Muhamed Zekiri, flladi i pemës, futbolli evropian dhe harresa se është shqiptar(!)
Muhamed Zekiri hyri në politikën e shtetit të Maqedonisë me një fjalë goje, kur iu bashkua LSDM-së me liderin e saj Zoran Zaev dhe foli “gjuhën maqedone” përmes refereneve veçse me u ba “selfie”…!
Djaloshi me flokë të zeza e të gjata po e bënë udhën e tij e tij politike në një parti joshqiptare dhe, ky Zekiri u bë protagonist i vetëm (sh)qiptar, që me zemrën plot ia zgjati dorën LSDM-së dhe harroi përkatësinë e tij kombëtare se është (shqiptar) dhe asnjë fjalë nuk e thotë në parlament për popullin e tij shqiptar, që në këto vite ka mbetur në margjinat e kohës, me statusin e pakicës me pakicat tjera në Maqedoni.
Kudo në rrugëtimin e tij veçse me ba “selfie”
Muhamed Zekiri shkruan vendbanimin e tij (vetëm) në gjuhën tjetër (lexo: Skopje) e jo shqip Shkupi(sic!), ndonëse ka marrë mbi supet e veta obligimin partiak të LSDM-së se është i vendosur të jetë “luftëtar i denjë” i kësaj partie joshqiptare në Maqedoni(!).
Mos harrojmë se djali me flokë të gjata e të zeza, në kohën e zgjedhjeve parlamentare pati dalë me një “platformë” për njëfarë “parajse” për shqiptarët dhe në kutitë e votimeve shkuan më se 70 mijë vota të qytetarëve (shqiptarë) për LSDM me arsyetimin se “jemi zhgënjyer” me partitë politike shqiptare(sic!).
Kjo është udha që ka marrë deputeti dhe nën hijen e pemëve luan golf dhe as që i shkon ndonjëherë mendja, sesi i ka punët populli i tij i harruar shqiptar në Maqedoni.
Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, nën hijen e pemës, futbolli evropian dhe harresa pas politikës (maqedonase), e jo shqiptare, nuk i dihet se ku pi ujë…?!
E kohës, deputeti shqiptar na u bë (maqedonas), ndonëse në rrjetin e tij social më shumë debaton me “miqtë” e tij në gjuhën maqedonase, se sa në gjuhën shqipe…!
Kështu, me Zekirat ia zgjatim jetën regjimeve të kohës, që ndaj popullit shqiptar gjithherë kanë pasur qëndrim denigrues e poshtrues, natyrisht me argatët e dreqit…!
Muhamed Zekiri ku e keni lënë popullin shqiptar dhe çështja e (pa)zgjidhur në Maqedoni…?!
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]