelektual.Atëherë kur përfunduan mesimet Naimi u largua nga Janina, ish viti 1870 kur ai mori rrugën për në Konstandinopojën e vjetër.
Veç tjerash Naimi fliste dhe njihte gjuhën perse, turke, arabe, dhe gjuhët evropiane si frangjishten dhe italishten. Kjo njohje e shumë gjuhëve dhe gërshetimi i kulturave i dha mundësi Naimit që të njihte dhe përvetësonte poezinë e Lindjes dhe atë të Evropës. Shkaku që vuante nga tuberkulozi Naimi nuk mund të qëndronte në Stamboll, Shqipëria me klimën e saj të shëndetshme ishte zgjedhja më e mire për të jetuar. Punoi në Sarandë dhe Berat si nënpunës përgjatë viteve 1872-1877. Këtu ai njohu shpirtine popullit shqiptar, vuajtjet e tij, triumfet, sfidat, luftërat, padrejtësitë, ëndrrat, vizionet. Për Naimin kultura shqiptare ishte unike dhe si e tillë duhej të ruhej me fanatizëm.
Natyra shqiptare ishte madhështore, një parajsë mbi tokë ku putheshin detet me malet, ku njeriu dehej nga magjia e natyrës për të mos ditur më se cilit dimension i takon, pamja hyjnore e cila shfaqej para syve të tij e ku shpirti impresionohej dhe nga kjo Naimi arrinte të kuptonte qëllimet e armiqve, pse gjithë këto luftëra për Shqipërinë, që perënditë i kishin falë më të mirat mbi tokë e që bota i lakmonte e fqinjët digjeshin që t’i kenë me çdo çmim. Naimi pa shqiptarin e thjeshtë me pamje aristokrate, me veshje e traditë të veçantë, me dhembshuri në shpirt i padorëzuar përballë së keqës dhe krenar për atë që ishte. Krenar për gjuhën më të lashtë se civilizimet, të cilën e fliste për tingullin e saj të ëmbel dhe hyjnor, pa femrën finsnike me bukuri të rrallë dhe sy melankolik që shprehnin dashuri dhe trishtim njëkohësisht. Të gjitha këto ndikuan që Naimi të kishte një qëllim të vetëm, luftën e tij për çlirim kombëtar.
Ishte koha kur po lindte Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878, vëllau i madh i Naimit, Abdyli ishte prijës i saj. Kështu, në Shqipërinë e Jugut, ishte Naimi ai i cili përhapi idetë e saj. Atëherë kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm më 1880, Naimi shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, aty shpalosi idetë kyçe të Rilindjes. Një vit më vonë më 1881 Naimi rikthehet në Stamboll, por asnjëherë nuk e e ndaloi veprimtarinë e tij letrare dhe kombëtare, ndihmoi aq shumë ngritjen e shkollës shqipe duke shkruar, botuar dhe përkthyer vepra të ndryshme.
Veprat më të njohura të Naimit janë: “Vjersha për mësonjtoret e para”, “Bagëti e Bujqësia”, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, “Histori e përgjithshme”, poema greqisht “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, vjersha persisht “Tehajylat” (Ëndërrimet), “E këndimit çunavet këndonjëtoreja”, “Historia e Skënderbeut” dhe “Qerbelanë”, Historia e Shqipërisë, “Dituritë”,”Parajsa dhe fjala fluturake”,”Lulet e verës”, Gjithë këto vepra të mëdha përfshijnë vetëm 13 vite krijmitari.
Vepra e Naimit mban vulën e origjininalitetit për shkak se Naimi shkroi gjithë jetën për traditën, historinë, vuajtjen, ëndërrat shpresat, luftërat, krenarinë e popullit të vet shqiptar. U mbylli sytë për tu larguar nga kjo botë shumë herët në moshën 54 vjeçare, ,me 20 tetor 1900 e gjithë Shqipëria ishte në vaj dhe mërzi. Bilbili i gjuhës shqipe i fali përjetësinë emrit të tij me veprën e tij gjigande dhe atdhedashurinë. Elegjia e Ḉajupit e përmbledh më së miri vuajtjen, madhështinë, dhe personalitetin e Naimit që kishte ndër shqiptarë dhe për Shqipërinë.
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri,
mendjelarti, zemërtrimi, vjershëtori si ai.
Dërgoi për publikim, Skënnder Mulliqi, gazetar